Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Autor: InfoNews
Kompania koncensionare e nxjerrjes dhe pasurimit të bakrit “Ber Alb” në Fushë-Arrëz duket se po shkarkon mbetjet sterile të bakrit në lumin Fan, pa i filtruar, duke shkaktuar një ndotje alarmante. Uji i lumit dhe gurët kanë marrë ngjyrën e kromit. Shihet qartë se ndotja fillon nga vendepozitimi i sterileve të bakrit, aty ku gjendet diga. Në pamje dallohet pika ku rrjedha që del nga diga e fabrikës, bashkohet me rrjedhën normale të lumit, uji i te cilit siç shihet, vjen i pastër nga burimi. Prej këtu, uji i ndotur përshkon disa fshatra të njesise administrative Gjegjan, duke lënë pas…
Kristiano Ronaldo po shijon pushimet e tij, ndërsa është bërë shkak për ta komentuar sot. Kapiteni i Portugalisë mungoi në funeralin e Diogo Jotës dhe Andre Silvës. Fillimisht u tregua vetëm shkaku i pushimeve, por një tjetër opsion po bëhet viral. Ronaldo ka munguar në Gondomar, pasi nuk dëshironte që për shkak të famës të prishte zinë për vdekjen e dy futbollistëve. Arsye kjo që vështirë të besohet nga të gjithë. Tifozët, sidomos nga Portugalia janë treguar mjaft kritikë. Ronaldo, si kapiten i përfaqësueses dhe lojtari me më tepër paraqitje dhe gola, duhet të ishte i pranishëm.
Miniera e kromit në Bulqizë si dhe Uzinat në Klos, Burrel dhe Elbasan, një pasuri e stërmadhe shqiptare, janë dhënë me koncesion një mori firmash. Fillimisht erdhën italianët, më pas kinezët, e morën shqiptarët dhe tani e kontrollojnë turqit. Duket se, “vulën” e fundit do t’ia japin miqtë nga anadolli, të cilët për 3 vite me radhë e kanë çuar minierën apo edhe Uzinën në buzë të greminës. VoxNews raportoi më herët se miniera dhe uzinat kontrollohen nga “Albchrome Holding”, pronar të së cilës janë bërë dy turq Ali Riza Yildirim dhe Yuksel Yildirim. Në redaksinë tonë kanë mbërritur informacione…
Tensionet në fshatin Kurdari të njësisë administrative Suç në Klos u rikthyen mëngjesin e së shtunës. Dhjetëra banorë nga disa fshatra të zonës u mblodhën në lokalin e vetëm të fshatit dhe më pas u drejtuan drejt lumit të Lusës, ku bllokuan makineritë e shoqërisë “Global Interprise Group”. Shoqëria po përpiqet prej disa ditësh të rifillojë punimet për ndërtimin e HEC-it Doma, një projekt që ka hasur në kundërshtimin e vazhdueshëm të banorëve që prej momentit të shpalljes. Prej disa ditësh, shoqëria kishte nisur gërmimin e kanalit për vendosjen e një tubacioni rreth 4.4 kilometra të gjatë, i cili synon…
Një shpërthim i fuqishëm të premten në një pompë karburanti në Romë ka lënë të paktën 45 njerëz të lënduar, përfshirë 12 oficerë policie dhe gjashtë zjarrfikës, thanë autoritetet italiane. Fillimisht një erë e fortë dhe e dallueshme gazi. Pastaj flakët, një shpërthim dhe më pas një tjetër. “Një top zjarri”, siç e përshkruan dëshmitarët, ka përfshirë qiellin mbi rrugën via dei Gordiani, në periferi lindore të Romës, mëngjesin e djeshëm. Rrëfimi i atyre minutave përmblidhet në informacionin e parë që prokurorët kanë marrë nga hetuesit në terren: një rindërtim fillestar, ende i pjesshëm, por i dobishëm për të nisur…
Paraditen e nxehtë të shtunës, një grua në mesin e të 30-ave afrohet në portën e hekurit të fabrikës së cigareve “Albania Tabak” në periferi të Librazhdit dhe kërkon një takim me pronarin e ri. Por në oborrin e ndërtesës 4-katëshe të fshehur brenda mureve të larta, nuk lëviz asgjë përveç rojes. Gruaja interesohet për punë, pavarësisht lajmeve që e vendosin fabrikën në qendër të një skeme të sofistikuar të kontrabandës së cigareve që vazhdonte prej vitesh. “Kam punu këtu që fëmijë,” thotë ajo në kushtet e anonimatit. “Kshu e bënë ata këtë punë. Nuk u sollën mirë me punëtorët,…
NgaGjergj Erebara Si për periudhë vere, e njohur për thatësirë lajmesh, nuk kishte se si të ecte më mirë për dy politikanë që pëlqejnë politikat identitare përkundrejt atyre të arsyetimit, një lojë me kungulleshka mbështetur në statistika të diskutuara jashtë konteksti. Nigel Farage, ish-gazetar dhe politikan populist britanik, përdori praninë e mbi 1 mijë të burgosurve shqiptarë në burgjet angleze për të forcuar argumentin e tij kundër emigrantëve dhe “të huajve” në përgjithësi, duke vënë në dukje se këta të 1 mijë, në krahasim me rreth 50 mijë shqiptarët që jetojnë me leje qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar, përbëjnë 1…
Drejtuesi aktual i kompanisë “Bankers Petroleum” në Fier, Hong Ping Xiao dhe ish – administratori Leonidha Çobo, si dhe të dyshuarit e tjerë do të njihen sot në Gjykatën e Fierit me masat e sigurisë. Në total prokuroria e Fierit kërkoi 14 masa në gjykatë, 6 arrest me burg, 5 arrest shtëpie dhe 3 detyrim paraqitje. 9 nga masat u ekzekutuan 5 shtetas u shpallën në kërkim që janë drejtues dhe ish-drejtues të kompanisë. Prokuroria pretendon se për 20 vite përmes një skeme mashtruese Bankers ka shmangur pagesën e taksave duke shkaktuar miliona euro taksa. Në dy dekada, Bankers ka…
Prokuroria e Fierit ka ngritur akuzat për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari” ndaj babait monstër, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 12-vjeçare prej disa vitesh. Në njoftim thuhet se 36-vjeçari ka pranuar se ka kryer marrëdhënie vetëm njëherë, ndërsa sipas dëshmisë së vajzës së mitur, 36-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me të që kur ajo ishte 5-vjeçe. Ishte vetë i ati i cili denoncoi në Stacionin e Policisë Patos zhdukjen e së bijës, që u gjet në shtëpinë e fqinjit. E…
Një tjetër goditje për mafian shqiptare në Ekuador! Mediat e huaja raportojnë se pas kapjes së bosit të drogës shqiptar Dritan Gjika në Emiratet e Bashkuara Arabe, Policia Kombëtare dhe Marina sekuestruan tre ton kokainë në një fermë bagëtish në Chongon. Droga ishte fshehur në një fermë bagëtish, e cila besohet të jetë një nga kompanitë fasadë të përdorura nga mafia shqiptare. Brenda ambjenteve u gjet edhe një kamion i ngarkuar me banane dhe drogë. Pas bastisjes së pronës, u arrestuan pesë persona, të cilët besohet se janë pjesë e një organizate kriminale të lidhur me mafian shqiptare. Kamioni, që mbante…