Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Skifer Ponari kërcënon familjen: Më keni 500 mijë euro borxh, dilni nga shtëpia

    11.02.2026

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026

    Dhoma Amerikane: Tenderat e AKSHI-t po mbaten peng nga korrupsioni

    11.02.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    E PLOTE/ Jahti, vajza rumune, luks, pengmarrje e milion! Haremi i AKSHI që e ka zili edhe Dubai

    Nga InfoNews16.12.2025Updated:16.12.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Pengmarrje, dhunë, shantazh dhe tërheqje me forcë nga tenderët publikë. Ky është skandali i rëndë që SPAK ka zbuluar në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), pas një hetimi të thelluar që ka çuar në masa të forta sigurie ndaj zyrtarëve të lartë dhe biznesmenëve.

    Sipas vendimit të Gjykatës, drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, është dërguar nën masën “arrest në shtëpi”, ndërsa e njëjta masë është caktuar edhe për zv.drejtoreshën e AKSHI-t, Hava Delibashi.

    Ndërkohë, masa e sigurisë “arrest me burg” është caktuar për biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, ndërsa masa ndaluese është dhënë për Andis Papa dhe Gëzim Hoxha.

    Gjithashtu, është vendosur pezullimi nga detyra për zv.drejtorin e Policisë së Tiranës, Erjon Ismaili.

    Pengmarrja e biznesmenit Gerond Meçe

    Nga hetimet e SPAK rezulton se Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, në bashkëpunim mes tyre, kanë marrë peng biznesmenin Gerond Meçe, një nga operatorët ekonomikë që rezultonte fitues i shpeshtë i tenderëve të AKSHI-t.

    Sipas dosjes hetimore, pas shantazheve dhe ushtrimit të dhunës për disa orë me radhë, Meçe është detyruar të heqë dorë nga gara, duke u tërhequr nga të gjitha tenderët dhe ankimimet që kishte paraqitur pranë AKSHI-t. Këto fakte janë dokumentuar nga SPAK përmes këqyrjes së telefonave celularë, kamerave të sigurisë dhe provave të tjera direkte dhe indirekte.

    Favorizime sistematike dhe dhjetëra tendera

    SPAK ka konstatuar se drejtoresha dhe zv.drejtoresha e AKSHI-t kanë favorizuar kompanitë e Ermal Beqirit, duke i kaluar dhjetëra tendera me vlera të konsiderueshme, në shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në procedurat publike.

    Për Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin rëndojnë akuzat për:

    • konkurrencë të paligjshme përmes dhunës
    • heqje të paligjshme të lirisë
    • grup të strukturuar kriminal
    • kryerje veprash penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal
    • pastrim parash
    • si dhe vepra të tjera penale

    Ndërsa për drejtueset e AKSHI-t rëndon akuza e shkeljes së barazisë në tendera, e kryer në bashkëpunim.

    Kontrolle masive dhe pista e pastrimit të parave

    Në kuadër të këtij operacioni, janë ushtruar dhjetëra kontrolle në banesa dhe ambiente të ndryshme, me qëllim sigurimin e provave shtesë.

    Kontrolle janë ushtruar edhe në bizneset e Klajdi Merkajt, i arrestuar më herët si pjesë e organizatës kriminale të Franc dhe Hajdar Çopjas. Sipas hetuesve, ka dyshime të forta se përmes bizneseve të Merkajt janë pastruar miliona euro, të përfituara nga tenderët e AKSHI-t.

    Dy tenderë kyç dhe rrezik për të dhëna sensitive

    SPAK po heton në mënyrë të posaçme dy tenderë tejet problematikë:

    • Tenderin për mirëmbajtjen e Thesarit të Shtetit, ku dyshohet se grupi i strukturuar kriminal kishte akses në të dhëna dhe transaksione financiare brenda dhe jashtë vendit, për shtetas shqiptarë e të huaj, kompani private dhe persona të ekspozuar politikisht.
    • Tenderin për administrimin e dosjeve gjyqësore, ku sipas SPAK dyshohet se grupi kishte akses në dosje gjyqësore, caktimin e gjyqtarëve dhe ecurinë e çështjeve, për shkak të fitimit të tenderit të mirëmbajtjes.

    Gjithashtu, janë identifikuar të paktën 10 procedura të tjera tenderuese, të cilat po hetohen, pasi dyshohet se janë shoqëruar me transaksione financiare të konsiderueshme dhe blerje pasurish luksoze.

