Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Jet Bank dështon që në nisje, bie faqja online

    28.03.2026

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026

    Teste sa për sy e faqe, apo pastrim parash? Të kujt janë 10 mijë eurot që izraeliti i JET BANK u dha banorëve të Bigut

    28.03.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Bëri ndërhyrje te Trita Hospital, vdes biznesmeni italian në Shqipëri

    Nga InfoNews07.02.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    DETAJET/ Italiani vdiq te Trita Hospital në Tiranë, lidhje edhe me DermoLife
    DETAJET/ Italiani vdiq te Trita Hospital në Tiranë, lidhje edhe me DermoLife
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Bëri ndërhyrje te Trita Hospital, vdes biznesmeni italian në Shqipëri

    Një mjek kururg në Itali, po hetohet atje, pasi një pacient të cilin ai e solli nga Milano dhe e operoi në klinikën private “Trita Hospital” në Tiranë, ndërroi jetë katër ditë pas ngushtimit të stomakut për të humbur peshë. Pacienti, një sipërmarrës italian 54-vjeçar, që vuante nga diabeti, pësoi temperaturë të lartë dhe arrest kardiak. Nga klinika ai u dërgua në QSUT, ku dhe ndërroi jetë më 22 dhjetor të 2025-ës. Familja e tij akuzon se nuk iu bënë analiza dhe kontrolle para operacionit dhe kërkon drejtësi. Nuk dihet nëse ka një hetim edhe në Shqipëri.

    ***

    Një sipërmarrësi italian 54-vjeçar kishte vite që tentonte të humbiste peshë përmes dietave, por pa sukses, ndaj kishte vendosur t’i besonte një klinike private në Milano, për ngushtimin e stomakut. Më 6 dhjetor të vitit 2025, Massimo Ferro, i shoqëruar nga djali i madh, kreu një vizitë me kirurgun Andrea Formiga. Mjeku i sugjeroi se e njëjta ndërhyrje mund të kryhej në Tiranë, te “Trita Hospital”, simotër e klinikës milaneze. Pa hezitim sipërmarrësi italian zgjodhi Shqipërinë. Kosto e operacionit 4.400 euro në Tiranë ishte më shumë se trefish më e ulët krahasuar me rreth 15 mijë eurot që kërkoheshin në Itali.

    Pavarësisht që pacienti ishte me diabet tip II dhe peshonte 108 kilogramë, kirurgu Andrea Formiga e siguroi mbi teknikat laparaskopike dhe operacioni u planifikua për më 18 dhjetor në Tiranë. Testet para-operatore, që 54-vjeçari italian nuk i kreu në Milano, u shtynë për ditën para ndërhyrjes në Tiranë.

    Massimo Ferro mbërriti në Tiranë më 17 dhjetor me gruan e tij.

    Sipas denoncimit të familjarëve të sipërmarrësit, të përfaqësuar tashmë me 2 avokatë (Stefano Squarise dhe Jenny Lopresti), në klinikën private në Tiranë “Trita Hospital”, asnjë nga procedurat e parashikuara nga udhëzimet italiane për kirurgjinë e obezitetit nuk ishte respektuar: nuk kishte trajtim për diabetin, dhe as përgatitje para operacionit. I vetmi udhëzim sipas tyre ishte që natën para operacionit të mos hante asgjë.

    Sipas Corriere Della Sera, ditën pas operacionit, sipërmarrësi telefonoi familjarët duke i siguruar se “shkoi gjithçka mirë”. Por më pas gjithçka ndryshoi. Ai ndihej gjithnjë e më i lodhur, nuk reagonte dhe glicemia e tij mbeti e lartë. Më 20 dhjetor, dy ditë pas operacionit, teksa ndodhej ende në klinikën private, shfaqet temperatura që arriti 38 gradë dhe aty u trajtua me qetësues.

    Më 21 dhjetor, gjendja e tij përkeqësohet dhe me temperaturën që arriti 39 gradë përfshirë vështirësi në frymëmarrje, ai u dërgua në urgjencën e spitalit publik “Nënë Tereza” në Tiranë. Atje iu bënë analiza, por antibiotiku, sipas denoncimit, u dha vetëm në mbrëmje, para se të kthehej përsëri në klinikën private. Sipas Corrieres, aty gjendja u rëndua edhe më tej dhe mëngjesin e 22 dhjetorit, që shënon ditën e katër pas ndërhyrjes në stomak, pësoi arrest kardiak brenda klinikës “Trita Hospital”. Në këto kushte, sipërmarrësi italian u transferua me ambulancë në reanimacion në spitalin publik të QSUT. Pasdite mjekët raportuan se gjendja ishte e qëndrueshme, por në mbrëmje gruaja u thirr urgjent: kur arriti, Massimo Ferro kishte vdekur tashmë prej orësh.

