Tiranë — Prej datës 15 gusht, efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) në Tiranë nuk kanë marrë pagesat e dietave për shërbimet jashtë kryeqytetit.
Sipas burimeve për InfoNews, bëhet fjalë për mbi 200 efektivë të repartit të FNSH Tiranë, të cilët prej më shumë se dy muajsh janë në pritje të shpërblimeve financiare që u takojnë për detyrat e kryera jashtë territorit të Tiranës.
Pagesat e dietave, sipas të njëjtave burime, kryhen vetëm pasi Ministria e Brendshme miraton fondin përkatës, por që nga 15 gushti ky proces nuk është realizuar, duke shkaktuar pakënaqësi në radhët e efektivëve.
Ende nuk ka një reagim zyrtar nga Ministria e Brendshme lidhur me arsyet e vonesës në pagesa dhe se kur pritet të kryhet shlyerja e detyrimeve financiare ndaj efektivëve të FNSH-së.
