Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Jet Bank dështon që në nisje, bie faqja online

    28.03.2026

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026

    Teste sa për sy e faqe, apo pastrim parash? Të kujt janë 10 mijë eurot që izraeliti i JET BANK u dha banorëve të Bigut

    28.03.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Fijet që çuan SPAK tek Orest Sota, lidhja me Ergys Agasin…dhe dy kulla në Tiranë

    Nga InfoNews02.01.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Orest Sota SPAK
    Orest Sota SPAK
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Prokuroria e Posaçme ka intensifikuar hetimet ndaj Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit, dy biznesmenë të dyshuar si drejtues të një grupi të strukturuar kriminal, i cili sipas hetimeve paraprake dyshohet se ka manipuluar sistematikisht tenderat publikë të AKSHI-t. Hetimi është zgjeruar edhe ndaj familjarëve dhe personave të bashkëlidhur, për të identifikuar raste të mundshme të fshehjes apo transferimit të pasurive. Në sitë janë futur edhe kompani të sektorit të ndërtimit, përfshirë Fortis Beton, e lidhur me biznesmenin Orest Sota, pasi dyshohet se një pjesë e parave të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm i Ergys Agasit është futur në tregun e ndërtimit përmes këtyre subjekteve.

    Por si ka rënë SPAK në gjurmët e Orest Sotës?

    Në dosjen hetimore të SPAK, ku u godit grupi i strukturuar kriminal i AKSHI-t, me në krye biznesmeni Ergys Agasi, Ermal Beqiri dhe Mirlinda Karcana, BKH ra në gjurmët e disa komunikimeve. Në dosjen e SPAK përmendet një episod, ku Ergys Agasit me Alqi Bllakon diskutonin lidhur me disa pengesa për realizimin e përfitimeve të paligjshme dhe manipulimin e tenderave. Më konkretisht, Ergys Agasi flet për një person me nofkën “Labi””, i identifikuar si Elgert Bixha, të cilin ai synonte ta emëronte administrator në një shoqëri private që kishte fituar një koncesion nga ministria e drejtuar në atë kohë nga Damian Gjiknuri. Sipas të dhënave në QKB, Elgerti Bixha rezulton të jetë administrator i kompanisë “FORTIS Inert”. Kjo kompani ka si shoqëri mëmë, FORTIS BETON, të zotëruar nga Orest Sota. Kompania ne pronësi të Orest Sotës, ka marrë leje për dy kulla 30 kate në Tiranë. Një kompleks kullash do ndërtohet tek ish-UET, ndërsa një kullë 30 kate që ka formën e një pëllëmbe dore do ta ndërtojë në zonën e Don Boskos.

    I. Shoqëria ”FORTIS INERT “, është shoqëri me përgjegjesi të kufizuar e së drejtës shqiptare, themeluar me datë 02/11/2022 me NUIS M22309039E me seli qendrore ne Tiranë, Rr. “Irfan Tomini”, Pallati “Bjorn”, Kati 2, Njësia Bashkiake nr. 7. me administrator Elgerti Bixha. Ortaket e shoqërisë janë Elgerti Bixha dhe shoqëria “FORTIS BETON CO.”. (Sipas të dhënave të QKB deri me datë 13.01.2023)

    II.FUTBOLL CLUB DINAMO CITY, shoqëri aksionere e së drejtës shqiptare, regjistruar me datë 20.09.2021, me NIPT M12121037S, me seli qendrore në Durrës, Rruga “Asti Gogoli” Lagjia nr.14, Pasuria me nr.5/104, Vol.9, faqe 214, ZK.8516, Durrës dhe me të administrator Ilir Sinani.(Sipas Ekstraktit historik të shoqërisë datë 07.06.2024)”

    Kujtojmë se edhe vetë Orest Sota, është thirrut në SPAK, rreth një vit më parë. Por jo për AKSHIN, por për dyshime për pastrim parash në fushën e ndërtimit.

    Sota është trashëgimtar i kompanisë Fortis BETON shpk nga babai i tij, ndërkohë që disa kohë më parë Orest SOTA, bleu 30% të aksioneve të kulbit Dinamo City duke kontretizuar edhe në letra, përveç nëntokës, partneritetin me Ergys Agasin, i cili ka të dhëna se shtrihet në fakt edhe nën themelet e disa kullave në Tiranë.

    AKSHI Ergys Agasi FORTIS BETON FORTIS BETON CO Hetime Orest Sota Orest Sota Ergys Agasi SPAK
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Jet Bank dështon që në nisje, bie faqja online

    28.03.2026
    Aktualitet

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026
    Aktualitet

    Teste sa për sy e faqe, apo pastrim parash? Të kujt janë 10 mijë eurot që izraeliti i JET BANK u dha banorëve të Bigut

    28.03.2026
    Aktualitet

    Berisha: IUTE Credit dhe Kredo po çojnë qytetarët drejt vetëvrasjes

    28.03.2026
    Aktualitet

    SPAK i vë flakën AKSHI-t, dëshmia super sekret

    28.03.2026
    Aktualitet

    Skandali me fondet IPARD, SPAK gati komunikimin e akuzave

    28.03.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Jet Bank dështon që në nisje, bie faqja online

    28.03.2026

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026

    Teste sa për sy e faqe, apo pastrim parash? Të kujt janë 10 mijë eurot që izraeliti i JET BANK u dha banorëve të Bigut

    28.03.2026

    Berisha: IUTE Credit dhe Kredo po çojnë qytetarët drejt vetëvrasjes

    28.03.2026

    SPAK i vë flakën AKSHI-t, dëshmia super sekret

    28.03.2026
    Më të lexuarat

    Orest Sota pronar i apartamentit ku jeton Mirlinda Karçanaj? Lidhja me Ergys Agasin dhe verifikimet e BKH

    Nga InfoNews25.03.20260

    Orest Sota pronar i apartamentit ku jeton Mirlinda Karçanaj? Lidhja me Ergys Agasin dhe verifikimet…

    Skandali me fondet IPARD, SPAK gati komunikimin e akuzave

    28.03.2026

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026

    Ja lokalet ku shitej droga në Bllok, nga Magic Club, Charls, Libraria e Kino…

    28.03.2026

    Dokumetet/ EUROSIG dhe INSIG i Kadri Morina, rrisin fitimet dhe nuk japin dëmshpërblime

    27.03.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.