Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    DOSJA/ SPAK nxjerr hetimet: Samir Mane, vila në Rolling Hills dhe ligji i minierave, pse u akuzua Ilir Meta

    05.06.2026

    Ndalohet me blind Skerdi Sina, por lihet i lirë…

    04.06.2026

    Vrasja e policit në Maliq, Hita nga Korça; 40 forca në aksion me jelek antiplumb! Pse nuk u angazhuan forcat RENEA?

    04.06.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    DOSJA/ SPAK nxjerr hetimet: Samir Mane, vila në Rolling Hills dhe ligji i minierave, pse u akuzua Ilir Meta

    By InfoNews05.06.2026No Comments
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    DOSJA/ SPAK nxjerr hetimet: Samir Mane, vila në Rolling Hills dhe ligji i minierave, pse u akuzua Ilir Meta

    Sipas dosjes hetimore të siguruar, SPAK ka arritur në përfundimin se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk kishin si qëllim blerjen normale të vilës nr.103 në kompleksin rezidencial Rolling Hills, por përfitimin e saj si shpërblim për ndërhyrjet dhe ndikimin e ushtruar në favor të interesave ekonomike të biznesmenit Samir Mane.

    Prokuroria argumenton se ekziston një seri faktesh që, sipas saj, provojnë marrëveshjen korruptive mes palëve. Së pari, punimet në vilë nisën sipas kërkesave dhe porosive të Monika Kryemadhit, megjithëse nuk ekzistonte asnjë kontratë shitjeje, as kontratë sipërmarrjeje dhe asnjë marrëveshje formale për blerjen e pronës.

    Në dosje rezulton se për muaj me radhë u angazhuan arkitektë, projektues, specialistë të arredimit dhe persona të tjerë për punime në vilën nr.103, ndërsa Monika Kryemadhi komunikonte vazhdimisht për detajet e projektit, pishinën, garderobat, kuzhinën, sistemin e kondicionimit dhe arredimin e ambienteve.

    SPAK vëren gjithashtu se vetë Meta dhe Kryemadhi shfaqnin shqetësim që pronësia reale e vilës të mos bëhej publike. Një nga elementët që prokuroria konsideron domethënës është fakti se punimet u ndërprenë menjëherë pasi Ilir Meta u informua se persona të tretë kishin marrë dijeni për vilën dhe lidhjen e tij me të.

    Në komunikimet e sekuestruara, Monika Kryemadhi urdhëron ndërprerjen e menjëhershme të çdo pune pasi, sipas saj, ambasadori grek në Tiranë i kishte thënë Ilir Metës se do të ishin komshinj, shkruan MaShqip. Sipas SPAK-ut, ky reagim tregon jo heqje dorë nga përfitimi, por frikën se marrëveshja ishte zbuluar.

    Një tjetër element që rëndon pozitën e çiftit Meta-Kryemadhi është fakti se vila dhe investimet e kryera në të nuk janë deklaruar asnjëherë në formularët e deklarimit të pasurisë, qoftë si pasuri e përkohshme, qoftë si investim apo interes ekonomik.

    Po ashtu, prokurorët evidentojnë mospërputhje të shumta mes deklarimeve të Samir dhe Eva Mane dhe të dhënave të nxjerra nga ekspertimi kompjuterik i telefonave. Sipas dosjes, dëshmitë e tyre bien ndesh me mesazhet, emailet, takimet dhe komunikimet e dokumentuara gjatë hetimit.

    SPAK i kushton rëndësi të veçantë edhe episodit të ligjit minerar. Sipas dosjes, në ditën kur po diskutoheshin ndryshimet në ligjin “Për Sektorin Minerar në Republikën e Shqipërisë”, Samir Mane i shkruan Monika Kryemadhit se drafti kishte ndryshuar nga dakordësia e mëparshme dhe shpreh shqetësimin se “LSI kishte ndërhyrë për servitutet”.
    Përgjigjja e Monika Kryemadhit ishte e shkurtër: “Po e rregulluam”.

    Pak më vonë, sipas dosjes, projektligji u tërhoq për rishqyrtim. Për prokurorinë, ky komunikim lidhet drejtpërdrejt me interesat ekonomike të kompanive të lidhura me Samir Manen dhe konsiderohet një nga provat që mbështesin akuzën.
    Në përfundim, SPAK konkludon se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë pranuar premtimin për përfitimin e një vile në Rolling Hills në këmbim të ndikimit të tyre politik dhe institucional në favor të Samir Manes.

