Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Jet Bank dështon që në nisje, bie faqja online

    28.03.2026

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026

    Teste sa për sy e faqe, apo pastrim parash? Të kujt janë 10 mijë eurot që izraeliti i JET BANK u dha banorëve të Bigut

    28.03.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Uncategorized

    Dokumentet nga Malta / Arben Ahmetaj qindra mijëra euro në kazino për 7 vite me radhë

    Nga InfoNews10.01.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka mbajtur nga arratia në Lugano të Zvicrës monologun e tij të katërt për televizionin e Familjes Berisha, duke e vizatuar veten e tij si viktimë e persekutimit Rama-Dumani, ndërsa ka denoncuar ato që që ai i quan aferat më të mëdha ekonomike të qeverisë Rama.

    Nuk është një monolog pentitoje, pasi Ahmetaj nuk pranon asnjë nga aferat e tij për të cilat akuzohet nga drejtësia dhe ka zgjedhur të arratiset nga vendi. Nuk është as intervistë, pasi ‘gazetari’ Çim Peka në vend të ndonjë pyetje, vetëm tundte kokën dhe i mbante në duar ‘dosjet’, duke e bërë atë që mund të quhet gazetaria çimpekase.

    Për shembull, një nga pyetjet e munguara në intervistën alla çimpekase me Tigrin korrupsionit dhe pastrimit të parave do të ishte; Cili është burimi i 93 mijë eurove që keni shpenzuar në kazinonë Dragonara të Maltës në muajin korrik të vitit 2018? Pse nuk e keni deklaruar këtë shpenzim në ILDKPKI sipas ligjit? Sa shuma të tjera parash keni shpenzuar nëpër kazinotë e Evropës?

    Këto dokumente të autoriteteve malteze konfirmojnë faktin se në muajin korrik të vitit 2018, Arben Ahmetaj, i cili në atë kohë ishte ministër i Financave, ka shpenzuar 93.500 euro në Kazinonë Dragonara të Maltës, një parajsë fiskale, e frekunetuar shpesh nga Tigri. Në një kohë kur paga e tij si ministër ishte rreth 2 mijë euro, Ahmetaj për një muaj ka shpenzuar 93 mijë euro në bixhoz.

    Ahmetaj luante kumar me paratë e dyshuara produkt i aferave me pasuritë dhe paratë publike, bashkë me kunatin e tij, Leonard Mene, të cilin Ahmetaj e kishte emëruar drejtor të investimeve në OSHE. Vëllanë e kunatit, Klodian Mene, e kishte emëruar drejtor të privatizimeve, me të cilin ka kaluar pasuri publike në emër të miqve të tij biznesmenë, siç janë pronat ku është ngritur Latitude dhe qendra tregtare Emerald tek 5 maji, për të cilat SPAK ka hapur një çëshje më vete penale.

    (Kazino Dragonara)

    Pasioni i Tigrit për të shpenzuar qindra mijëra euro në bixhoz është reflektuar përciptazi në dosjen e SPAK për korrupsionin e tij 20-vjeçar, një dosje e kopsitur sipas manualeve të FBI-së, e mbushur me fakte penale për korrupsion dhe pastrim parash. Sipas dosjes, Ahmetaj është regjistruar në këtë kazino që në vitin 2015, duke e prezantuar veten që në atë kohë si Ministër Financash. Ahmetaj e ka frekunatuar kazinonë nga viti 2015 deri në vitin 2022.

