Autor: InfoNews

Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm të Apelit në Tiranë mori te mërkurën vendimin mbi masat e sigurisë të ankimuara nga 10 të akuzuar të çështjes së evazionit fiskal ndaj kompanisë “Bankers Petroleum”, duke lënë në fuqi masat më të rënda për drejtuesit kryesorë të saj. Apeli konfirmoi “arrestin me burg” për Drejtorin e Përgjithshëm të “Bankers Petroleum”, shtetasin kinez Hong Ping Xiao, si dhe për ish-drejtorin Leonidha Çobo, duke rrëzuar kërkesën e tyre për një masë më të butë sigurie. Nga shyrtimi gjatë seancës se djeshme, që zgjati mbi 6 orë për shkak të numrit të lartë të të arrestuarve,…

Read More

Gjykata e Dibrës cakton masën “Shtrimi i përkohshëm në një spital psikiatrik”, për të riun që plagosi 7 herë me thikë nënën e tij, Nexhmie Sula. Gjatë seancës ai ka rezultuar se ka probleme psikike dhe për këtë arsye është dërguar përkohësisht në psikiatri. Nëna e tij, drejtoreshë shkolle në Pocest, Maqellarë, ndodhet në Spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve. Dispozitivi i gjykatës: Lidhur me çështjen penale Nr. 62 Akti datë regjistrimi 04.08.2025 me objekt: “Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim H.S.”, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Plagosje e rëndë me dashje”…

Read More

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Flodian Plakun, i njohur edhe me mbiemrat Mamo dhe Serjani, i akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjas. 42-vjeçari u arrestua dy ditë më parë nga forcat operacionale në Orikum, ndërsa ditën e sotme u paraqit përpara trupit gjykues ku ka mohuar akuzat. “Nuk kam lidhje me ngjarjen, policia erdhi tek unë sepse kam përdorur një automjet tip Golf para 10 ditësh,” është shprehur Plaku në sallën e gjyqit. Ai u përfaqësua nga avokati Edvis Gorishti, i caktuar kryesisht nga gjykata, i cili kërkoi një masë më të butë…

Read More

Shkodër – Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar këtë të dielë në fshatin Paçram të Shkodrës, ku është gjetur i vrarë me armë zjarri 65-vjeçari Frrok Lleshaj, ish-efektiv i Policisë së Shtetit. Trupi i pajetë i tij është gjetur pranë rrugës rurale, ndërsa dyshohet se është qëlluar me armë në rrethana ende të paqarta. Sipas informacioneve paraprake, Frrok Lleshaj ka qenë i dënuar për një vrasje të ndodhur rreth 20 vite më parë, kur ai ekzekutoi me armë zjarri kushëririn e tij, Dode Lleshaj. Për këtë krim, 65-vjeçari ka vuajtur një dënim me burg prej 18 vitesh, duke u…

Read More

Tregu i sigurimeve ka hyrë në një rrjedhë të rrezikshme gjatë muajve të fundit me largimin e austriakëve të Uniqa Group Austria, ku kompani që kanë një pjesë të mirë të tregut po rrisin ndjeshëm të ardhurat nga primet për siguracionet e makinave, ndërkohë që ulin në mënyrë të vazhdueshme dëmshpërblimet ndaj shoferëve të aksidentuar. Vërehet se interesat e qytetarëve janë duke u cënuar me bekimin e AMF, një institucion i cili duket tërësisht i atrofizuar dhe bunkerizuar nën drejtimin e zonjës Mimoza Kaçi, duke funksionuar më shumë si noter i z.Avni Ponari se sa në rolin e rregullatorit. Të…

Read More

Kapja e personit në kërkim Flodian Plaku, është realizuar në ambjentet e Hotel “Doko” në Radhimë të Vlorës, teksa ai po qëndronte me mikun e tij, Julian Aliaj. Një skuadër operacionale e Policisë së Shtetit e koordinuar nga prokurori i Tiranës, Ridvan Suka, mundën të lokalizonin personin e dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas në zonën e Orikumit. Skuadra është përqëndruar në Orikum, për një periudhë kohe prej 4 muajsh, duke mos arritur ta shquajnë në asnjë moment siluetën e Plakut, megjithëse përgjimet e miqve dhe familjarëve të tij që i dërgonin për të ngrënë tregonin se ai ishte në…

Read More

Arrestohet në Vlorë i shumëkërkuari Flodian Plaku. Bashkë me të është arrestuar dhe Julian Aliaj. Vlonjati akuzohet për vrasjen e Gentian Bejtjas në Larushk të Fushë Krujës. Aksioni u organizua nga Policia e Vlorës në bashkëpunim me Drejtorinë për Krime të Rënda dhe Forcën e Posaçme Operacionale. Në momentin e arrestimit, Flodian Plaku lëvizte me dy pistoleta. Plaku konsiderohej person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Policia thotë se kishte marrë informacion se ai kishte marrë porosi për të kryer vrasje javët e fundit.

Read More

Një histori që duhet të hetohet, të paktën nga organet ligjzbatuese, pasi faktet janë evidente; një firmë bën punime para se të marrë leje! Dhe ku, në një nga vendet më të parapëlqyera për ndërtues, në Liqenin e Farkës. Denoncimi i VoxNews i disa ditëvë më parë hodhi driti mbi shumëçka, ku 17 pallatet 30 katësh kishin filluar të ndërtoheshin para se të merrej leja nga qeveria. Faktet janë evidente, ku dy ndërtues “hije”, Bardhus Bushaj dhe Erion Gina, pronarët me letra të firmës “Lion Construction”, janë përdorur nga njerëz të tjerë VIP-a, të cilët kanë arritur që të lobojnë…

Read More

Punonjësve të policisë u është hequr e drejta për të aplikuar në Akademinë e Sigurisë për gradën e nënkomisarit. Këtë vit shkolla është hapur vetëm për maturantët dhe jo për stafin aktual të policisë, një situatë që konsiderohet si një padrejtësi ndaj atyre që duan të avancojnë në karrierë. Për të ndjekur shkollën në Akademinë e Sigurisë, punonjësit aktualë të policisë duhet të japin dorëheqjen nga puna dhe të konkurrojnë si maturantë të rinj, pasi kuotat e vendosura janë vetëm për këta të fundit. Kjo është hera e parë që nga krijimi i Policisë së Shtetit që policëve u mohohet e…

Read More

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në fshatin turistik të Borshit, Himarë, ku një 33-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri, pas një konflikti të çastit në një lokal. Sipas burimeve nga Policia, rreth orës 02:20 të datës 31 korrik, një konflikt mes disa personave që po konsumonin alkool në një lokal ka degraduar në përdorimin e armës. Dyshohet se pas një debati verbal, shtetasi Hekuran Çelaj, 42 vjeç, banues në Borsh, ka qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të Erald Shullazit, 33 vjeç, banues në Krujë, duke…

Read More