Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Autor: InfoNews
Ja kompanitë problematike! Sigurimi i makinave, rriten të ARDHURAT nga primet, por jo DËMSHPËRBLIMET
Kur Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, organi rregullator i tregut të sigurimeve në Shqipëri, ndryshoi faktorët e riskut për caktimin e çmimit të policave të sigurimit motorik, u tha shqiptarëve se kjo bëhej në të mirën e tyre, në mënyrë që secili të paguante atë që i takon me argumentin se shoferët e këqinj duhej të ndëshkoheshin dhe të mirët, të shpërbleheshin. Në fakt, tani që kanë dalë edhe të dhënat e periudhës janar-maj 2025 mbi tregun e sigurimeve, deklarata e AMF rezulton e pavërtetë. Skyweb.al ka analizuar treguesit e primeve të arkëtuara nga tregu i sigurimeve dhe dëmeve të paguara…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar një procedim penal lidhur me kontratën koncesionare të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Procedimi është në fazën e hetimeve paraprake”, ndërsa objekt i hetimit janë elementët ligjorë, përfshirë procedurat e dhënies së kontratës, si dhe kushtet financiare dhe ndërtimore të projektit. Hetimi nis në një moment ku aeroporti ishte tashmë drejt përfundimit dhe kishte kaluar në fazën teknike të testimeve. Disa avionë janë ulur në pistë gjatë javëve të fundit, ndërsa infrastruktura ishte inaguruar zyrtarisht dhe pritej të niste funksionimin komercial gjatë muajve në vijim. Aeroporti i Vlorës është prezantuar…
Komisioni Evropian shënjoi veçmas sektorët e shëndetësisë, arsimit, të policisë dhe Agjencinë Shtetërore të Kadastrave si fusha ku rreziku për korrupsion mbetet i lartë, pavarësisht përjekjeve të lavdërueshme të SPAK dhe GJKKO për të luftuar problemin numër një të Shqipërisë. Në raportin e vet vjetor mbi Sundimin e Ligjit, [Link] në të cilin Komision vlerëson gjendjen e sundimit të ligjit në vendet anëtare dhe në vendet kandidate, të publikuar të martën, vihen në dukje dënimi me vendim Apeli i 106 personave në 24 çështje, vendime këto të dhëna mes 1 janarit dhe 31 dhjetorit 2023 në Gjykatën e Posaçme të Apelit, përfshirë zyrtarë të…
Aeroporti i Bergamos, Orio al Serio, u detyrua të pezullojë të gjitha fluturimet mëngjesin e sotëm, pas një incidenti të rëndë ku një person humbi jetën duke u thithur nga motori i një avioni të kompanisë Volotea. Sipas autoriteteve italiane, viktima nuk ishte as pasagjer dhe as punonjës i aeroportit, por besohet se ka hyrë në mënyrë të paligjshme në pistë, pikërisht në momentin kur avioni Airbus A319 po përgatitej për ngritje. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:20 të mëngjesit, duke shkaktuar ndërprerjen e menjëhershme të operacioneve në aeroport. Autoritetet kanë nisur një hetim të plotë për të zbuluar se si…
Aksionin e nisur në Vlorë disa ditë më parë, Edi Rama e spostoi vetëm pak kilometra nga qyteti bregdetar. ‘Tronditjen’ e radhës nga themelet ia edhe bashkisë së Fierit, ku në një mbledhje me tone të ashpra siç mëson Report Tv, i pakënaqur nga performanca e tyre, kërkoi edhe aty dorëheqjen e të gjithë drejtueseve të institucioneve në varësi të bashkisë, akt të cilin e paralajmëroi disa orë me herët. “Jemi në Fier dhe pastaj në Durrës, ku do të vazhdojmë të njëjtën përpjekje. Një vetëpastrim dhe vetëlehtësim i brendshëm i strukturës. Domosdoshmëri pas një periudhe të gjatë qëndrimi në…
Hapet për herë të parë gara për drejtor të Departamentit të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit. Afati i fundit për aplikantët është data 15 korrik. Oficeri i policisë që do të shfaqë interes për një nga postet më të rëndësishme në Policinë e Shtetit, duhet të ketë domosdoshmërisht gradën “Drejtues” ose “Drejtues i Parë”. Përveç këtij kriteri bazë, aplikanti duhet të ketë shtetësi shqiptare dhe të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë. Gjithashtu, brenda tre viteve të fundit, nuk duhet të ketë marrë masa disiplinore për shkelje të rënda, duhet të jetë në gjendje të mirë…
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ndërtimin pa leje të 10 kapanoneve në fshatin turistik të Thethit, të denoncuara më parë në prokurori nga autoritetet lokale, por që kjo e fundit nuk nisi asnjë hetim. Burime bëjnë me dije se ka dyshime të forta se shtetasja Lene Prroni, e cila pretendon se është pronarja e tokës ku janë vendos kapanonet, por pa dokumente, është përdorur nga i kërkuari i drejtësisë Prek Kodra. Ky i fundit dyshohet se ka investuar për vendosjen në mënyrë të paligjshme të këtyre objekteve që përdoren për turizëm me qëllim përfitim monetar, por në…
Dy drejtorët me shtetësi hungareze që drejtojnë One Albania dhe Vodafone Albania po na zhvasin çdo sekondë nëpër celularët tanë, me bekimin e kryetarit të Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba. Ky i fundit ka marrë përsipër të mbulojë, jo vetëm mungesën e konkurrencës, por edhe vjedhjen e hapur që bëjnë kompanitë duke mos zbatuar vendimin e AKEP, që i detyron dy kompanitë të ulin çmimet me 32%. Ku është rezultati i përfundimit të hetimit paraprak të AK? Debar Biba po fsheh përfundimet dhe po e zvarrit publikimin e raportit për hetimin paraprak të Vodafone Albania dhe One Albania. Këtë dyshim…
Toka mbi të cilën u ndërtuan 10 vilat e drurit, në Theth, mësohet se i përket Kishës së Thethit dhe është pronë e saj. Kisha e Thethit është një kishë katolike në Theth të rrethit të Shkodrës, e ndërtuar në vitin 1892. Kisha ka qenë një nga ndërtimet e para në këtë vendbanim, ku banonte edhe famullitari i kishës, At’Shtjefen Gjeçovi, i cili në vitin 1917 hapi edhe shkollën duke qënë edhe mësues i fëmijëve, traditë që ndoqën edhe priftërinjtë e tjerë të kësaj kishe. Por si duket Prek Kodra i cili sipas dyshimeve të policisë është pas ndërtimit të…
“Sa gram kanabis duhen për një cigare?”, pyeti Theo Jacobs prokuroren Flora Çela, pasi ishin lexuar parashtrimet e saj dhe të SPAK para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Pasi u mendua pak, Çela u përgjigj: “Dy gram”. Jacobs, që përfaqësonte ONM-në në seancën e të hënës, e korrigjoi: “0.3 gram. Me një gram bëhen 3 cigare. Me 16 ton, 50 milion cigare”, tha ai. Pasi e pyeti prokuroren në mënyrë retorike për numrin e banorëve të Shqipërisë, Jacobs shtoi se sasia e kanabisit ishte e mjaftueshme që secili prej tyre, nga foshnja te më i moshuari, të pinte kanabis. Ironia…