Bllokohen 1.5 tonë çokollata MILKA në Kapshticë
Drejtoria e Antikontrabandës ka bllokuar një automjet të ngarkuar me 1,5 tonë çokollata Milka, i cili kaloi në degën doganore të Kapshticës pa kryer deklarim doganor dhe pa dokumentacion mbi produktin. Sipas autoriteteve, malli mund të ishte futur ilegalisht në treg.
Pas kontrollit të plotë të mjetit, u konstatuan 566 kuti me çokollata, me peshë totale rreth 1.500 kg, të cilat tentuan të shpërndaheshin në treg.
Organet hetimore doganore po vijojnë punën për procedimin penal ndaj përgjegjësve në organet kompetente.
