Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ja bizneset në Shqipëri që janë në listën e zezë amerikane!

    27.06.2026

    Droga lum, mesazhet mes Musaj dhe Aliut: Boli në Brazil ka mësuar për suksesin tonë dhe tani kërkon bashkëpunim

    27.06.2026

    Tigrat flenë gjumë në Vlorë dhe marrin 70 milionë euro! Qytetarët: Përgjegjës është Balluku, Verdho dhe Erald Elezi

    27.06.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Banda që dënoi Durrësin me përmbytje

    Nga InfoNews11.01.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Në mars të vitit 2022, kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako postoi në profilin e saj në facebook një videoinspektim të punimeve për hidrovorin e ri të Durrësit, në zonën e Porto Romanos.

    “Investimet dhe puna që kemi bërë për rehabilitimin e kanaleve të ujërave të larta dhe ndërtimi i hidrovorit të ri do të zgjidhin problemin e përmbytjeve në qytet,” deklaroi Sako gjatë një bashkëbisedimi të stisur me një punonjës që gjendej aty.

    Banda që dënoi Durrësin me përmbytje

    Ky postim është një indicie mëse e mjaftueshme, që SPAK të hapë hetimet mbi atë që dyshohet si një nga aferat më të zeza korruptive të zonjës Sako, e cila për nga dëmet e shkaktuara publikut, financiare dhe jo vetëm, mund të klasifikohet pa frikë si lubia numër 2 e Rilindjes. Dhe nëse SPAK nuk bindet akoma, dosja e hidrovorit është thuajse e gatshme.

    Në dhjetor të vitit 2021, Bashkia e Durrësit hapi një tender 1.972 miliardë lekë ose 20.5 milionë euro me kursin aktual, për rehabilimin e kanaleve dhe ndërtimin e një hidrovori të ri në qytetin e Durrësit. Sako e justifikoi ndërtimin e hidrovorit të ri me faktin se hidrovori ekzistues ishte dëmtuar nga tërmeti, ndërkohë që Lëvizja Bashkë akuzoi një ditë më parë se hidrovori i vjetër u asgjësua për të lejuar zgjerimin e portit koncesionar të kompanisë Adriatic Bay Invesment Group.

    Por akuza e Arlind Qorit u hodh menjëherë poshtë nga kompania koncesionare, e cila sfidoi këdo që akuzonte të verifikonte situatën në terren. “Hidrovori ekzistues dhe hidrovori i vjetër funksionojnë në mënyrë krejtësisht të pavarur nga Porti MBM. Funksionimi i tyre nuk është cenuar në asnjë moment nga aktiviteti portual dhe kjo gjë mund të vërtetohet lehtësisht në terren,” reagoi kompania.

    Por ndonëse roli i Portit nuk duket të ketë ndonjë efekt në përmbytjen e Durrësit, shkaku real gjendet diku tjetër. Tek korrupsioni.

    Proçedura për ndërtimin e hidrovorit të ri u zhvillua me tender të kufizuar, gjithmonë me preteksin e rindërtimit nga tërmeti, edhe pse ky i fundit kishte më shumë se 2 vjet që kishte kaluar.

    Dhe arsyet se pse 20 milionë eurot u prokuruan me garë të cunguar u zbuluan vetëm dy javë më vonë, kur Emiriana Sako caktoi fituesin e llokmës së madhe. Ai ishte bashkimi i tre kompanive, që përbëhej nga 2T, Vëllezërit Hysa dhe Adriatik shpk. Këta e fituan tenderin me 99.9 për qind të fondit limit duke i kursyer qytetareve më pak se 20 mijë euro në një kontratë 20 milionë euro.

    Banda që dënoi Durrësin me përmbytje

    Fituesit e tenderit pa gare 20 mln euro per hidrovorin

    Por kush qëndronte pas aferës së hidrovorit? Përgjigja është një rrjet kompanish të zotëruara nga zyrtarë të lartë të Rilindjes.

    2T është kompania e Sakove, një nga 4 lubikompanitë e punëve publike, të cilat u shndërruan në përbindësha buxhetorë me ardhjen e Belinda Ballukut në krye të ministrisë së Infrastrukturës. Në atë kohë, Gramos Sako mbante postin e komandantit të gardës, ndërsa vitin e kaluar u caktua vezir në pashallakun e dikurshëm të Ali Pashës.

    Adriatik shpk është kompania e Spartak Kovaçit, ish drejtorit të ujësjellësit të Durrësit, familjar i Ceno Klosit, në atë kohë drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Ujësjellës Kanalizimeve, dhe njeri shumë i afërt me Belinda Ballukun. Pra këta e morën tenderin 20 milionë euro vet, njësoj si skema 5D në Tiranë, vetëm se në Durrës akronimi ishte 5B.

