Autor: InfoNews

Tregu i sigurimeve po tregon shenja shqetësuese pas largimit të Uniqa Group Austria. Kompanitë kryesore po arkëtojnë miliona euro nga sigurimet e makinave, ndërkohë që dëmshpërblimet për qytetarët që pësojnë aksidente po bien në mënyrë të vazhdueshme. https://infonews.al/grafiket-degradon-tregu-i-sigurimeve-sigal-rrit-te-ardhurat-por-ul-demshperblimet-amf-ben-sehir-gjithcka-nisi-pas-ikjes-se-austriakeve-dhe-rikthimit-te-avni-ponarit/ Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se gjatë gjysmës së parë të vitit 2025, kompanitë e sigurimeve kanë përfituar rreth 87 milionë euro nga primet motorike, por kanë paguar vetëm 23 milionë euro dëmshpërblime. SIGAL, lideri i tregut, ka realizuar 20 milionë euro të ardhura, ndërkohë që dëmshpërblimet kanë rënë rreth 7.5% krahasuar me vitin e kaluar, pavarësisht rritjes…

Read More

Një tender me vlerë rreth 2.3 milionë euro ka shkaktuar një përplasje të fortë mes dy firmave, me akuza të ndërsjella ndaj njëra tjetrës. Nga njëra anë firma “Kristalina” dhe nga ana tjetër firma “Adel Co”, të cilat kanë përplasur “brirët” jo vetëm në procedurën e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave por kanë bërë kallëzime dhe padira ndaj njëra tjetrës. Tenderi po hetohet edhe nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, pasi njëra nga firmat bëri edhe kallëzim penal. Por ka edhe vendime të Agjencisë së Prokurimit Publik, apo edhe Komisionit të Prokurimit Publik, me vendime të kundërta me njëra tjetrën. Nëse…

Read More

Qeveria është alarmuar nga përdorimi i dronëve për thyerjen e sigurisë së burgjeve dhe ka vendosur të instalojë një sistem të posaçëm antidron në të gjithë institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale të vendit. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka hapur një tender me vlerë 207.6 milionë lekë ose 2.1 milionë euro për kontraktimin e privatit që do të ndërtojë sistemin antidron. “Vitet e fundit, zhvillimi teknologjik ka sjellë përdorimin e gjerë të dronave. Fatkeqësisht, disa individë ose edhe grupe kriminale kanë shfrytëzuar potencialin e dronave për qëllime të paligjshme, përfshirë kontrabandën në burgje dhe rrezikun e transportimit të…

Read More

Në 17 qershor ndodhi një transaksion i çuditshëm biznesi. Timak, një kompani që merret me prodhimin, konvertimin dhe montimin e konstruksioneve metalike dhe atyre plastike në automjete shiti 49 për qind të aksioneve të saj. Timak është një kompani e promovuar shumë fort nga qeveria kohët e fundit. Pronarja e saj, Arjeta Puca është ftuar në podcastin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa ambientet e kompanisë në Kashar janë vizituar disa herë nga ministra të qeverisë. Edi Rama dhe Arjeta Puca  Megjithatë zonja Puca vendosi të shesë 49 për qind të aksioneve të kompanisë së saj flamur, të trumbetuar aq shumë…

Read More

Buja e “rilindjes ushtarake” të Shqipërisë po zbardh fytyrën e vërtetë të fituesve të mëdhenj nën hijen e projekteve strategjike në fushën e industrisë ushtarake. Emiljano Dusha, sipërmarrësi i lidhur prej vitesh me tendera të Ministrisë së Brendshme dhe me padi në SPAK për blerje votash për maxhorancën aktuale, po shfaqet tashmë si një lojtar kyç në themelin e industrisë ushtarake shqiptare, duke marrë pozicion dominues në kompanitë e krijuara rishtazi rreth shoqërisë shtetërore KAYO sh.a. Tre kompani të reja, TIMAK DEFENCE, M.K.D dhe GUNA TACTICAL, janë regjistruar vetëm në tri ditët e para të muajit gusht 2025, të gjitha…

