Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Jet Bank dështon që në nisje, bie faqja online

    28.03.2026

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026

    Teste sa për sy e faqe, apo pastrim parash? Të kujt janë 10 mijë eurot që izraeliti i JET BANK u dha banorëve të Bigut

    28.03.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    EMRAT/ Kronikë Kontrabanda e naftës në Durrës, SPAK mbyll dosjen dhe dërgon për gjykim 11 persona

    Nga InfoNews13.10.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Njëmbëdhjetë persona të cilët vodhën naftën nga anija AYA ZANOYBYA e ankoruar në Porto Romano të Durrësit, janë dërguar për gjykim.

    SPAK ka mbyllur dosjen ndaj tyre dhe ka dërguar kërkesën për gjykim.

    Sipas dosjes hetimore, ka rezultuar se nga anija e ankoruar, ishte planifikuar dhe realizuar vjedhja dhe kontrabandimi i 200 tonëve naftë.SPAK thotë se Juxhin Koka, në bashkëpunim me Mohammad Sallit, me detyrë kapiten i anijes, Nedio Mejdani, me detyrë oficer i parë i anijes, dhe Hasan Broud, Sami Shanata, Faez Ismaeil, Ëissam Rostom, marinarë të anijes me flamur tunizian realizuan të gjithë veprimtarinë kriminale.

    Sipas hetimeve, Juxhin Koka dhe Drilon Malluta, i ofruan 10.000 euro punonjësit të policisë Armand Marvataj, që kishte për detyrë të ruante anijen e sekuestruar në Porto Romano, me qëllim që të lejonte nxjerrjen e sasisë së naftës së sekuestruar nga anija.

    Shuma e parave që polici kishte marrë ryshfet, u gjet dhe sekuestrua në banesën e policit Marvataj.

    Nafta kontrabandë u nxorr nga anija më datë 27 janar 2025, në bashkëpunim me ekuipazhin e anijes, Samir Bayoumy me detyrë inxhinier i tretë dhe përgjegjës teknik i anijes, marinarët, Hasan Broud, Sami Shanata, Faez Ismaeil, Ëissam Rostom dhe Abdoulmohaimen Shanata.

    Njoftim i plotë i SPAK:

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim, procedimin penal nr. 35 të vitit 2025, në ngarkim të të 11 pandehurve:

    Armand Marvataj, me detyrë punonjës policie i Komisariatit të Policisë Durrës, i akuzuar për kryerjen e veprës penale“Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 259/2 i K. Penal;
    Juxhin Koka, i akuzuar për kryerjen e veprave penale, “Kondrabandë për mallrat për të cilat paguhet akcizë, ose me pezullim të plotë apo të pjeshëm, nga detyrimet doganore, ose të akcizës”, e kryer në bashkëpunim, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksion publike” e kryer në bashkëpunim, “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 172/3 e 25, 244 paragrafi 2 e 25, 134/3 e 25 të Kodit Penal.
    Drilon Malluta, i akuzuar për kryerjen e veprave penale, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksion publike”, kryer në bashkëpunim, dhe “Vjedhja” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 244 paragrafi 2 dhe 25, 134/3 e 25 të Kodit Penal;
    Mohammad Sallit, shtetas sirian, me detyrë kapiten i anijes, Nedio Mejdani, me detyrë oficer i parë i anijes, të akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 172/3 e 25 i Kodit Penal;
    Hasan Broud, Sami Shanata, Faez Ismaeil, Ëissam Rostom, shtetas sirianë, marinarë të anijes, të akuzuar për kryerjen e veprave penale, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 172/3 dhe 134/3 e 25 të Kodit Penal;
    Samir Bayoumy, shtetas egjiptian, me detyrë inxhinier i tretë dhe përgjegjës mekanik i anijes, dhe Abdoulmohaimen Shanata, shtetas sirian, marinar i anijes, të akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/3 e 25 të Kodit Penal.
    Ky procedim penal është regjistruar në bazë të materialit referues të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore – Drejtoria Rajonale Durrës-Kavajë, në ngarkim të punonjësit të policisë Armand Marvataj, pranë Komisariatit të Policisë Durrës, dhe ndaj shtetasve Juxhin Koka dhe Drilon Malluta, për veprat penale, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryera në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 259/2 dhe 244/2-25 të Kodit Penal. Gjithashtu, kjo çështje lidhet me procedimin penal nr.76 të vitit 2025 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, i regjistruar për veprat penale, “Kondrabandë për mallrat për të cilat paguhet akcizë, ose me pezullim të plotë apo të pjeshëm, nga detyrimet doganore, ose të akcizës”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 172/3 dhe 134-25 të Kodit Penal, të dërguar për kompetencë në Prokurorinë e Posaçme.

    Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar e provuar se shtetasi, Juxhin Koka, në bashkëpunim me shtetasit Mohammad Sallit, me detyrë kapiten i anijes, Nedio Mejdani, me detyrë oficer i parë i anijes, dhe Hasan Broud, Sami Shanata, Faez Ismaeil, Ëissam Rostom, marinarë të anijes me flamur tunizian, “AYA ZANOYBYA”, e ankoruar në Porto Romano, Durrës, më 07.1.2025, kanë planifikuar, organizuar dhe realizuar kontrabandimin e 200 tonëve naftë.

    Anija “AYA ZANOYBYA” dhe nafta e kontrabanduar janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale më 12.1.2025, në kuadër të operacionit policor “Ari i zi”, i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.

    Hetimet kanë treguar se më 27.1.2025, shtetasit Juxhin Koka dhe Drilon Malluta, i kanë ofruar shumën 10.000 euro, punonjësit të policisë Armand Marvataj, të planizuar me shërbim për ruajtjen e anijes së sekuestruar në Porto Romano, Durrës, me qëllim që të lejonte nxjerrjen e sasisë së naftës së sekuestruar nga anija, gjë e cila është realizuar mbrëmjen e datës 27.1.2025, në bashkëpunim me ekuipazhin e anijes; Samir Bayoumy me detyrë inxhinier i tretë dhe përgjegjës teknik i anijës, marinarët, Hasan Broud, Sami Shanata, Faez Ismaeil, Ëissam Rostom dhe Abdoulmohaimen Shanata.

    Shuma monetare prej 10.000 eurosh është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale gjatë kontrollit të banesës së punonjësit të policisë Armand Marvataj.

    Bujar Muca Elbasan Kronikë Kontrabanda e naftës në Durrës SPAK mbyll dosjen dhe dërgon për gjykim 11 persona
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Jet Bank dështon që në nisje, bie faqja online

    28.03.2026
    Aktualitet

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026
    Aktualitet

    Teste sa për sy e faqe, apo pastrim parash? Të kujt janë 10 mijë eurot që izraeliti i JET BANK u dha banorëve të Bigut

    28.03.2026
    Aktualitet

    Berisha: IUTE Credit dhe Kredo po çojnë qytetarët drejt vetëvrasjes

    28.03.2026
    Aktualitet

    SPAK i vë flakën AKSHI-t, dëshmia super sekret

    28.03.2026
    Aktualitet

    Skandali me fondet IPARD, SPAK gati komunikimin e akuzave

    28.03.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Jet Bank dështon që në nisje, bie faqja online

    28.03.2026

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026

    Teste sa për sy e faqe, apo pastrim parash? Të kujt janë 10 mijë eurot që izraeliti i JET BANK u dha banorëve të Bigut

    28.03.2026

    Berisha: IUTE Credit dhe Kredo po çojnë qytetarët drejt vetëvrasjes

    28.03.2026

    SPAK i vë flakën AKSHI-t, dëshmia super sekret

    28.03.2026
    Më të lexuarat

    Orest Sota pronar i apartamentit ku jeton Mirlinda Karçanaj? Lidhja me Ergys Agasin dhe verifikimet e BKH

    Nga InfoNews25.03.20260

    Orest Sota pronar i apartamentit ku jeton Mirlinda Karçanaj? Lidhja me Ergys Agasin dhe verifikimet…

    Skandali me fondet IPARD, SPAK gati komunikimin e akuzave

    28.03.2026

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026

    Ja lokalet ku shitej droga në Bllok, nga Magic Club, Charls, Libraria e Kino…

    28.03.2026

    Dokumetet/ EUROSIG dhe INSIG i Kadri Morina, rrisin fitimet dhe nuk japin dëmshpërblime

    27.03.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.