    Banda që dënoi Durrësin me përmbytje

    Por për të mbyllur ciklin e bandës, projektues i veprës u kontraktua kompania Invictus, ndërsa mbikqyrës e saj një kompania e quajtur Hydro-Eng Consulting. Kjo e fundit zotërohet nga Elvis Qyrku dhe është themeluar vetëm 6 muaj para tenderit të hidrovorit. Pra një kompanie pa asnjë eksperiencë i caktohet kontrata për mbikqyrjen e një vepre jetike për qytetin e Durrësit.

    Në fakt, që nga centralizimi i ujësjellësave në Ministrinë e Infrastrukturës dhe heqja e tyre nga bashkitë, të gjitha kompanitë e ujësjellësave kanë funksionuar sipas një skeme të mbyllur, ku thuajse të gjithë tenderat janë marrë nga një grusht kompanish të lidhura me dyshen Balluku-Klosi. Një skemë e pastër 5B ose dhe 5K.

    Në Durrës nuk kaloi shumë kohë për të nxjerrë në sipërfaqe bojën e errët të korrupsionit. Hidrovori i ri i Durrësit, edhe pse kushtoi plot 20 milionë euro, nuk funksionon duke bërë që qyteti të përmbytet në mënyrë të vazhdueshme sa herë që bien reshje.

    Pamjet apokaliptike të një dite më parë ishin kulmi që ua ekspozoi qytetarëve aferën e madhe të hidrovorit haptazi në publik. Tani është detyra e SPAK të verifikojë se ku kanë shkuar 20 milionë eurot e marra dhunshëm me tender pa garë. Dhe bashkë me të edhe shumë tendera të tjerë të Emiriana Sakos, e cila me preteksin e tërmetit ka ngritur në Durrës një nga gropat më të mëdha të korrupsionit të parave publike. Aq sa dhe Gjushi ngjan me të vërtetë akullore./Kapitali

    20 milionë euro 2T shpk Adriatik shpk afera korruptive Banda që dënoi Durrësin me përmbytje Bashkia Durres Belinda Balluku Emiriana Sako hidrovori i Durrësit keqmenaxhim fondesh publike kompani ndërtimi korrupsion përmbytje në Durrës Porto Romano prokurime publike rindërtimi nga tërmeti SPAK tender pa garë tendera publikë ujësjellës kanalizime vëllezërit Hysa
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ja bizneset në Shqipëri që janë në listën e zezë amerikane!

    27.06.2026
    Aktualitet

    Droga lum, mesazhet mes Musaj dhe Aliut: Boli në Brazil ka mësuar për suksesin tonë dhe tani kërkon bashkëpunim

    27.06.2026
    Aktualitet

    Tigrat flenë gjumë në Vlorë dhe marrin 70 milionë euro! Qytetarët: Përgjegjës është Balluku, Verdho dhe Erald Elezi

    27.06.2026
    Aktualitet

    Çfarë ndodhi mbërmë në Kamëz? Reagon Policia: I riu mori kallashin direkt…

    27.06.2026
    Aktualitet

    Të shtëna me armë në Kamëz… Alarmohet policia

    26.06.2026
    Aktualitet

    EMRAT/ Çështja e tokave në Zvërnec, SPAK kontroll te zyrtarët e Hipotekës së Vlorës

    26.06.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ja bizneset në Shqipëri që janë në listën e zezë amerikane!

    27.06.2026

    Droga lum, mesazhet mes Musaj dhe Aliut: Boli në Brazil ka mësuar për suksesin tonë dhe tani kërkon bashkëpunim

    27.06.2026

    Tigrat flenë gjumë në Vlorë dhe marrin 70 milionë euro! Qytetarët: Përgjegjës është Balluku, Verdho dhe Erald Elezi

    27.06.2026

    Çfarë ndodhi mbërmë në Kamëz? Reagon Policia: I riu mori kallashin direkt…

    27.06.2026

    Të shtëna me armë në Kamëz… Alarmohet policia

    26.06.2026
    Më të lexuarat

    Të shtëna me armë në Kamëz… Alarmohet policia

    Nga InfoNews26.06.20260

    Kamëz/Informacion paraprak Rreth orës 20:25, në Babrru, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në…

    Thahen llixhat e Bënjës në Përmet, turistët të shqetësuar: Po shkatërrohet natyra

    25.06.2026

    Ylli Zalla i bën gol RENEA-s, Policia: I arrestuam shokun dhe i shoqëruam vëllanë…

    23.06.2026

    Zbulohet identiteti i vajzës bjonde në burgun e Peqinit, takoi 2 të dënuar!

    22.06.2026

    Plas arma në Shkodër

    25.06.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.