Read More

Lufta e ashpër për tenderin 9.1 milionë euro të Radio Televizionit Shqiptar ka shënuar një kthesë të papritur. Pas përplasjes së madhe në Komisionin e Prokurimit Publik, i cili gjeti të paligjshëm skualifikimin e kompanisë R&T nga gara duke urdhëruar RTSH-në që ta kualifikonte atë, Eni Vasili ka marrë vendim të anullojë fare tenderin. Skyweb.al raportoi se RTSH ka anuluar tenderin me argumentet që Tërshana nuk ka vërtetuar se nuk ka qenë dënuar gjatë periudhës së kërkuar nga kontraktuesi si edhe nuk ka vërtetuar që ka paguar taksat në bashkitë ku operon. Njoftimi i anullimit te tenderit nga RTSH Tenderi me…

Read More

Një konflikt i pazakontë për marrjen me qira të një Jet-ski ka përfunduar në përplasje fizike pasditen e sotme në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 pranë plazhit “Bora Bora”, ku shtetasit Sajmir Dajka dhe Shpëtim Kreçi janë konfliktuar me Julian Hoxhën, lindur në Elbasan. Sherri nisi pas mosmarrëveshjes për orarin e përdorimit të mjetit ujor dhe degjeneroi në dhunë. Të tre personat e përfshirë, bashkë me disa të pranishëm, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë, ku po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave. Ndërkohë, mësohet se vetëm pak ditë më parë, Sajmir Dajka ishte gjobitur nga Policia…

Read More

Agi Kons, një nga kompanitë më të mëdha të ndërtimit në Shqipëri, tashmë është me pronësi të huaj. Biznesmeni Gentjan Sula ka vendosur të transferojë në Angli pronësinë e kompanisë, e cila ka ndërtuar Kodrën e Diellit si dhe një sërë projektesh të tjera madhore në Tiranë dhe bregdet. Dokumentat zyrtare tregojnë se transferimi i pronësisë është bërë në dhjetor të vitit të kaluar, përmes një kontrate shkëmbimi aksionesh, ku aksionet e Agi Kons i kanë kaluar një kompanie të quajtur UK Development Holding Limited. Kjo e fundit është një shoqëri e regjistruar në Londër në gusht të vitit të…

Read More

Nga Arben Llangozi Kryeministri Edi Rama ka prezantuar me bujë programin e tij të quajtur “Toka e Xanun”, duke paralajmëruar masa të rrepta ndaj drejtuesve të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) që kanë lejuar ndërtime pa leje. Por rasti që po ju paraqesim tregon se ky program mbetet vetëm retorikë, pasi realiteti në terren dëshmon një tjetër histori, ndërtime të paligjshme në bregdetin e Ksamilit, të mbrojtura dhe të favorizuara nga vetë strukturat shtetërore por edhe nga vet kryeministri. Në zonën e njohur si Kep Merli, aty ku është ngritur edhe vila e shumëpërfolur pa leje që i atribuohet…

Read More

Muajt e fundit, SPAK dhe institucionet ligjzbatuese partnere kanë goditur disa grupe kriminale shqiptare, që dërgonin paratë e krimit nga shtete të ndryshme (kryesisht evropiane) drejt Shqipërisë, përmes sistemit të njohur kinez Hawala, i cili bën të mundur transferimin e parave duke evituar lëvizjen fizike të parave dhe sistemin bankar. Paratë dorëzoheshin në lokacione të caktuara në Evropë dhe tërhiqeshin në pika vaulutore në Tiranë, kundrejt tarifës 6 %. Krahas sistemit Hawala, qindra milionë euro hyjnë çdo vit në Shqipëri, përmes metodës tradicionale, me lëvizjen fizike të parave, me autobusë, transport makinash dhe forma të tjera. Disa operacione policore dhe…

Read More