Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Albania Solar Power ndërtim parku fotovoltaik në toka të kontestuara

    24.12.2025

    4 kulla 30 kate në qendrën historike të Durrësit, kush fshihet pas?!

    24.12.2025

    Laert Kasaj pjesë e grupit kriminal të AKSHI-it

    24.12.2025
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    EMRAT/ Me 40 mijë dollar në Amerikë! Spak çon grupin kriminal në gjyq, ja si funksiononte….

    Nga InfoNews22.10.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim pesë persona të akuzuar për përfshirje në një rrjet kriminal që organizonte kalimin e paligjshëm të shtetasve shqiptarë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Sipas hetimeve, drejtues i grupit rezulton të jetë Luc Melaj, ndërsa në këtë aktivitet kriminal janë përfshirë edhe persona të tjerë, përfshirë dy punonjës policie, të cilët dyshohet se kanë ndihmuar në kalimet e paligjshme përmes pikave kufitare.

    Sipas spak grupi kriminal ka vepruar që nga mesi i vitit 2022 deri në korrik të vitit 2024, dhe ka organizuar kalimin e paligjshëm të të pakten 25 shtetasve shqiptarë drejt SHBA-së.

    Pagesat për çdo udhëtim, sipas dosjes hetimore, varionin nga 40 deri në 45 mijë dollarë për person.

    Ky grup ka vepruar në mënyrë të mirëorganizuar, me role të ndara dhe me bashkëpunëtorë në disa shtete.

    Ata kanë zhvilluar takime në Shqipëri me personat që kërkonin të udhëtonin jashtë ose me familjarët e tyre, duke sqaruar itinerarin dhe kushtet e pagesës.

    Në itinerarin e ndjekur, personave u siguroheshin dokumente identifikimi të falsifikuara, kryesisht franceze, që përdoroheshin pasi udhëtarët mbërrinin në Spanjë.

    Më pas, udhëtimi vijonte me linja ajrore drejt Meksikës, ku organizohej pritja, akomodimi dhe transportimi tokësor ilegalisht drejt SHBA

    Në këtë skemë është përfshirë edhe Emanuel Melaj, i cili ka ndihmuar në rezervimin e biletave, dërgimin e dokumenteve dhe transferimin e shumave të parave.

    Nga provat e mbledhura, rezulton Luc Melaj dhe Gëzim Camaj kanë organizuar kalime të paligjshme të shtetasve shqiptarë përmes Malit të Zi, pa u dokumentuar në sistemet kufitare.

    Ndërkohë, Tonin Melaj dhe Bashkim Çokaj, të dy punonjës policie në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit, dyshohen se kanë ndihmuar grupin duke mos regjistruar në sistem shtetas që kishin probleme qëndrimi në vendet e BE-së apo ishin azilkërkues në Kanada, Britani të Madhe dhe SHBA.

    SPAK ka dërguar dosjen në gjykatë dhe pritet që të fillojë procesi ndaj të pandehurve për disa vepra penale ku me te rendat jane ato të “Grup i strukturuar kriminal, trafikimit të paligjshëm të personave”, “korrupsionit pasiv” dhe “shpërdorimit të detyrës”.

    EMRAT/ Me 40 mijë dollar në Amerikë! Spak çon grupin kriminal në gjyq ja si funksiononte….
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Albania Solar Power ndërtim parku fotovoltaik në toka të kontestuara

    24.12.2025
    Aktualitet

    4 kulla 30 kate në qendrën historike të Durrësit, kush fshihet pas?!

    24.12.2025
    Aktualitet

    Laert Kasaj pjesë e grupit kriminal të AKSHI-it

    24.12.2025
    Aktualitet

    Skema si Big Market zhvat qytetarët! Çmimi në faturë ndryshon nga ai në raft

    24.12.2025
    Aktualitet

    Rriti çmimin e biletës së autobusit, SHPRESA AL merret nën hetim

    24.12.2025
    Aktualitet

    Ryanair, gjobitet me 256 milionë euro në Itali

    24.12.2025
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Albania Solar Power ndërtim parku fotovoltaik në toka të kontestuara

    24.12.2025

    4 kulla 30 kate në qendrën historike të Durrësit, kush fshihet pas?!

    24.12.2025

    Laert Kasaj pjesë e grupit kriminal të AKSHI-it

    24.12.2025

    Skema si Big Market zhvat qytetarët! Çmimi në faturë ndryshon nga ai në raft

    24.12.2025

    Rriti çmimin e biletës së autobusit, SHPRESA AL merret nën hetim

    24.12.2025
    Më të lexuarat

    36 mln €, rrjeti i Darjo Jasharit dhe karremi i SPAK për Gys Agasin

    Nga InfoNews21.12.20250

    Ishte data 28 Maj, 2025, kur SPAK zbuloi se një fabrikë cigaresh në periferi të…

    Nga firma e Dario Jasharit me cigaret tek tenderi 7.6 mln € në AKSHI, si ra në rrjetën e SPAK Gys Agasi

    18.12.2025

    Ikën italianë, francezë dhe grekë, por vijnë turqit! Por kush është banka Ziraat, skandale në Gjermani dhe SHBA

    23.12.2025

    Disinformation networks against the European Integration Process in Albania: resources, narratives and distribution channels

    19.12.2025

    Biznesmenë, policë, zyrtarë e politikanë! Si i filmonte Agasi bashkëpunëtorët tek zyra e Equos Resort

    21.12.2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2025 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.