Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Babai i Vis Martinajt: Ja ku ma kanë ekzekutuar djalin…

    30.03.2026

    Jet Bank dështon që në nisje, bie faqja online

    28.03.2026

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    DETAJET/ BKH bastis zyrat e Soft & Solution, SPAK fut në radar dyshen Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri

    Nga InfoNews06.08.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Biznesmeni Ermal Beqiri, një nga emrat më aktivë në tregun e teknologjisë së informacionit dhe përfitues i një numri të madh tenderash publikë, përfshirë ato të shpallura nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka hyrë në radarët e SPAK.

    Burime për Skyweb konfirmojnë se gjatë mesjavës së kaluar (të mërkurë), oficerë të BKH-së kanë ushtruar kontrolle në ambientet e kompanisë “Soft & Solution”, në pronësi të Beqirit.

    Ende nuk dihet nëse këto veprime hetimore lidhen drejtpërdrejt me tenderat e fituar nga kompania apo nëse janë pjesë e një hetimi më të gjerë të nisur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

    Emri i Beqirit lidhet ngushtë me atë të biznesmenit tjetër të sektorit IT, Ergys Agasi, i cili përmes kompanisë “EA Solution” është futur me shpejtësi në tregun e teknologjisë, duke fituar gjithashtu kontrata të rëndësishme publike.

    Agasi u pa disa ditë më parë në ambientet e SPAK, ku sipas burimeve qëndroi për disa orë për t’u marrë në pyetje, megjithëse nuk janë dhënë detaje mbi çështjen për të cilën u thirr.

    Një element që ka ngjallur vëmendje është fakti se “Soft & Solution” dhe “EA Solution” ndodhen në të njëjtën godinë prej rreth një viti dhe ka dyshime për raporte intensive financiare mes dy kompanive.

    Edhe pse nuk ka konfirmim zyrtar se kontrollet e BKH-së tek kompania e Beqirit dhe paraqitja e Agasit në SPAK lidhen me të njëjtën çështje, fakti që të dy janë në qendër të vëmendjes së autoriteteve hetimore njëkohësisht ka ngritur pikëpyetje në opinionin publik.

    Pavarësisht zhvillimeve hetimore, “Soft & Solution” vazhdon të renditet mes përfituesve më të mëdhenj të kontratave publike në fushën e teknologjisë së informacionit.

    Kjo kompani, së bashku me “Advanced Business Solution”, kanë dominuar tenderat e këtij sektori vitet e fundit, shpesh duke u përballur mes tyre në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP) për ankimime mbi procedurat.

    Konkurrenca mes këtyre kompanive është bërë e hapur, duke reflektuar një betejë të fortë për kontrollin e tregut të IT-së publike në vend.

    Sipas të dhënave publike, tenderat e fituar nga “Soft & Solution” përfshijnë projekte të rëndësishme të digjitalizimit të shërbimeve publike, furnizime me infrastrukturë IT dhe mirëmbajtje të sistemeve të teknologjisë së informacionit në institucione shtetërore.

    Vlera e kontratave të akorduara kompanisë në vitet e fundit arrin në miliona euro.

    Hetimet e nisura nga BKH dhe SPAK pritet të hedhin dritë mbi mënyrën e zhvillimit të këtyre procedurave dhe nëse ka pasur shkelje ligjore apo marrëdhënie të parregullta mes operatorëve ekonomikë dhe autoriteteve kontraktore. /skyweb.al

    Ergys Agasi
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Babai i Vis Martinajt: Ja ku ma kanë ekzekutuar djalin…

    30.03.2026
    Aktualitet

    Jet Bank dështon që në nisje, bie faqja online

    28.03.2026
    Aktualitet

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026
    Aktualitet

    Teste sa për sy e faqe, apo pastrim parash? Të kujt janë 10 mijë eurot që izraeliti i JET BANK u dha banorëve të Bigut

    28.03.2026
    Aktualitet

    Jet Bank Fails at Launch as Website Goes Down

    28.03.2026
    Aktualitet

    Berisha: IUTE Credit dhe Kredo po çojnë qytetarët drejt vetëvrasjes

    28.03.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Babai i Vis Martinajt: Ja ku ma kanë ekzekutuar djalin…

    30.03.2026

    Jet Bank dështon që në nisje, bie faqja online

    28.03.2026

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026

    Teste sa për sy e faqe, apo pastrim parash? Të kujt janë 10 mijë eurot që izraeliti i JET BANK u dha banorëve të Bigut

    28.03.2026

    Jet Bank Fails at Launch as Website Goes Down

    28.03.2026
    Më të lexuarat

    Orest Sota pronar i apartamentit ku jeton Mirlinda Karçanaj? Lidhja me Ergys Agasin dhe verifikimet e BKH

    Nga InfoNews25.03.20260

    Orest Sota pronar i apartamentit ku jeton Mirlinda Karçanaj? Lidhja me Ergys Agasin dhe verifikimet…

    Skandali me fondet IPARD, SPAK gati komunikimin e akuzave

    28.03.2026

    Dokumetet/ EUROSIG dhe INSIG i Kadri Morina, rrisin fitimet dhe nuk japin dëmshpërblime

    27.03.2026

    Vettingu në polici me hapat e breshkës! Në sitë edhe specialistë

    27.03.2026

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.