Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Burgjet si hotele! Nga Safet Bajri, Princi Damian, Tur Burrelsi deri te Gaxhai/ Dalin emrat e të fortëve dhe vajzave ‘VIP’ në takime intime

    17.05.2026

    Skafe e Jahte ”falas”/ Ankandi qesharak i AAPSK

    16.05.2026

    Raiffeisen Bank në Shqipëri! Realiteti që djeg vetëm arkivat por jo borxhet

    16.05.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Del llogaria, ja sa kushtonte 1 shishe verë e Gys Agasit te Equos Resort

    By InfoNews27.12.2025No Comments
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Mes kodrave të gjelbëruara të Mulletit, rreth 13 kilometra larg qendrës së Tiranës, “Equos Resort” reklamon shërbime luksi, mes të cilave një klub hipizmi, xhiro me kuaj apo sporte ujore për stinët e nxehta të vitit.

    Por koleksioni më i vlefshëm fshihej në një qilar brenda resortit.

    Pas shpalljes në kërkim të Ergys Agasit për akuzat e krijimit të një grupi të strukturuar kriminal me qëllim manipulimin e tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit bllokuan një koleksion të shtrenjtë me 900 shishe verë të markave ekskluzive në një vilë 2-katëshe brenda resortit, e identifikuar si pronë e Agasit.

    Por koleksioni i verërave u zhduk në mënyrë të paprecedentë, pasi ishte bllokuar nga oficerët e BKH-së dhe Drejtoria e Hetimit Doganor.

    Një burim në dijeni të kontrollit i tha BIRN se një pjesë e koleksionit të verërave në pronësi të Agasit daton gati një shekull më parë, me tapa të dyllosura në vitet 1922, 1923 dhe 1940, të gjitha të pajisura me certifikatë origjine. Koleksioni kishte si origjinë Francën dhe Italinë dhe ishte futur kontrabandë në Shqipëri.

    Sipas SPAK, koleksioni u zbulua gjatë kontrolleve për ekzekutimin e masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj Ergys Agasit, e lëshuar nga Gjykata e Posaçme më 15 dhjetor. Hetuesit e BKH-së vlerësuan gjithsesi se koleksioni i verës nuk bënte pjesë në kompetencën lëndore të Strukturës së Posaçme dhe njoftuan Drejtorinë e Hetimit Doganor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave që të kryente procedurat përkatëse për mallrat e futura kontrabandë.

    “Kemi ndjekur praktikën e rasteve të ngjashme, pasi kur konstatohet një vepër penale e dyshuar që nuk është kompetencë e Strukturës së Posaçme, njoftohen institucionet kompetente për kryerjen e veprimeve të mëtejshme,” tha një burim i SPAK në kushtet e anonimatit.

    Drejtoria e Hetimit Doganor ka kryer inventarin dhe ka arritur në përfundimin se koleksioni i verërave të Agasit kishte një vlerë prej rreth 1 milion eurosh, ndërkohë që shmangia e detyrimeve doganore kapte vlerën e rreth 300 mijë eurove. Nga vlerësimi sipas çmimeve të referencës dhe atyre të tregut, është konkluduar se ka pasur shishe vere që e kalonin vlerën e 30 mijë eurove, ndërsa më e lira është vlerësuar rreth 350 euro.

    Pasi ka kryer inventarin, drejtoria e Hetimit Doganor nuk e ka transportuar koleksionin në magazinat doganore me pretendimin se nuk kishin hapësirë për produkte ushqimore. Në pritje të gjetjes së hapësirës, ata kanë mbajtur një procesverbal për bllokimin e mallit, i cili është nënshkruar nga djalit të xhaxhait të Agasit, Eno Agasi, dhe janë larguar.

    Kur janë rikthyer të nesërmen për të rimarrë verën, punonjësit e Hetimit Doganor e kanë gjetur qilarin bosh. Doganat e referuan çështjen në Prokurorinë e Tiranës, kur 900 shishet e verës ishin zhdukur pa asnjë gjurmë.

    I pyetur nga BIRN, drejtori i Hetimit Doganor, Dorian Doka i shmangu komentet për përgjegjësitë, duke thënë se çështja është në hetim.

    Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin penal për katër vepra penale ndaj Eno Agasit, ndërkohë që gjykata ka caktuar ndaj tij masën e “arrestit me burg” në mungesë. Ai po hetohet për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”; “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”; “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”; “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

    Sipas Prokurorisë së Tiranës, zhdukja e verës ka qenë e mirëorganizuar, pasi nga hetimet ka rezultuar që autorët të jenë kujdesur të zhdukin edhe gjurmët. Autorët kanë zhdukur gjithashtu të gjitha kamerat e sigurisë që gjendeshin në “Equos Resort” si dhe ato që e lidhnin resortin me autostradën Tiranë-Elbasan.

    Koleksioni prej 1 milion eurosh i verërave të Ergys Agasit konsiderohet prej hetuesve një investim.

    “Nuk është zotëruar për konsum, por ka qenë një koleksion i krijuar për investim, pasi i rritet vlera. Po ashtu, mund të jetë përdorur në vend të shkëmbimeve valutore,” tha një burim në afërsi të hetimit.

    Sipas Prokurorisë së Tiranës, në vijim të hetimeve dhe provave të reja që do të gjenden, do të vlerësohet nëse çështja do të përmbyllet aty, apo do të kalohet për kompetencë pranë Prokurorisë së Posaçme.

    Del llogaria Equos Resort Ergys Agasi Hetime ja sa kushtonte 1 shishe verë e Gys Agasit te Equos Resort SPAK
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Related Posts

    Aktualitet

    Burgjet si hotele! Nga Safet Bajri, Princi Damian, Tur Burrelsi deri te Gaxhai/ Dalin emrat e të fortëve dhe vajzave ‘VIP’ në takime intime

    17.05.2026
    Aktualitet

    Skafe e Jahte ”falas”/ Ankandi qesharak i AAPSK

    16.05.2026
    Aktualitet

    Raiffeisen Bank në Shqipëri! Realiteti që djeg vetëm arkivat por jo borxhet

    16.05.2026
    Aktualitet

    SPAKU/ Leonidha Çobo mbyll zyrën e tij të konsulencës që mori 1.5 mln euro nga “Bankers”

    16.05.2026
    Aktualitet

    Çunat e grabitjes në Kamëz me motorr të vjedhur

    16.05.2026
    Aktualitet

    Prag tragjedie në Durrës, i dehuri në timon bën lëmsh qytetin

    16.05.2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    Të Fundit

    Burgjet si hotele! Nga Safet Bajri, Princi Damian, Tur Burrelsi deri te Gaxhai/ Dalin emrat e të fortëve dhe vajzave ‘VIP’ në takime intime

    17.05.2026

    Skafe e Jahte ”falas”/ Ankandi qesharak i AAPSK

    16.05.2026

    Raiffeisen Bank në Shqipëri! Realiteti që djeg vetëm arkivat por jo borxhet

    16.05.2026

    SPAKU/ Leonidha Çobo mbyll zyrën e tij të konsulencës që mori 1.5 mln euro nga “Bankers”

    16.05.2026

    Çunat e grabitjes në Kamëz me motorr të vjedhur

    16.05.2026
    Më të lexuarat

    Si i shpëtoi arrestimit Samir Mane dhe bashkëshortja Eva Mane, korrupsion me një vilë në Rolling Hills, SPAK nxjerr bisedat

    By InfoNews13.05.20260

    Si i shpëtoi arrestimit Samir Mane dhe bashkëshortja Eva Mane, korrupsion me një vilë në…

    Vrasja e biznesmenit në Sarandë/ Gjykata lë në qeli Kostandin Voglin, seanca mbahet në spital! Viktor Ruçi mbetet në arrest shtëpie

    11.05.2026

    EKSKLUZIVE/ Alarm te Raiffeisen Bank Albania, plasin SMS mashtruese! Siguri prej kartoni?

    12.05.2026

    Telashe me kredinë, Influencerja akuza të forta ndaj NOA: Është zhdukur, po kërkoj ta gjejë

    15.05.2026

    Çfarë ndodhi me Dur Bamin, bëhet bashkë në një vend me Lul Berishën

    13.05.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.