Biseda të tjera janë zbardhur për sa i përket grupit të kokainës të drejtuar nga Ervis Çela dhe Franc Çopja.
Në këto biseda dalin foto dhe përgjime për sasi të mëdha floriri në mënyrë që të mos mbajnë para cash.
20.53.1. Më datë 02.02.2021, në orën 21:03:40 Ervis Çela komunikon me Franc Gergely të cilit i shkruan “…Nuk dijm ku me çu leket…”.
Ervisi përgjigjet “…Flori shok…Do t jap unë…kontakt…Do ti kthej t gjitha shqipëri…”
dhe në vijim i dërgon një fotografi e cila pasqyron një sasi të konsiderueshme prej 20 lingotash ari.
Pas dërgimit të fotografisë së lingotave të arit Franc Gergely i shkruan “…20/30 kile cdo dit…Beni 1,000 kile flori…”.
Ervisi i shkruan “…Po merr ti 200/300 kile per vit…”.
Franci i shkruan “…Eshtë me 55 toni…Unë vet kam arrit ke 110 kg deri tani…Si do bëj 300 kile per 2 jave…Po t lej kontaktin e te vazhdoje per ty..”
Ervisi e pyet nëse i beson se t’i dërgojë ne Shqipëri.
Franci i përgjigjet “…Po…”.
Ervisi në vijim i shkruan “Kur të mbarosh të gjitha i blen nga viti tjeter…?”.
Franci e pyet “…a i ktheve arit…”. Pas disa bisedimesh të tjera mbi kthimin e arit, Ervisi “…aty i kam…”.
20.54. Më datë 04.02.2021, Ervis Çela komunikon me Franc Gergelyn të cilin e pyet
“Si duket situata në hamburg ?…”. Franci i përgjigjet “…Neser bajn letrat m duket gati…Por se di akm…Se skam fol sot…”.
20.55. Më datë 06.02.2021, në orën 19:15:51, Ervis Çela komunikon me Franc Gergelyn të cilit dyshohet se i kërkon të kryejë sa më shumë transferta pasi i duhet të mbajë të angazhuar personat të cilët merren me përpunimin dhe prodhimin e lëndës narkotike, proces të cilit Ervis Çela i referohet si “guzhina”. Për këtë qëllim ai shkruan “Ke naj lek gati n holland”. Franci i përgjigjet se do nisë të hënën. Ervisi i shkruan “…Po neser je gjo t’oken…Nja 10M me duhen shpejt…Pastaj se kam problem…Qe mos ndalojn punen guzhinas…Lodra spo nis kte rradhe”.
20.55.1. Më datë 06.02.2021, në orën 21:33:45 Albin Çela komunikon me vëllain e tij Albin Çela të cilit i shkruan “Bona i grop sonte…”. Ervisi e pyet “…He sa fute ?…”. Albini i përgjigjet “…4 cop…5 mil…i futa atje ke magazina…Do i hedh i beton persiper…Po kam frike knei per bace se marrin lageshti…Mos na merzit se i rregulluj un…Do blej 500 kile flori…Nuk mblhen leket ne grope gjith jeten…”.
20.55.2. Më datë 06.02.2021 në orën 22:27:05 Ervis Çela komunikon me vëllain e tij Albin Çela të cilin e pyet nëse është akumuluar shuma prej 60 milion euro “…I bone 60mln?…”. Albini i përgjigjet “Jo nuk i kam bo”, në vijim Ervisi i shkruan se së shpejti do t’i bëjë. Ai shkruan “Ok se do i bosh…Te rregullosh kalamojt…”.
Më datë 06.02.2021, në orën 17:45:43, Riza Çela komunikon me vëllain e tij Ervis Çela të cilin e pyet “…Ke bo naj pusllik sot…Se muar me ta marr malli e bohet puslliku…”. Ervis Çela pasi i dërgon një fotografi në të cilën dyshohet se shquhen në pjesë me lëndë narkotike…
