Një operacion i përbashkët është zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga Policia e Elbasanit me qëllim goditjen e një grupi kriminal që operojnë në trafikimin e lëndëve narkotike. Në total janë arrestuar 4 persona, njëri prej tyre banues në Shkodër dhe 3 të tjerë në flagrancë ndërsa u sekuestrua 41 kg hashash.
Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin dhe transportonin sasi të konsiderueshme lënde narkotike Cannabis Sativa, me qëllim shpërndarjen dhe shitjen e saj në disa qytete të vendit, nga veriu në jug, si dhe trafikimin jashtë territorit të Shqipërisë.
Personat e arrestuar janë, Arben Guçe 31 vjeç, Elion Qeva 29 vjeç, Fran Pjetra 35 vjeç dhe Mark Muraca 31 vjeç, banues në Shkodër. Ky i fundit i kishte vënë në dispozicion një automjet 35-vjeçarit me qëllim transportimin e lëndës narkotike. I arrestuari Arben Guçe, i cili po drejtonte një automjet, ka tentuar të arratiset dhe ka dëmtuar një automjet të policisë.
Përveç 41 kg hashash, policia gjithashtu ka sekuesrtuar 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, 2 automjete dhe 2 celularë.
