Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Kamëz, ku një fëmijë i vogël, rreth 5 ose 6 vjeç, është përplasur nga një makinë.
Sipas banorëve që panë ngjarjen, fëmija ishte pranë rrugës kur u godit nga një makinë që po lëvizte me shpejtësi. Ngjarja ndodhi shumë shpejt dhe tronditi të gjithë ata që ishin aty afër.
Fëmija është dërguar menjëherë në spital dhe, sipas dëshmive, ai ndodhet në gjendje shumë të rëndë, në rrezik për jetën.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton se si ndodhi aksidenti. Nuk ka ende një njoftim zyrtar për drejtuesin e makinës