    Në një rast, SPAK ka zbuluar blerjen e një jahti me vlerë rreth 1 milion euro, të regjistruar në emër të një shtetaseje rumune 24-vjeçare, e cila rezulton të ketë lidhje me Ermal Beqirin.

    Hetimet vijojnë

    Kontrollet po vijojnë edhe ndaj zyrtarëve të tjerë të AKSHI-t, kryesisht anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe të shqyrtimit të ankesave, si dhe ndaj personave të lidhur me biznesmenët e shpallur në kërkim, përfshirë familjarë dhe banesa në pronësi të tyre.

    SPAK pritet të thellojë më tej hetimet në atë që konsiderohet një nga skandalet më të rënda që ka prekur tenderët publikë, sigurinë e të dhënave shtetërore dhe sistemin e drejtësisë.

    Në kuadër të hetimit për dyshime serioze për abuzime me tenderët e AKSHI, SPAK ka firmosur 8 masa sigurie, konkretisht:

    • Arrest në burg për Ergys Agasin
    • Arrest në burg për Ermal Beqirin
    • Arrest në shtëpi për Mirlinda Karçanajn, drejtoreshë e AKSHI-t
    • Arrest në shtëpi për Hava Delibashin, zv.drejtoreshë e AKSHI-t
    • Pezullim nga detyra dhe ndalim për të dalë jashtë vendit për Erion Ismailin
    • Ndalim për të dalë jashtë vendit për Andis Papa
    • Ndalim për të dalë jashtë vendit për Gëzim Hoxhën
    • Ndalim për të dalë jashtë vendit për Rogers Rrytën

     

    abuzime me tenderët Advanced Business Solution AKSHI arrestime SPAK biznesmenë të shantazhuar dosje penale EA Solutions Ergys Agasi ermal beqiri fatura fiktive fonde publike Gerond Mece hetim spak korrupsion korrupsion në AKSHI KVO AKSHI mega skandal Mirlinda Karcanaj ndjek paratë Pengmarrje shantazh shkelje e barazisë në tendera skandal shtetëror Soft Solution SPAK tendera publikë tenderë të paracaktuar
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026
    Aktualitet

    Dhoma Amerikane: Tenderat e AKSHI-t po mbaten peng nga korrupsioni

    11.02.2026
    Aktualitet

    Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro të ‘bosit’ të njohur, i lidhur me ‘ARMO-n’

    11.02.2026
    Aktualitet

    Kreditë e grabitqarëve që zhvasin shqiptarët! Si u pagua “suksesi” me jetët

    11.02.2026
    Aktualitet

    3 ha tokë publike në Himarë/ Vangjel Tavo dhe Blendi Gonxhe shpallin “investim strategjik” prodhimin e betonit

    11.02.2026
    Aktualitet

    Pasagjerët në ankth: çfarë ndodhi me avionin e Wizz Air që u nis nga Tirana

    11.02.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Skifer Ponari kërcënon familjen: Më keni 500 mijë euro borxh, dilni nga shtëpia

    11.02.2026

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026

    Dhoma Amerikane: Tenderat e AKSHI-t po mbaten peng nga korrupsioni

    11.02.2026

    Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro të ‘bosit’ të njohur, i lidhur me ‘ARMO-n’

    11.02.2026

    Kreditë e grabitqarëve që zhvasin shqiptarët! Si u pagua “suksesi” me jetët

    11.02.2026
    Më të lexuarat

    Ngrihu Ermal Beqiri, ulu Gerond Meçe! Kush po i vjedh fondet publike tek AKSHI

    Nga InfoNews10.02.20260

    Ngrihu Ermal Beqiri, ulu Gerond Meçe! Kush po i vjedh fondet publike tek AKSHI Skandali…

    KLSH: Lajthiza? Si iu dha qytetarëve ujë me aromë…e toleroi AKU

    09.02.2026

    Wizz Air kundër shqiptarëve? Akuza të forta për abuzim masiv

    08.02.2026

    SKANDALI KURUM! Si ja mbathën kokat, nga Arif Shkalla, Mbarime Koroci, Olizana Pemati tek Doni e Gjovana Doni Sokolaj

    07.02.2026

    U krijuan sot, fituan sot! Misteri i fotovoltaikëve në Vau të Dejës drejtuar nga Kristian Shkreli

    07.02.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.