    “676.2. Të dhënat e letër porosisë. Me shkresën nr. L 144 datë 27.03.2023 është kërkuar nga Ministria e Drejtësisë ndihmë juridike nga autoritetet gjyqsore të Maltës në lidhje me aktivitetin e shtetasit Arben Ahmetaj. Në përgjigje të kërkesës sonë, siç edhe më sipër është pasqyruar, nga shkresa nr. AG/PIU/143/2023 datë 30.07.2023 383 përpiluar nga Inspektori i Policisë Dr. Omar Caruana. Zyra Ndërkombëtare FCID bëhem me dije se konfirmohet nga Kazino Dragonara se shtetasi Arben Ahmetaj, është regjistruar në në Kazino Dragonara më datë 04.08.2015, duke e deklaruar veten si Ministër i Financave. Me shkresën nr. L 144 datë 27.03.2023 është kërkuar nga Ministria e Drejtësisë ndihmë juridike nga autoritetet gjyqsore të Maltës në lidhje me aktivitetin e shtetasit Arben Ahmetaj. Në përgjigje të kërkesës sonë, siç edhe më sipër është pasqyruar, nga shkresa nr. AG/PIU/143/2023 datë 30.07.2023 383 përpiluar nga Inspektori i Policisë Dr. Omar Caruana. Zyra Ndërkombëtare FCID bëhem me dije se konfirmohet nga Kazino Dragonara se shtetasi Arben Ahmetaj, është regjistruar në në Kazino Dragonara më datë 04.08.2015, duke e deklaruar veten si Ministër i Financave. Ky shtetas ka qenë në këtë kazino dhe në muajin Korrik të vitit 2018. Gjatë këtyre vizitave ai ka blerë dhe ka përdorur fisha parash (çipsa) për të luajtur në tavolinat e bixhozit të Kazinose Dragonara. Shuma totale e paguar për blerje fisha gjatë vizitave të tij në muajin Korrik 2018 është 93 500 Euro, për të cilën nuk ka asnjë regjistrim që të jenë ri-tërhequr nga arka“, thuhet në dosje.

    Në monologun e tij para gazetarisë alla çipekase, Arben Ahmetaj denoncoi disa afera qeveritare të cilat qëndrojnë, ndonëse diheshin pasi janë ekspozuar në mediat shqiptare. Por, në tërësi, monologu i tij merret me rezerva, pasi deformon dhe nuk rrëfen aferat e tij korruptive. Pra, është monologu i një prej ikonave apo monumenteve të korrupsionit në Shqipëri.\Prapaskena

    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Uncategorized

    Zbulohen 10 kandidatët për kreun e Policisë së Shtetit

    11.03.2026
    Uncategorized

    Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

    07.03.2026
    Uncategorized

    Marko Hoti spikat në koncertin e 2 Marsit me “Gurra e Kurbinit” në Lezhë

    03.03.2026
    Uncategorized

    Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e Pëllumb Gjokës, investitorit strategjik

    25.02.2026
    Uncategorized

    Skifer Ponari kërcënon familjen: Më keni 500 mijë euro borxh, dilni nga shtëpia

    11.02.2026
    Uncategorized

    Skema e errët e Bankers Petroleum: Si Qinglong, Albtalent, GES dhe Petrosolution zhvatën pasurinë e shqiptarëve

    25.01.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Jet Bank dështon që në nisje, bie faqja online

    28.03.2026

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026

    Teste sa për sy e faqe, apo pastrim parash? Të kujt janë 10 mijë eurot që izraeliti i JET BANK u dha banorëve të Bigut

    28.03.2026

    Jet Bank Fails at Launch as Website Goes Down

    28.03.2026

    Berisha: IUTE Credit dhe Kredo po çojnë qytetarët drejt vetëvrasjes

    28.03.2026
    Më të lexuarat

    Orest Sota pronar i apartamentit ku jeton Mirlinda Karçanaj? Lidhja me Ergys Agasin dhe verifikimet e BKH

    Nga InfoNews25.03.20260

    Orest Sota pronar i apartamentit ku jeton Mirlinda Karçanaj? Lidhja me Ergys Agasin dhe verifikimet…

    Skandali me fondet IPARD, SPAK gati komunikimin e akuzave

    28.03.2026

    Dokumetet/ EUROSIG dhe INSIG i Kadri Morina, rrisin fitimet dhe nuk japin dëmshpërblime

    27.03.2026

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026

    Teste sa për sy e faqe, apo pastrim parash? Të kujt janë 10 mijë eurot që izraeliti i JET BANK u dha banorëve të Bigut

    28.03.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.