Shkodër- Rreth orës 21:10, në vendin e quajtur Ura Dervishbeg, në rrugë në afërsi të një ambienti servis, dyshohet se shtetasi Ivzi Gucia ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë, është plagosur shtetasi Genci Hoxha, 45 vjeç, i cili ka marre demtime ne kembe dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit.
Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
