Tiranë – Audi i zi nuk i bindet postbllokut të policisë, largohet me shpejtësi pranë Komunës së Parisit
Një automjet tip Audi, me ngjyrë të zezë, nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar në një postbllok në zonën e Komuna e Parisit në Tirana.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka shtuar shpejtësinë duke rrezikuar jetën e efektivëve të policisë që ndodheshin në postbllok. Mësohet se një polic ka mbetur i plagosur lehtë. Menjëherë pas incidentit, patrullat e policisë janë vënë në ndjekje të automjetit, por deri në këto momente nuk kanë arritur ta ndalojnë.
Burime paraprake bëjnë me dije se dyshohet që drejtuesi i mjetit mund të jetë një person me precedentë penalë. Forcat e policisë kanë vijuar kontrollet në zonë dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e tij.
Ndërkohë, autoritetet pritet të japin më shumë detaje në vijim lidhur me rrethanat e ngjarjes.