    Sipas prokurorisë, veprimet e dyshuara në favor të biznesmenit përfshijnë: ndërhyrjet për ndryshimet në ligjin minerar; ndërhyrjet pranë AKEP-it në favor të kompanisë Plus Communications; ndërhyrjet pranë Zyrës së Përmbarimit dhe përmbaruesit Saimir Xhuglini; përdorimin e ndikimit politik si deputetë dhe drejtues të LSI-së pranë institucioneve publike.

    Për këtë arsye, SPAK ka ngritur ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit akuzën e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Prokuroria thekson se, sipas ligjit penal shqiptar, korrupsioni konsiderohet i konsumuar jo vetëm kur përfitimi merret realisht, por edhe kur pranohet ose kërkohet premtimi për një përfitim të parregullt.

    Në dosje thuhet se fakti që Meta dhe Kryemadhi nuk e morën përfundimisht vilën nuk e zhbën veprën penale, pasi sipas SPAK-ut, marrëveshja korruptive ishte realizuar që në momentin kur ishte pranuar premtimi për përfitimin e saj.

    Pikërisht mbi këtë bazë, SPAK argumenton se vila nr.103 në Rolling Hills përbën përfitimin e parregullt që do t’u jepej Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në këmbim të veprimeve dhe ndërhyrjeve të kryera në favor të interesave ekonomike të biznesmenit Samir Mane.

    DOSJA/ SPAK nxjerr hetimet: Samir Mane pse u akuzua Ilir Meta vila në Rolling Hills dhe ligji i minierave
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Related Posts

    Aktualitet

    Ndalohet me blind Skerdi Sina, por lihet i lirë…

    04.06.2026
    Aktualitet

    Vrasja e policit në Maliq, Hita nga Korça; 40 forca në aksion me jelek antiplumb! Pse nuk u angazhuan forcat RENEA?

    04.06.2026
    Aktualitet

    GJKKO dënon një nga autorët që planifikoi vrasjen e Inez Hajrullës dhe Ervis Matodashajt

    04.06.2026
    Aktualitet

    I biri qëlloi policët, nëna e Violand Braçellarit pyetet nga autoritetet

    04.06.2026
    Aktualitet

    I iku 4 herë RENEA-s, a u nënvlerësua ish-komando? Vrau një polic dhe plagosi një tjetër

    04.06.2026
    Aktualitet

    SPAK kërkon 98 vite burg për Aldo Avdylin, Durim Bamin dhe 5 të tjerë

    04.06.2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    Të Fundit

    DOSJA/ SPAK nxjerr hetimet: Samir Mane, vila në Rolling Hills dhe ligji i minierave, pse u akuzua Ilir Meta

    05.06.2026

    Ndalohet me blind Skerdi Sina, por lihet i lirë…

    04.06.2026

    Vrasja e policit në Maliq, Hita nga Korça; 40 forca në aksion me jelek antiplumb! Pse nuk u angazhuan forcat RENEA?

    04.06.2026

    GJKKO dënon një nga autorët që planifikoi vrasjen e Inez Hajrullës dhe Ervis Matodashajt

    04.06.2026

    I biri qëlloi policët, nëna e Violand Braçellarit pyetet nga autoritetet

    04.06.2026
    Më të lexuarat

    Geri i Major Security! I forti që qëlloi me gurë vlonjatët në Zvërnec

    By InfoNews30.05.20260

    Ësht identifikuar personi që sipas denoncimeve te banoreve, kaa ushtruar dhune dhe i ka goditur…

    Ndalohet me blind Skerdi Sina, por lihet i lirë…

    04.06.2026

    Igli Tare në SPAK, mohon dyshimet për favorizime dhe sqaron raportin me Belinda Ballukun: Shoqe fëmijërie, shtëpinë e bleva me bankë

    04.06.2026

    Plas skandali tek UBA BANK Albania! Punonjësit vjedhin lekët e klientëve arrestohet drejtori

    03.06.2026

    Apeli i Posaçëm shuplakë fytyrës Ergys Agasit, Mirlinda Karçanajt dhe Ermal Beqirit! U mban mbërthyr paratë e krimit

    02.06.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.