Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Jet Bank dështon që në nisje, bie faqja online

    28.03.2026

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026

    Teste sa për sy e faqe, apo pastrim parash? Të kujt janë 10 mijë eurot që izraeliti i JET BANK u dha banorëve të Bigut

    28.03.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    E dëmtuan në kokë e trup me çekiç një të riu, kush janë Gjoke Ndrevataj (Aron), Xhemal Uka (Fire) dhe Helidon Marku

    Nga InfoNews12.12.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Një 49-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim lidhur me një sherr të ndodhur më 6 dhjetor në zonën e Freskut, ku mbeti I dëmtuar me sende të forta, 26-vjeçari me iniciale F. Y.

    Në pranga ka rënë Helidon Marku me precedent edhe për armëmbajtje pa leje. Ndërsa në kërkim u shpallën Gjoke Ndrevataj dhe Xhemal Uka me precedentë penal për krime kundër personit.

    Nga këto veprime rezultoi se Gjoke Ndrevataj dhe Xhemal Uka për motive të dobëta, kanë porositur shtetasin Helidon Marku, për të kryer rrahjen e , 26-vjeçari me iniciale F. Y, shkruan Report Tv.

    Një konflikt i nisur në rrjetin social TikTok, gjatë kohës që Gjokë Ndrevataj, i njohur me emrin “Aron”, ishte live duke komunikuar me ndjekësit, gati sa nuk përfundoi në tragjedi mbrëmjen vonë të 6 dhjetorit në Tiranë. Një 26-vjeçar u rrah, duke i shkaktuar dëme të shumta në trup, vetëm se i komentoi Aronit dhe e shau në live-n e tij. I ndjerë i fyer, personazhi i njohur për shumë të rinj që navigojnë në TikTok-un e paligjshëm në Shqipëri, porositi bashkë me Xhemal Ukën, i njohur si “Fire” në rrjetet sociale, një person me precedent të theksuar kriminal për dhunimin e të riut, Helidon Marku, 49 vjeç.

    Ngjarjen e rëndë, dikush u kujdes ta dokumentonte, pasi gjatë goditjes në kokë me çekiç në zonën pranë rrethrrotullimit të Freskut, e filmoi për t’a dërguar Gjokë Ndrevatajt, i cili më vonë e publikoi në rrjetin e tij social në TikTok. 26-vjeçari mësohet së ka pësuar dëme të shumta, demtim të kafkës, e cila mund t’i lërë pasoja në vijim.

    Agjentët e Komisariatit nr. 4 në Tiranë, pasi identifikuan porositësit, Aron dhe Fire, për disa ditë hetuan për autorin e ngjarjes, i cili rezulton të jetë nga Shkodra. Helidon Marku u ndalua në banesën e tij në Shkodër, ndërsa komunikimi i arrestit iu bë në Tiranë. Ai rezulton personazh problematik me ligjin, pasi më herët ka shlyer një dënim prej 11 vjet e 8 muaj për plagosjen e 4 marokenëve dhe 2 shqiptarëve në Itali. Në Shqipëri, Marku rezulton i dënuar me 6 vjet burg edhe për armë pa lejë dhe shpërndarje të drogës.

    Në hetim në gjendje të lirë u mor edhe një 33-vjeçar, i cili shoqëroi Markun gjatë kohës së dhunës dhe ka refuzuar t’i tregojë policisë në lidhje me ngjarjen. Kjo nuk është hera e parë që Gjokë Ndrevataj, i njohur në TikTok me emrin “Aron” përfshihet në porosi për dhunimin e personave të tjerë të cilët e fyejnë apo shajnë gjatë kohës që del live. Burime bëjnë me dije se më herët ka porositur rrahjen edhe të personave të tjerë.

    armëmbajtje pa leje Aron TikTok Arrestim Tirana dhunë kriminale Shqipëri dhunë me sende të forta dhunë ndaj 26-vjeçarit Fire TikTok Gjoke Ndrevataj Helidon Marku hetime policore I thyen kafkën me çekiç një të riu konflikt në rrjete sociale krim i porositur krime kundër personit kronikë e zezë kush janë Gjoke Ndrevataj (Aron) Live TikTok ngjarje Fresku plagosje e rëndë policia e tiranes precedent penal rrahje e porositur rrahje për komente TikTok sherr Fresku shkelje ligjore në TikTok Shkodër arrestim TikTok Albania video e dhunës Xhemal Uka Xhemal Uka (Fire) dhe Helidon Marku
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Jet Bank dështon që në nisje, bie faqja online

    28.03.2026
    Aktualitet

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026
    Aktualitet

    Teste sa për sy e faqe, apo pastrim parash? Të kujt janë 10 mijë eurot që izraeliti i JET BANK u dha banorëve të Bigut

    28.03.2026
    Aktualitet

    Berisha: IUTE Credit dhe Kredo po çojnë qytetarët drejt vetëvrasjes

    28.03.2026
    Aktualitet

    SPAK i vë flakën AKSHI-t, dëshmia super sekret

    28.03.2026
    Aktualitet

    Skandali me fondet IPARD, SPAK gati komunikimin e akuzave

    28.03.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Jet Bank dështon që në nisje, bie faqja online

    28.03.2026

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026

    Teste sa për sy e faqe, apo pastrim parash? Të kujt janë 10 mijë eurot që izraeliti i JET BANK u dha banorëve të Bigut

    28.03.2026

    Berisha: IUTE Credit dhe Kredo po çojnë qytetarët drejt vetëvrasjes

    28.03.2026

    SPAK i vë flakën AKSHI-t, dëshmia super sekret

    28.03.2026
    Më të lexuarat

    Orest Sota pronar i apartamentit ku jeton Mirlinda Karçanaj? Lidhja me Ergys Agasin dhe verifikimet e BKH

    Nga InfoNews25.03.20260

    Orest Sota pronar i apartamentit ku jeton Mirlinda Karçanaj? Lidhja me Ergys Agasin dhe verifikimet…

    Skandali me fondet IPARD, SPAK gati komunikimin e akuzave

    28.03.2026

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026

    Teste sa për sy e faqe, apo pastrim parash? Të kujt janë 10 mijë eurot që izraeliti i JET BANK u dha banorëve të Bigut

    28.03.2026

    Ja lokalet ku shitej droga në Bllok, nga Magic Club, Charls, Libraria e Kino…

    28.03.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.