Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Jet Bank dështon që në nisje, bie faqja online

    28.03.2026

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026

    Teste sa për sy e faqe, apo pastrim parash? Të kujt janë 10 mijë eurot që izraeliti i JET BANK u dha banorëve të Bigut

    28.03.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Ermal Beqiri “kafshon” Gerond Meçen edhe te KLGJ, merr tenderin 10 mln euro me vëllanë e Gjiknurit

    Nga InfoNews21.08.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Beteja brenda mazhorancës për tenderin 10 milionë euro kishte seritë e radhës në muajin gusht 2025.

    Me disa vendime të befta, larg syrit të kureshtarëve duke qenë se është mesi i muajit gusht dhe administrata është pushim, fillimisht Komisioni i Prokurimit Publik pranoi një ankesë nga firma që ofroi më pak.

    Çka do të thoshte se fitues i tenderit duhej të shpallej ai që ofroi plot 1.2 milionë euro më pak.

    Por, duke qenë se “qeveria” e gjyqësorit mund t’i kishte dhënë fjalën njerëzve afër mazhorancës, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit as nuk e mori në konsideratë këtë vendim.

    Madje shpejtoi të nxjerrë një tjetër njoftim fituesi, duke rishpallur fitues sërish të njëjta firma, vëllain e ish-ministrit Damian Gjiknuri dhe Ermal Beqirin, një person që ka ngritje galopante vitet e fundit në tendera të ngjashëm siç ka raportuar shpesh Skyweb.al. 

    Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk zbaton vendimin e KPP-së,

    Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk zbaton vendimin e KPP-së,

    Faksimile: Vendimi i KPP-së i muajit gusht 2025 për tenderin e KLGj-së

    Ky tender ka kaluar në disa institucione, pas shpalljes fillestare të fituesit në muajin prill 2025. Fillimisht palët u ankuan në APP, më pas në KPP, ndërkohë që njëra palë ka shkuar edhe në gjykatë. Ndërkohë, disa ditë më parë, sipas dokumenteve që disponon VoxNews, Komisioni i Prokurimit Publik ka pranuar ankesën e firmës “Advanced Bussines Solution”.

    Në përfundim të analizës së fakteve përkatëse, Komisioni arrin në konkluzionin, se dokumentacioni i paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomik ankimues në procedurën e prokurimit, plotëson kërkesat e autoritetit kontraktor dhe konsiderohet i vlefshëm për fazën në të cilën ndodhet procedura e prokurimit” thuhet në vendimin e KPP-së të datës 1 gusht 2025, që hulumtoi VoxNews.

    Një tender mjaft i majmë dhe i prokuruar nga një institucion me një rëndësi të veçantë, si Këshilli i Lartë i Gjyqësorit. Përballë ishte kompania “Advanced Bussines Solution”, e cilësuar si kompani pranë kryeministrit Rama.

    Por, kjo kompani megjithëse ishte ofruan 818 milionë lekë nuk u shpall fituese, përballë ofertës prej 924 milionë lekëve të BOE “Kreatx” dhe “Soft and Solution”. Kjo e fundit është në pronësi të biznesmenit Ermal Beqiri, ndërkohë që “Kreatx” është në pronësi të pjesshme të Panajot Gjiknurit, vëllait të ish-ministrit Damian Gjiknuri.

    Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk zbaton vendimin e KPP-së,

    Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk zbaton vendimin e KPP-së,

    Faksimile: Në datën 20 gusht 2025, KLGJ rishpalli fitues Beqirin dhe Gjiknurin në tenderin 10 milionë euro

    Vendimi i KPP-së u dha në fillim të muajit gusht 2025, ndërkohë që Këshilli i Lartë i Gjyqësorit rishpalli sërish të njëjtët fitues në datën 20 gusht 2025, pavarësisht se kishin një ofertë më të lartë.

    Një vendim kurajoz nga ana e KLGJ-së, e cila shpërfill çdo vendimmarrje të institucioneve të tjera. Një mendjemadhësi e frikshme, pasi edhe nëse çështja do të shkojë në gjykatë, sërish KLGj-ja është e privilegjuar. A nuk i kontrollon ajo gjykatat?

    Cili gjyqtar do të merrte një vendim kundër “qeverisë” së tij? Për më tepër që gjyqtarët emërohen nga vetë Këshilli në gjithë vendin .

     

    AKSHI ermal beqiri Gerond Mece
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Jet Bank dështon që në nisje, bie faqja online

    28.03.2026
    Aktualitet

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026
    Aktualitet

    Teste sa për sy e faqe, apo pastrim parash? Të kujt janë 10 mijë eurot që izraeliti i JET BANK u dha banorëve të Bigut

    28.03.2026
    Aktualitet

    Berisha: IUTE Credit dhe Kredo po çojnë qytetarët drejt vetëvrasjes

    28.03.2026
    Aktualitet

    SPAK i vë flakën AKSHI-t, dëshmia super sekret

    28.03.2026
    Aktualitet

    Skandali me fondet IPARD, SPAK gati komunikimin e akuzave

    28.03.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Jet Bank dështon që në nisje, bie faqja online

    28.03.2026

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026

    Teste sa për sy e faqe, apo pastrim parash? Të kujt janë 10 mijë eurot që izraeliti i JET BANK u dha banorëve të Bigut

    28.03.2026

    Berisha: IUTE Credit dhe Kredo po çojnë qytetarët drejt vetëvrasjes

    28.03.2026

    SPAK i vë flakën AKSHI-t, dëshmia super sekret

    28.03.2026
    Më të lexuarat

    Orest Sota pronar i apartamentit ku jeton Mirlinda Karçanaj? Lidhja me Ergys Agasin dhe verifikimet e BKH

    Nga InfoNews25.03.20260

    Orest Sota pronar i apartamentit ku jeton Mirlinda Karçanaj? Lidhja me Ergys Agasin dhe verifikimet…

    Skandali me fondet IPARD, SPAK gati komunikimin e akuzave

    28.03.2026

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026

    Ja lokalet ku shitej droga në Bllok, nga Magic Club, Charls, Libraria e Kino…

    28.03.2026

    Dokumetet/ EUROSIG dhe INSIG i Kadri Morina, rrisin fitimet dhe nuk japin dëmshpërblime

    27.03.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.