Autor: InfoNews

Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës nisi si një plan që do t’i mundësonte Tiranës një lidhje më të shpejtë me aeroportin e Rinasit dhe bregdetin. Por projekti po zhvillohet në kurriz të mijëra këmbësorëve që e përdorin çdo ditë këtë rrugë. Heqja e katër prej shtatë mbikalimeve ka izoluar komunitete të tëra në Kashar, Fushë-Kashar dhe Yzberisht, duke i detyruar qytetarët të ecin dhjetëra minuta për të shkuar në punë apo dhe për shërbimet bazë. Projekti prej miliarda lekësh, i ndarë në disa faza dhe shoqëruar me kritika për mungesë konkurrence, ekspozon boshllëqet e planifikimit urban dhe mungesën e një strategjie…

Read More

Thellohet skandali i Drejtuesit të Prokurorisë Dibër Abaz Muça. Pas përplasjes me prokurorin Urim Kalia për një çështje hetimore dhe nisjes së procedimit penal për të, Abaz Muça ka shkarkuar nga detyra dy sekretarët e prokurorisë. Edvin Shehu dhe Artan Balla janë shkarkuar në mënyrë të beftë, pasi nuk e kanë informuar Abaz Muçën se ndaj tij kishte nisur një procedim penal. Përplasja dhe debatet e Drejtuesit me këta dy punonjës kanë nisur ditën që prokurori Urim Kalia ka nisur procedimin penal ndaj tij dhe kanë vazhduar disa ditë më pas. Drejtuesi Abaz Muça me veprimet e tij ka penguar…

Read More

Skandali i mikrokredive ka dhjetëra përgjegjës, ku shqiptarët u mashtruan dhe u zhvatën për vite me radhë në “sytë” e të gjithë bankierëve, të cilët vetëm sa fërkonin duart kur merrej kësti i radhës. Një abuzim i frikshëm, i cili është lejuar rëndom nga institucionet ligjzbatuese apo edhe ato kontrolluese, ku në këtë rast dështoi edhe organi më i lartë, Banka e Shqipërisë. Zvarritjet e Këshillit Mbikëqyrës, apo drejtuesve e organeve të tjera, për të marrë një vendim të shpejtë, solli mijëra viktima të skemës financiare si dhe viktima me humbje jete, siç ishte rasti i Pal Trashaj që u…

Read More

Komisioni i Prokurimit Publik ka zhbllokuar tenderin me fond limit 7.7 milionë euro për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit, një prej procedurave më të rëndësishme për funksionimin e administratës tatimore. Vendimi vjen pas gati gjashtë muajsh pezullim, periudhë gjatë së cilës AKSHI dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ishin të detyruara të ndalonin çdo hap deri në reflektimin e rekomandimeve të KPP-së.Tenderi ka në objekt “Mirëmbajtjen e Modulit të Menaxhimit të Kontrollit të Faturimit”, që garanton operimin 24/7 të sistemit të fiskalizimit, një shërbim që përdoret nga rreth 125 mijë tatimpagues dhe strukturat e administratës. KPP ka lejuar vijimin e…

Read More

Aksionet e Prokurorisë së Posaçme, e cila ka ngritur akuzë për disa zyrtarë dhe firma private, ka sjellë që disa individë, me lidhje tepër të fuqishme me mazhorancën apo individët në poste të rëndësishme, të vihen para drejtësisë. Ka pasur aksione në disa poste kyçe, kryesisht në pushtetin qendror, por gangrena më e madhe e të gjithë shqiptarëve ka një emërues të përbashkët; shëndetësinë! Një ish-ministër i Shëndetësisë është në arrest, sëbashku me disa zëvendësa apo edhe drejtorë të mëdhenj, të akuzuar për një mori veprash penale. Koncesionet e famshme në shëndetësi veçse kanë zhvatur para, pasi sistemi vijon të lëngojë…

Read More

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, deklaroi në emisionin “Kjo Javë” në News24 se hetimet e SPAK për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) po zbulojnë probleme serioze brenda institucionit, duke e cilësuar atë si një prej dosjeve më të mëdha dhe më të ndërlikuara të Prokurorisë së Posaçme. Lala konfirmoi se ish-drejtoresha Mirlinda Karçanaj është pyetur në cilësinë e një personi që ka dijeni mbi çështjen, ndërsa vetë AKSHI, sipas saj, rezulton të jetë një institucion i përfshirë në korrupsion, me tendera të paracaktuar dhe me ndikim të fortë të grupeve kriminale. “Dosja e AKSH-it është një nga më…

Read More

Gjykata e Tiranës ka lënë në qeli fundjavën që lamë pas Frigul Millën, administratorin e shoqërisë farmaceutike “CFO Pharma”, në pronësi të Nadir Çaushollit, në vijim të një hetimi për mashtrim në shumën 700 mijë euro me fondet publike për rimbursimin e ilaçeve. Milla ishte në kërkim prej më shumë se tre javësh, kur gjykata caktoi ndaj tij masën e sigurimit “arrest me burg” në mungesë. Në 27 nëntor 2025, Frigull Milla u vetëdorëzua, duke argumentuar se vetëm në atë moment kishte marrë dijeni se ishte person në kërkim. Gjykata e Tiranës, pas një seance marrje në pyetje, të zhvilluar…

Read More

Një ‘trafikant armësh’ shqiptar në arrati nuk duhet të ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar sepse ka frikë se do të vritet në një ‘gjakmarrje’ për një borxh prej 25,000 £, dëgjoi një gjykatë. Alban Gjidiaj kërkohet nga prokurorët në vendin e tij të lindjes për një komplot të dyshuar për të kontrabanduar tetë armë dhe një sasi fishekësh nga Shqipëria për t’ua shitur bandave me bazë në Mbretërinë e Bashkuar. 29-vjeçari u arrestua në janar nga Policia Metropolitane me një urdhër lirimi nga prokurorët specialë shqiptarë përpara se t’i jepej lirimi me kusht pasi ofroi një garanci prej 5,000 £.…

Read More

Partia Demokratike ka publikuar sot një tjetër denoncim për atë që e cilëson si skandal korruptiv në Burrel, ku unaza e qytetit është çarë dhe dëmtuar ende pa u përfunduar punimet. Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, deklaroi nga selia blu se propaganda e kryeministrit Edi Rama “po zbulohet dita-ditës”, duke përmendur rastin e fundit me rrugën në Burrel. Më 22 tetor, Rama publikoi në Facebook foto nga punimet e unazës, duke treguar se po hidhnin shtresat e fundit të asfaltit dhe se veprat e artit ishin drejt finalizimit. Sipas PD-së, realiteti është krejt tjetër. Kontrata dhe mbikëqyrja e…

Read More

Nga janari i vitit 2026, drejtuesit e automjeteve në Shqipëri pritet të përballen me një tjetër rritje të tarifave të siguracionit, duke shënuar kështu rritjen e dytë brenda 12 muajve. Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), ndryshimet vijnë si rezultat i hyrjes në fuqi të sistemit bonus–malus, një skemë e re që, sipas autoritetit, do të sjellë përfitime për rreth 96% të drejtuesve të mjeteve. Megjithatë, kjo rritje e re vjen pas shtrenjtimit deri në 30% të tarifave të siguracionit të makinave që hyri në fuqi në janar 2025, rritje e cila u konsiderua e koordinuar mes kompanive të tregut…

Read More