    Sot, familjarët denoncojnë se askush nuk ka arritur të tregojë me siguri shkakun e vdekjes. “Duam vetëm të dimë pse Massimo nuk u kthye në shtëpi,” shkruajnë gruaja Romina dhe fëmijët

    Autoritetet italiane kanë nisur hetim ndaj kirurgut Andrea Formiga dhe dietologes Alessandra Freda, e cila kur dieta nuk mjafton nuk sugjeronte opsion tjetër, vec balonit gastrik dhe ngushtimin e stomakut që kryen nga mjeku, sot në hetim. Andrea Formiga punon edhe në klinikën estetike “DermoLife”, të lidhur me “Trita Hospital”.

    Alessandra Freda ambulancë Andrea Formiga arrest kardiak autoritetet italiane avokatë italianë Bëri ndërhyrje te Trita Hospital biznesmen italian Corriere della Sera denoncim familjarësh DermoLife diabet tip II drejtësi për pacientin glicemi e lartë hetim në Itali hetim në Shqipëri hetim penal infeksion post-operator interes publik Itali Jenny Lopresti kirurg italian kirurgji bariatrike klinika private në Shqipëri klinika simotër komplikacione pas operacionit kontrolle para operacionit kosto e ulët e operacioneve Massimo Ferro media italiane Milano mjek italian mjekësi estetike mjekësi pa standarde mungesë analizash mungesë transparence neglizhencë mjekësore ngushtim stomaku obezitet operacion stomaku pacient i huaj përgjegjësi institucionale përgjegjësi mjekësore QSUT reanimacion shëndetësi private shëndetësi publike dhe private shëndeti publik shkelje protokollesh mjekësore Shqipëri siguria e pacientit sipërmarrës italian skandal shëndetësor spitali Nënë Tereza Stefano Squarise temperaturë e lartë Tirane Trita Hospital turizëm mjekësor në Shqipëri turizëm shëndetësor udhëzime italiane për kirurgjinë e obezitetit urgjencë mjekësore vdekje e dyshimtë vdekje në spital privat vdekje pas ndërhyrjes kirurgjikale vdes biznesmeni italian në Shqipëri
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Jet Bank dështon që në nisje, bie faqja online

    28.03.2026
    Aktualitet

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026
    Aktualitet

    Teste sa për sy e faqe, apo pastrim parash? Të kujt janë 10 mijë eurot që izraeliti i JET BANK u dha banorëve të Bigut

    28.03.2026
    Aktualitet

    Berisha: IUTE Credit dhe Kredo po çojnë qytetarët drejt vetëvrasjes

    28.03.2026
    Aktualitet

    SPAK i vë flakën AKSHI-t, dëshmia super sekret

    28.03.2026
    Aktualitet

    Skandali me fondet IPARD, SPAK gati komunikimin e akuzave

    28.03.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Jet Bank dështon që në nisje, bie faqja online

    28.03.2026

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026

    Teste sa për sy e faqe, apo pastrim parash? Të kujt janë 10 mijë eurot që izraeliti i JET BANK u dha banorëve të Bigut

    28.03.2026

    Berisha: IUTE Credit dhe Kredo po çojnë qytetarët drejt vetëvrasjes

    28.03.2026

    SPAK i vë flakën AKSHI-t, dëshmia super sekret

    28.03.2026
    Më të lexuarat

    Orest Sota pronar i apartamentit ku jeton Mirlinda Karçanaj? Lidhja me Ergys Agasin dhe verifikimet e BKH

    Nga InfoNews25.03.20260

    Orest Sota pronar i apartamentit ku jeton Mirlinda Karçanaj? Lidhja me Ergys Agasin dhe verifikimet…

    Skandali me fondet IPARD, SPAK gati komunikimin e akuzave

    28.03.2026

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026

    Ja lokalet ku shitej droga në Bllok, nga Magic Club, Charls, Libraria e Kino…

    28.03.2026

    Dokumetet/ EUROSIG dhe INSIG i Kadri Morina, rrisin fitimet dhe nuk japin dëmshpërblime

    27.03.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.