Autor: InfoNews

Në qershor të vitit 2022, SPAK goditi Pashk Rrapin, i njohur në botën e krimit edhe me emrat Pashuk Gjini dhe Anton Gjinaj. Ky emër ishte prej kohësh në listën e zezë të agjencive ligjzbatuese, i etiketuar si një nga baronët kryesorë të trafikut ndërkombëtar të drogës. Ajo që SPAK prezantoi asokohe si një fitore të madhe kundër pasurisë së krimit të organizuar, ishte sekuestroja e një perandorie të tërë financiare. Rrapi zotëronte, përmes kompanisë kryesore “Alesio 2014”, një rrjet aktivitetesh në ndërtim, ku dyshohet se kanalizoheshin miliona euro nga trafiku i drogës. SPAK i vuri nën sekuestro kompaninë, bashkë…

Read More

Nuk kanë fund bëmat e Fatmir Bektashit të “Kontakt”. Ortaku i Familjes Berisha, pasi betonizoi gjysmën e Tiranës, ktheu sytë nga Driloni në Pogradec, ku ka blerë një pjesë toke për të ndërtuar pallate. Prej muajsh kompania ka nisur rezervimin e apartamenteve, por duket se gjitha po bëhet në mënyrë antiligjore, pasi kompania “Kontakt” nuk ka marrë akoma një aprovim për leje ndërtimi në atë zonë. Për më tepër që ndërtimi bie ndesh me porositë që ka dhënë UNESCO. Rrjeti investigativ “Citizens” ka shkruar një artikull mbi betonizimin e Drilonit ku ka kërkuar të dhëna nga institucionet. Bashkia Pogradec u…

Read More

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit AKSHI shpalli sot tenderin me vlerë mbi 5 milionë euro për shërbimin e internetit dhe intranetit për institucionet publike. Përmes kësaj procedure, AKSHI synon të sigurojë akses në internet dhe intranet për institucionet e qeverisjes qendrore, të varura nga Këshilli i Ministrave. Sipas dokumentit të publikuar, tenderi është konceptuar si një marrëveshje kuadër, ku do të shpallen fituese dhe do të lidhen kontrata me katër kompani. Fondi limit është rreth 5 milione4 euro ndërsa afati për dorëzimin e ofertave është 22 shtatori 2025. Kontrata parashikon një kohëzgjatje dyvjeçare. Tenderët e AKSHI-t janë shoqëruar shpesh…

Read More

Bashkimi i operatorëve “Europetrol Durrës Albania” sh.a. dhe “Bitex Refinery” sh.a. është shpallur fitues i ankandit më të fundit të zhvilluar nga Albpetrol për shitjen e rreth 101 mijë tonëve naftë. Procedura, e hapur në fillim të gushtit, është mbyllur me një ofertë me vlerë rreth 31 milionë euro, sipas burimeve të monitor.al. Në njoftimin zyrtar, Albpetrol nuk jep shifrën e plotë të kontratës, por thekson se fituesit duhet të paguajnë një sigurim kontrate prej 311 milionë lekësh, që përbën 10% të vlerës së saj. Kontrata duhet të nënshkruhet brenda 15 ditëve, ndërsa sasia e karburantit duhet të tërhiqet në…

Read More

Roxhensa Kapurani, 39 vjeçe, e njohur edhe me emrin Marina Fara, vajza e këngëtares së njohur Eli Fara, ka rënë në prangat e Policisë. Arrestimi është bërë ditën e djeshme pas një kontrolli fizik të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, ku iu gjet një sasi e dyshuar lënde narkotike, kokainë. Ende nuk ka detaje shtesë lidhur me ngjarjes, ose nëse Marina Fara ka qenë e shoqëruar nga ndonjë person tjetër.

Read More

Një rrjet i organizuar kompanish dhe individësh, të lidhur ngushtë me pushtetin, dyshohet se ka përvetësuar miliona euro nga tenderët e AKSHI. Ergys Agasi, pa asnjë post zyrtar, konsiderohet “eminenca gri” që shpërndan kontratat, ndërsa kompania e tij EA Solutions ka deklaruar fitime të pazakonta prej 2.3 milion euro në një vit. Partneri i tij kryesor, Ermal Beqiri, me Soft & Solution, faturon rreth 80% të tenderëve të institucionit, duke ngritur dyshime për favorizim dhe koordinim të fshehtë. Theodhori Çami, përmes rrjetit të agjencive të reklamës dhe medias që kontrollon, ka siguruar tendera të mëdhenj për fushata publike, duke simuluar…

Read More

Në 2 vite e gjysmë 64 shtetase të huaja janë proceduar për shfrytëzim prostitucioni. Shqipëria është kthyer në një atraksion turistik duke shtuar edhe numrin e vajzave që shfrytëzohen për shërbime seksuale.Policia deklaron se ato vinë kryesisht nga Amerika Latine, Azia, Afrika dhe Europa Lindore. Vatrat kryesore të prostitucionit janë Tirana, Durrësi, Vlora, Saranda, Elbasani dhe Shkodra. Sipas Qendrës Vatra, një pjesë e vajzave vijnë nëpërmjet agjencive të punësimit, për të punuar si kameriere, balerina,apo bariste apo edhe me vizë turistikë dhe përfundojnë viktima të trafikimit. Nga Sebi Alla Dy muajt e Xh.Sh, mes Sarandës dhe Vlorës, nuk ishin aspak…

Read More

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Sektorit e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar kanë finalizuar operacionin “Medikamentet”. Sipas njoftimit të policisë mësohet se një 35-vjeçar është vendosur në pranga për kontrabandë të ilaçeve. Personi rezulton të jetë dhe administratori i farmacisë. Nga ana tjetër mësohet se është marrë në hetim dhe shitësja e cila është punësuar në mënyrë të paligjshme. Uniformat kanë sekuestrohen medikamente me vlerë në 35 mijë euro. Mesohet se emri i 35-vjeçarit është Albi Hadroviq. Ky i fundit ka në administrim Farmaci TATA në Tiranë. “Tregtonte medikamente mjekësore të dyshuara të kontrabanduara, vihet në pranga 35-vjeçari,…

Read More

Beteja brenda mazhorancës për tenderin 10 milionë euro kishte seritë e radhës në muajin gusht 2025. Me disa vendime të befta, larg syrit të kureshtarëve duke qenë se është mesi i muajit gusht dhe administrata është pushim, fillimisht Komisioni i Prokurimit Publik pranoi një ankesë nga firma që ofroi më pak. Çka do të thoshte se fitues i tenderit duhej të shpallej ai që ofroi plot 1.2 milionë euro më pak. Por, duke qenë se “qeveria” e gjyqësorit mund t’i kishte dhënë fjalën njerëzve afër mazhorancës, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit as nuk e mori në konsideratë këtë vendim. Madje…

Read More

Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur në Hamallaj, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 28-vjeçar, gjatë një konflikti me sende të forta e më pas me armë zjarri, për parkimin e një automjeti. Vihen në pranga dy shtetas dhe shpallen në kërkim dy të tjerë. Sekuestrohen dy armë të ftohta (thika) dhe prova shkencore që do t’i shërbejnë hetimit për dokumentimin e plotë ligjor të autorësisë së ngjarjes. Nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur në…

Read More