Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një hetim paraprak në tregun me pakicë të shërbimeve celulare në Shqipëri, që përfshin kompanitë Vodafone Albania SHA dhe One Albania SHA, për periudhën 1 janar 2022 – 25 korrik 2025.
Ky hetim ka për qëllim mbrojtjen e interesave të konsumatorëve, duke siguruar një treg sa më konkurrues, me çmime të drejta dhe shërbime me cilësi.
Në njoftimin zyrtar, institucioni thekson se fton të gjithë përdoruesit e shërbimeve celulare të ndajnë ankesat, problematikat apo shqetësimet e tyre lidhur me këtë treg, duke i adresuar pranë Autoritetit të Konkurrencës.
