LUSHNJË- Rivali i Aldo Bares, Julian Sulo, i ka shpëtuar një atentati të organizuar ndaj tij në qytetin e Lushnjës. Ai po lëvizte me makinën e tij tip ‘BMW’ në afërsi të spitalit të Lushnjës, kur 3 autorë ende të paidetifikuar i kanë zënë në pritë dhe kanë qëlluar në drejtim të tij me breshëri kallashi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40, ndërsa 45-vjeçari Sulo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Plumbat e kallashit që u derdhën drejt makinës së tij e kanë kapur në këmbë, ndërsa ishte i vetëm në mjet.
qitjes dhe kanë qëlluar në lëvizje. Pak minuta pas atentatit, mjeti i autorëve ‘Nissan’ u gjet i djegur në fshatin Lifaj. Brenda tij, është gjetur edhe arma që kanë përdorur për të qëlluar në drejtim të 45-vjeçarit. Burime thanese mjeti i autorëve ishte me targa greke dhe se është parë të qarkullojë në qytet një orë para atentatit. Lëvizje kjo që tregon se autorët kanë qenë duke e vëzhguar shënjestrën.
Policia ngriti menjëherë pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit, ndërsa grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve, te cilat lidhen me konfliktet e hershme mes grupeve kriminale të Lushnjës. Sulo është shoqëruar në Komisariat për të dhënë dëshminë e tij por deri më tani ka heshtur para policisë. Ndërkohë në polici janë shoqëruar edhe gjashtë persona.
