Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Nga qiramarrës në pronar, si mund të përfitoni shtëpi përmes programit të strehimit

    25.10.2026

    Doni të ndani pronën me familjarët? Ja çfarë duhet të bëni në e-Albania

    25.10.2026

    Studentët mund të përfitojnë kredi për studimet, ja data e fundit për aplikim

    25.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»EMRAT/ Sekuestro kompleksit pa leje në pronën e tjetërsuar në Shëngjin

    EMRAT/ Sekuestro kompleksit pa leje në pronën e tjetërsuar në Shëngjin

    Aktualitet Nga InfoNews29.10.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Një kompleks në vijën e parë të plazhit, tek Rana e Hedhun në Shëngjin dyshohet se është ndërtuar pa leje dhe me dokumente pronësie të falsifikuara. Hetimi i Prokurorisë së Lezhës çoi në arrestimin e pronarit Pjetër Tuçi, ndërsa disa zyrtarë dhe ish-zyrtarëve të Kadastrës, IKMT-së dhe Policisë janë nën hetim.

    Gjykata ka caktuar masat arrest shtëpie për Gentjan Malotaj, ish-drejtor i Kadastrës së Lezhës, Artur Shabaku, ish-shef i sektorit të Legalizimeve, dhe punonjësit Admir Maxhuni, Luiza Bala dhe Hekuran Xhina. Ndërkohë, dy ish-drejtues të IKMT-së, Flor Gjini dhe Kol Malai, janë ndaluar të dalin jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Po ashtu, polici i zonës së Shëngjinit, Martin Ndoka, është pezulluar nga detyra dhe i është ndaluar dalja jashtë vendit. Masat e sigurisë të caktuara nga Gjykata e Lezhës janë ekzekutuar nga policia vendore, ndërsa hetimet janë drejtuar nga prokurorja Iva Harka.

    Reklamë

    Burime hetimore bëjnë me dije se çështja lidhet pikërisht me këtë ndërtesë tek Rana e Hedhun, të cilën Tuci e ka ndërtuar pa leje dhe duke falsifikuar dokumentet e pronësisë së tokës. Jo vetëm kaq, por ndërtesa pa leje është legalizuar në mënyrë të parregullt nga regjistruesit e hipotekës. Ndaj këtyre 4 objekteve është vendosur sekuestro preventive nga gjykata.

    Po këtë të mërkurës, policia ka finalizuar operacionin “Harta”, ku janë konfiskuar 13 pasuri të paluajtshme me sipërfaqe totale 83 497 m². Ato ndodhen tek Rana e Hedhun, Ishull Lezhë, Tale dhe Vain. Konfiskimi është kryer në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pasi është provuar se pasuritë janë përfituar nga veprimtari kriminale.

    Zona bregdetare e Lezhës është një tokë e lakmuar ku prej vitesh është ndërtuar pa kriter dhe në shkelje të ligjit. Para një viti, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi me 1 vit e 4 muaj burg, ish-kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj. Ai u gjet fajtor për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” për tjetërsimin e një sipërfaqeje toke në zonën e Ranës së Hedhun. Gjykata po ashtu caktoi si dënim alternativ heqjen e të drejtës për ushtrimin e funksioneve publike për një periudhe 5-vjeçare.

    Emrat e personave për të cilët janë ekzekutuar urdhër arrestet
    Gentjan Malotaj, ish-drejtor i ASHK – “Shpërdorim detyre” – arrest shtëpie
    Artur Shabaku, ish-përgjegjësi i legalizimeve pranë ASHK – “Shpërdorim detyre” – arrest shtëpie
    Admir Maxhuni, përgjegjësi i legalizimeve pranë ASHK – “Shpërdorim detyre” – arrest shtëpie
    Luiza Bala – inxhiniere konstruksioni – “Falsifikim dokumentesh” – arrest shtëpie
    Hekuran Xhina – inxhinier ndërtimi – “Falsifikim dokumentesh” – arrest shtëpie
    Flor Gjini – ish Drejtor i Drejtorisë Rajonale të IKMT – “Shpërdorim detyre” – “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”
    Kol Malaj – ish Drejtor i Drejtorisë Rajonale të IKMT Lezhë – “Shpërdorim detyre” – “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”
    Martin Ndoka – Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet (SPZ) – “Shpërdorim detyre” – “Pezullimi i ushtrimit të një detyre publike”
    Pjetër Tuci – “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve” – “Arrest në burg”

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Nga qiramarrës në pronar, si mund të përfitoni shtëpi përmes programit të strehimit

    25.10.2026
    Aktualitet

    Doni të ndani pronën me familjarët? Ja çfarë duhet të bëni në e-Albania

    25.10.2026
    Aktualitet

    Studentët mund të përfitojnë kredi për studimet, ja data e fundit për aplikim

    25.10.2026
    Aktualitet

    KUJDES! Qeveria ndalon importin e ketyre makinave

    25.10.2026
    Aktualitet

    Ja si do të transformohet sheshi Nënë Tereza

    25.10.2026
    Aktualitet

    Çiftet e reja, vëmendje! Ja 4 rrugët për të siguruar një banesë me mbështetjen e shtetit

    25.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Nga qiramarrës në pronar, si mund të përfitoni shtëpi përmes programit të strehimit

    25.10.2026

    Doni të ndani pronën me familjarët? Ja çfarë duhet të bëni në e-Albania

    25.10.2026

    Studentët mund të përfitojnë kredi për studimet, ja data e fundit për aplikim

    25.10.2026

    KUJDES! Qeveria ndalon importin e ketyre makinave

    25.10.2026

    Ja si do të transformohet sheshi Nënë Tereza

    25.10.2026
    Më të lexuarat

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    Aktualitet Nga InfoNews20.10.20260

    Tiranë- Një 46-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme brenda automjetit të tij “Volvo”…

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Lëmsh me shpërblimin e policëve, në MB nuk dinë tabelën e shumëzimit

    20.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026

    Si u “peshkua” Leli Kaja? Ku u gjetën 4 milionë lekë dhe 28 mijë euro, biznesmeni i njohur që e futi në “kurth”!

    21.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.