Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Skifer Ponari kërcënon familjen: Më keni 500 mijë euro borxh, dilni nga shtëpia

    11.02.2026

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026

    Dhoma Amerikane: Tenderat e AKSHI-t po mbaten peng nga korrupsioni

    11.02.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Çmimet kapin majat…por Vodafone Albania shfajsohet: E kemi të vështirë…

    Nga InfoNews27.01.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Çmimet kapin majat…por Vodafone Albania shfajsohet: E kemi të vështirë…

    Autoriteti i Konkurrencës ka hapur një hetim të thelluar ndaj dy operatorëve kryesorë të telefonisë celulare në vend, Vodafone Albania dhe One Albania, për dyshime mbi sjellje anti-konkurruese në tregun e shërbimeve celulare.

    Siç ishte paralajmëruar në muajin tetor gjatë raportimit në Kuvendin e Shqipërisë, Autoriteti i Konkurrencës, në fazën e hetimit paraprak të tregut, ka identifikuar elementë që mund të tregojnë koordinim të sjelljes tregtare mes dy operatorëve.

    Sipas argumentimit të vendimit, tregu me pakicë i shërbimeve celulare në Shqipëri paraqitet si një duopol, ku Vodafone Albania dhe One Albania zotërojnë së bashku 100% të tregut. Kjo strukturë tregon një përqendrim të lartë të tregut dhe një nivel të kufizuar konkurrence efektive, duke krijuar kushte për një pozitë dominuese kolektive.

    Hetimi paraprak, që përfshin periudhën nga 1 janari 2022 deri më 25 korrik 2025, ka konstatuar se dy operatorët kanë ndjekur politika të ngjashme tregtare në lidhje me ofertat e shërbimeve celulare, përfshirë paketat me parapagesë, me kontratë dhe shërbimet roaming.

    Gjatë kësaj periudhe është vërejtur një rritje progresive dhe pothuajse e sinkronizuar e çmimeve të paketave celulare. Ndërkohë, nuk rezulton që ndërmarrjet të kenë përdorur një metodologji të qartë për përllogaritjen e kostove, e cila do të justifikonte ndryshimet e çmimeve të aplikuara në treg.

    Sipas analizës së Autoritetit të Konkurrencës, sa herë që njëri operator ka rritur çmimet e paketave, operatori tjetër e ka ndjekur brenda një periudhe të shkurtër kohore me rritje të ngjashme, si në nivel çmimi ashtu edhe në strukturën e paketave, duke përfshirë minutat, internetin, SMS-të dhe afatet e vlefshmërisë.

    Autoriteti vlerëson se ky reagim i shpejtë dhe simetrik përbën një tregues të mundshëm të praktikave të bashkërenduara, të cilat mund të cenojnë konkurrencën dhe interesin e konsumatorëve.

    Vodafone

    Ndërmarrja Vodafone Albania ka dërguar informacionin në formë tabelare mbi emërtimet, çmimet dhe përbërjet e paketave me parapagesë, kontratë dhe roaming për vitet 2023, 2024 dhe periudhën janar–korrik 2025, si dhe mënyrën se si ato kanë ndryshuar gjatë kësaj periudhe hetimore, duke cilësuar datën e ndryshimit, emërtimet, çmimet dhe përbërjet e reja për secilën paketë me parapagesë, kontratë dhe roaming.

    Gjatë gjithë periudhës hetimore për ndërmarrjen Vodafone Albania SHA, paketa më ekonomike në treg për individë ka qenë Vodafone Basic, në vlerë 600 ALL. Kjo paketë, e vlefshme për 30 ditë nga momenti i aktivizimit, ofrohet në treg për klientët me buxhet të ulët. Edhe pse ndërmarrja Vodafone ka hedhur në treg paketa të reja gjatë periudhës hetimore, Vodafone Basic ka mbetur gjithmonë paketa me vlerën ekonomike më të lirë.

    Të pyetur mbi afatet e vlefshmërisë së rimbushjeve dhe kohën kur një numër kalon në status pasiv, Vodafone Albania ka vënë në dispozicion afatet e vlefshmërisë dhe sqarimet përkatëse si në vijim: Një numër i ri Vodafone qëndron aktiv në rrjet për 12 muaj. Pas kalimit të periudhës prej 12 muajsh, statusi i numrit është në varësi të rimbushjes nga ana e pajtimtarit sipas afateve. Data e skadimit të kreditit përcakton kohëzgjatjen e statusit aktiv, gjatë të cilit pajtimtari ka mundësi të përdorë të gjitha shërbimet që i përkasin planit të tij tarifor. Nëse pajtimtari nuk e rimbush numrin e tij Vodafone deri në datën e përmendur në mesazhin e regjistruar, numri kalon në statusin pasiv. Me kalimin e numrit në status pasiv, 24 orë më pas krediti konfiskohet. Megjithatë, pajtimtari mund të marrë thirrje hyrëse për 3 muaj dhe, nëse kryen rimbushje brenda kësaj periudhe 3-mujore, numri riaktivizohet. Pajtimtari ka mundësinë të rimarrë numrin e tij brenda një afati kohor prej 2 vitesh nga momenti që numri i tij është deaktivizuar.

