Kryeministri Edi Rama, është kujtuar këtë të hënë të 7 korrikut, se në Theth, në një nga vendet me bukuri të rralla natyrore të Shqipërisë, është ndërtuar pa leje.

Bëhet fjalë për biznesin ‘’Eagle Villas Theth’’. Nga një hulumtim që ka bvërë InfoNeës.al, ky biznes është ndërtuar brenda vititi 2025, ndërsa aktivitetin e saj e ka nisur diku në fund të muajit qershor, duke operuar në platforma turizmi si Booking.
Kabinat pa leje në Theth janë në pronësi të Prek Kodrës. Prek Kodra është i njëjti person që në vitin 2021 në një dokument të Njësisë Kundër Terrorizmit të Kosovës, kishte planifikuar për të vrarë me snajper kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe 2 politikanë të tjerë të njohur të Kosovës. Ai është shpallur në kërkim edhe nga SPAK në kuadër të dosjes “Metamorfoza”, në akuzë për disa ngjarje kriminale.
Si duket ndërtimin e ka bërë pa leje me bekimin e Policisë Shkodër por edhe të IMT Shkodër.
Këtë e thotë më së miri në një reagim, zyrtarë Prokuroria e Shkodrës, ku duke iu përgjigjur kryeministrit Rama, thekson se i duhej, bashkisë dhe IMT, që të merrej me këtë biznes.
Prokuroria e Shkodrës ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama se një fshat turistik u ndërtua pa leje në Theth dhe se prokurorja Elsa Gjeli hodhi në kosh denoncimin e Policisë duke mos nisur hetim. Në një reagim për mediat, Prokuroria e Shkodrës thotë se për rastin në fjali, nga faktet që ka referuar Policia e Shtetit, nuk përbëjnë ndërtim të paligjshëm. Prokuroria thotë se strukturat kanë qenë kontenjerë të përkohshëm pa themele, të vendosura mbi pllaka guri, dhe si të tilla nuk përmbushin kriteret për të konsideruar objekt ndërtimi.
Prokuroria thotë se vetë Policia, në procesverbalin e këqyrjes së vendit të ngjarjes është shprehur se, kontenjerët nuk janë vendosur mbi bazamente betoni, por kanë qenë të vendosura mbi rrasa guri të prera. Prokuroria thotë se struktura të tilla nuk kërkojnë pajisje me leje ndërtimi, por vetëm deklaratë paraprake.
Sipas Prokurorisë, Vetë IMT e Shkodrës, në shkresën e saj drejtuar Policisë Gjyqësore e ka klasifikuar faktin si kundërvajtje administrative, jo si vepër penale dhe në këto kushte duhet të kishin vepruar institucionet kanë në përgjegjësi menaxhimin e territorit.
Kryeministri Edi Rama reagon sërish për rastin e fshatit turistik në Theth, për të cilin thotë se ishte ndërtim pa leje. Ndërsa ka ndarë një foto nga aksioni i IMT, Rama shkruan se të gjitha kabinat e “fshatit turistik” të kriminelit që plagosi Thethin do i marrë shteti.
“Natyrisht që të gjitha kabinat e “fshatit turistik” të kriminelit që plagosi Thethin do i marrë shteti dhe skuadra e Bashkisë Shkodër nuk do të largohet nga Thethi pa e shëruar zemrën e qytezës magjike, ndërkohë që Ministria e Drejtësisë po përgatit denoncimin e skandalit “Gjeli” në Këshillin e Lartë të Prokurorisë”, shkruan Rama.
Por si ka mundësi që në Theth disa metra larg Kishës është ndërtuar për muaj të tërë dhe nuk është pikasur nga policia, IMT e Shkodrës?
