Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet në pistë për sezonin 2027

    26.10.2026

    Nga qiramarrës në pronar, si mund të përfitoni shtëpi përmes programit të strehimit

    25.10.2026

    Doni të ndani pronën me familjarët? Ja çfarë duhet të bëni në e-Albania

    25.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»“Do të rikthejmë lekët që ke humbur…”/ Si funksiononte Call Center i Taulant Beleraj, policia: Dyshojmë për bashkëpunëtorë

    “Do të rikthejmë lekët që ke humbur…”/ Si funksiononte Call Center i Taulant Beleraj, policia: Dyshojmë për bashkëpunëtorë

    Aktualitet Nga InfoNews02.10.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    "Do të ritkhejmë lekët që ke humbur..."/ Si funksiononte Call Center i Taulant Beleraj, policia: Dyshojmë për bashkëpunëtorë
    "Do të ritkhejmë lekët që ke humbur..."/ Si funksiononte Call Center i Taulant Beleraj, policia: Dyshojmë për bashkëpunëtorë
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Sipas informacioneve të administruara nga InfoNews, detaje të reja kanë dalë nga dëshmitë e personave të arrestuar në lidhje me aktivitetin e dyshuar mashtrues të call center-it në Rrugën e Kavajës.

    Burime pranë hetimit bëjnë me dije se, gjatë dëshmive të tyre, personat e arrestuar kanë deklaruar se paguheshin me shuma relativisht të ulëta dhe me një përqindje të vogël në raport me vlerat që dyshohet se përfitoheshin përmes skemës së mashtrimit.

    Reklamë

    Call Center i Taulant Beleraj

    Ndërkohë, burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se aktiviteti nuk dyshohet se kontrollohej vetëm nga personi i shpallur në kërkim, Taulant Beleraj. Sipas këtyre burimeve, në administrimin e call center-it dyshohet se ishin të përfshirë edhe persona të tjerë, të afërt me të.

    Një tjetër element që po hetohet lidhet me mënyrën e funksionimit të skemës. Sipas burimeve të administruara nga hetuesit, operatorët kontaktonin persona që kishin qenë më herët viktima të mashtrimit, duke u prezantuar këtë herë si persona që mund t’i ndihmonin për të rikuperuar paratë e humbura.

    Përmes këtij komunikimi, viktimave dyshohet se u premtohej kthimi i shumave të humbura, ndërsa më pas u kërkoheshin pagesa të tjera. Sipas burimeve, përmes kësaj skeme dyshohet se janë përfituar shuma që arrijnë në miliona lekë.

    Në ambientet e call center-it, policia gjeti gjithashtu blloqe me të dhëna dhe emra të personave që dyshohet se ishin mashtruar më parë. Pajisjet elektronike të sekuestruara pritet të analizohen për të përcaktuar shtrirjen e aktivitetit, personat e tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë dhe numrin e viktimave të skemës.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet në pistë për sezonin 2027

    26.10.2026
    Aktualitet

    Nga qiramarrës në pronar, si mund të përfitoni shtëpi përmes programit të strehimit

    25.10.2026
    Aktualitet

    Doni të ndani pronën me familjarët? Ja çfarë duhet të bëni në e-Albania

    25.10.2026
    Aktualitet

    Studentët mund të përfitojnë kredi për studimet, ja data e fundit për aplikim

    25.10.2026
    Aktualitet

    KUJDES! Qeveria ndalon importin e ketyre makinave

    25.10.2026
    Aktualitet

    Ja si do të transformohet sheshi Nënë Tereza

    25.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet në pistë për sezonin 2027

    26.10.2026

    Nga qiramarrës në pronar, si mund të përfitoni shtëpi përmes programit të strehimit

    25.10.2026

    Doni të ndani pronën me familjarët? Ja çfarë duhet të bëni në e-Albania

    25.10.2026

    Studentët mund të përfitojnë kredi për studimet, ja data e fundit për aplikim

    25.10.2026

    KUJDES! Qeveria ndalon importin e ketyre makinave

    25.10.2026
    Më të lexuarat

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    Aktualitet Nga InfoNews20.10.20260

    Tiranë- Një 46-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme brenda automjetit të tij “Volvo”…

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Lëmsh me shpërblimin e policëve, në MB nuk dinë tabelën e shumëzimit

    20.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026

    Si u “peshkua” Leli Kaja? Ku u gjetën 4 milionë lekë dhe 28 mijë euro, biznesmeni i njohur që e futi në “kurth”!

    21.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.