    Në lidhje me afatet e vlefshmërisë së rimbushjeve të një numri me parapagesë, Vodafone Albania është shprehur si në vijim: për vlerën e rimbushjes 100–499 lekë, vlefshmëria e rimbushjes është 30 ditë; për vlerën e rimbushjes 500–999 lekë, vlefshmëria e rimbushjes është 45 ditë; për vlerën e rimbushjes 1,000–2,500 lekë, vlefshmëria e rimbushjes është 60 ditë.

    Ndërmarrja Vodafone Albania SHA nuk ka një metodologji të mirëfilltë për përllogaritjen e kostove për hedhjen në treg të paketave me parapagesë, kontratë dhe roaming, por shprehet se bazon vendimet komerciale në analiza të detajuara financiare.

    Ridizenjimi i portofolit të planeve me parapagesë dhe me kontratë ka ardhur në mënyrë organike, i bazuar në analizën e faktorëve: (i) të brendshëm dhe të jashtëm, (ii) vendas dhe gjeopolitikë; analiza e kostos së brendshme, përfshirë investimet në rrjet, blerjen/ri-balancimin e spektrit, si dhe në teknologjinë 5G; si edhe kushtet makroekonomike të tregut.

    Gjithashtu, ndërmarrja Vodafone Albania SHA, në lidhje me çmimin për njësi të përfshirë në paketat me parapagim, me kontratë dhe roaming, është shprehur se llogaritja e çmimit për njësi është teknikisht dhe ekonomikisht e vështirë për t’u zbatuar në praktikë.

    Në vijim të kësaj përgjigjeje, Vodafone Albania sqaron të gjitha arsyet teknike, ekonomike dhe ligjore, përmes të cilave argumenton vështirësitë dhe pamundësitë e përllogaritjes së çmimit për njësi për paketat në fjalë. Vodafone Albania thekson se, në përputhje me legjislacionin për telekomunikacionin dhe praktikat rregullatore kryesisht të BE-së, vendosja e çmimit për njësi për paketat e kombinuara është teknikisht dhe ekonomikisht e pamundur, potencialisht e pasaktë dhe çorientuese, në mungesë të një metodologjie të unifikuar, si dhe jo e detyrueshme nga kuadri ligjor-rregullator kombëtar për telekomunikacionin.

    Autoriteti i Konkurrencës çmime paketash Çmimet kapin majat...por Vodafone Albania shfajsohet: E kemi të vështirë... duopol hetim i tregut konkurrencë e kufizuar konsumatorët kontrata celulare ligji per konkurrencen mungesë metodologjie kostoje paketa celulare parapagesë praktika antikonkurruese roaming rritje çmimesh shërbime telekomunikacioni statusi pasiv i numrit tregu celular tregu i telekomunikacionit vlefshmëria e rimbushjeve vodafone albania Vodafone Basic
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026
    Aktualitet

    Dhoma Amerikane: Tenderat e AKSHI-t po mbaten peng nga korrupsioni

    11.02.2026
    Aktualitet

    Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro të ‘bosit’ të njohur, i lidhur me ‘ARMO-n’

    11.02.2026
    Aktualitet

    Kreditë e grabitqarëve që zhvasin shqiptarët! Si u pagua “suksesi” me jetët

    11.02.2026
    Aktualitet

    3 ha tokë publike në Himarë/ Vangjel Tavo dhe Blendi Gonxhe shpallin “investim strategjik” prodhimin e betonit

    11.02.2026
    Aktualitet

    Pasagjerët në ankth: çfarë ndodhi me avionin e Wizz Air që u nis nga Tirana

    11.02.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Skifer Ponari kërcënon familjen: Më keni 500 mijë euro borxh, dilni nga shtëpia

    11.02.2026

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026

    Dhoma Amerikane: Tenderat e AKSHI-t po mbaten peng nga korrupsioni

    11.02.2026

    Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro të ‘bosit’ të njohur, i lidhur me ‘ARMO-n’

    11.02.2026

    Kreditë e grabitqarëve që zhvasin shqiptarët! Si u pagua “suksesi” me jetët

    11.02.2026
    Më të lexuarat

    Ngrihu Ermal Beqiri, ulu Gerond Meçe! Kush po i vjedh fondet publike tek AKSHI

    Nga InfoNews10.02.20260

    Ngrihu Ermal Beqiri, ulu Gerond Meçe! Kush po i vjedh fondet publike tek AKSHI Skandali…

    KLSH: Lajthiza? Si iu dha qytetarëve ujë me aromë…e toleroi AKU

    09.02.2026

    Wizz Air kundër shqiptarëve? Akuza të forta për abuzim masiv

    08.02.2026

    SKANDALI KURUM! Si ja mbathën kokat, nga Arif Shkalla, Mbarime Koroci, Olizana Pemati tek Doni e Gjovana Doni Sokolaj

    07.02.2026

    U krijuan sot, fituan sot! Misteri i fotovoltaikëve në Vau të Dejës drejtuar nga Kristian Shkreli

    07.02.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.