Autor: InfoNews

Mijëra qytetarë shqiptar po ekspozohen përballë një mashtrimi potencialisht të madh, teksa kompania Air Albania vazhdon të shesë bileta fluturimesh, ndonëse është zyrtarisht me liçencë të pezulluar. Një ditë më parë Kapitali publikoi lajmin e pezullimit të liçencës, i cili ndonëse është vendosur zyrtarisht nga Autoriteti i Aviacionit Civil që në fillim të këtij muaji, nuk është njoftuar publikisht. Por për shkak se kompania po vazhdon të shesë bileta duke ekspozuar potencialisht mijëra qytetarë shqiptarë përballë një mashtrimi të madh, sot Kapitali publikon dokumentin zyrtar të pezullimit. Pezullimi i Air Albania Për të mos dekonspiruar burimi dokumenti nuk publikohet i…

Read More

Në zonën industriale të Xhafzotaj, në Durrës, një mur tulle ndan magazinat e dy kompanive që kanë aktivitet në përpunimin, eksportin, importin dhe riciklimin e mbetjeve metalore- “Rametal”, në pronësi të Elman Abule dhe “Scholz Albania”, me aksionere Gjovana Sokolaj. Afërsia gjeografike milimetrike mes tyre duket se u ka shenjuar të njëjtin fat. Elman Abule dhe Gjovana Sokolaj dyshohen nga autoritetet si të përfshirë në trafikun e mbetjeve toksike dhe radioaktive. Mes personazheve ka pasur edhe një raport financiar, për të cilin hetuesit kanë ngritur dyshimet se mund të ketë qenë mbulesë për realizimin e një skeme pastrimi parash. Deri…

Read More

Klodian Tomorri Ndërsa shqiptarët u dehën një ditë më parë me propagandën se si një algoritëm i pakorruptueshëm do t’i jepte fund hajdutërisë me tenderat publik dhe kryeministri kapi faqet e para të mediave ndërkombëtare për idenë e tij gjeniale, në krahun tjetër biznesi, ose më mirë plaçkitja, vazhdon si zakonisht. Komiteti i Investimeve Strategjike i drejtuar nga Edi Rama ka marrë vendim që t’i japë 25 hektarë nga baza e Pashalimanit një biznesmeni italian që aktualisht po hetohet nga prokuroria italiane për falimentim mashtrues me dëm mbi 20 milionë euro. Biznesmeni quhet Dante Mazzitelli, një ndërtues nga Bari, që…

Read More

Në Korrik të këtij viti, Komiteti i Investimeve Strategjike miratoi statusin e investimit strategjik për një hotel me 11 kate që do të ndërtohet në Ksamil. Sipas Komitetit, ky do të jetë një investim prej 45 milionë eurosh, që do të ketë 155 dhoma në total, nga të cilat 92 dhoma deluxe dhe 8 suita. “Vlera e investimit të projektit të investimit “ENEA/Hotel Ksamil” i plotëson kriteret e parashikuara nga legjislacioni për investimet strategjike dhe parashikohet të jetë 45,000,000 (dyzet e pesë milionë) Euro,” thuhet në vendimin e Komitetit të Investimeve Strategjike. Vendimi i Komitetit te IS Por kush është…

Read More

Kompania më e madhe e mbrojtjes në Izrael, Elbit Systems, është pezulluar nga agjencia e prokurimit të NATO-s për shkak të një skandali të madh korrupsioni që përfshin akuza për ryshfet dhe praktika të sanksionueshme, sipas dokumenteve të marra nga media investigative Folloë the Money (FTM) të hënën. Agjencia e Mbështetjes dhe Prokurimit të NATO-s (NSPA) pezulloi Elbit Systems dhe degën e saj Orion Advanced Systems më 31 korrik. Pezullimi pasoi shfaqjen e akuzave serioze që tregonin përfshirje të mundshme në praktika korruptive nga kompania izraelite. “Pezullimet e shitësve pasojnë shfaqjen e akuzave serioze që tregojnë se ka të ngjarë…

Read More

Hidrocentralet konsiderohen “burim i gjelbër” energjie për shkak të emetimeve të ulëta të karbonit, por ndikimet e tyre në natyrë dhe komunitetet lokale janë kthyer në shqetësime serioze. Rritja e projekteve në Ballkan Ballkani, me burime ujore të shumta, është kthyer në një “hambar” hidrocentralesh të vogla, zakonisht me kapacitete deri në 2MW. Sipas një monitorimi të organizatave mjedisore EuroNatur dhe RiverWatch, numri i hidrocentraleve është rritur ndjeshëm në Ballkan. Kështu deri në vitin 2024 numëroheshin mbi 5,000 projekte hidrocentralesh. Nga numri i përgjithshëm, 1,836 janë në punë, 94 në ndërtim dhe pjesa tjetër: 3,188 ende në letër. Rreth 92% e…

Read More

Kompanitë “CCALB” Shpk dhe “GSA Ferrokrom” Shpk, prej rreth 2 vitesh i digjnin mbetjet e tyre në qiell të hapur në Elbasan, duke shkaktuar ndotjen masive të ajrit dhe ujërave. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije për gazetarin e Report Tv Sokol Dema, se djegia është bërë brenda rrethimit ku ushtrohej aktiviteti, kryesisht gjatë natës që të mos binin në sy të autoriteteve. Policia ka shkuar disa herë kur janë konstatuar djegie, por në asnjë rast nuk kanë pranuar të hapin derën. Në kushte normale, djegia e materialeve të tilla duhet të bëhet sipas standardeve për të mos krijuar…

Read More

Dy kompani, përkatësisht “CCALB” Shpk dhe “GSA Ferrokrom” Shpk, janë vënë nën hetim nga Policia e Elbasanit të akuzuar për ushtrim të aktivitetit të paligjshëm në përpunimin e mbetjeve dhe prodhimin e ferrokromit, duke shkaktuar ndotje të mjedisit. Në pranga kanë rënë 16 persona, 9 prej të cilëve të huaj, me role drejtuese, teknike dhe punonjës në këto dy subjekte si dhe 8 të tjerë janë shpallur në kërkim, të cilët janë aksionerë. Personat e arrestuar janë: Juncheol Chung, Prakash Kadel, Rahul Pal, Styend Pal, Munna Singh, Rajesh Yadav, Aaditiya Raj, Rahul Pal, Dheeraj Kumar, Jakup Karaj, Ismail Dybeli, Dorjan…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka komentuar një episod ku, sipas tij, agjentë të BKH kanë hyrë në godinën e Kryeministrisë, duke mos respektuar madje as rregulloren e sigurisë së lartë të Gardës së Republikës. Në podkastin e tij “Flasim”, Rama theksoi se kjo nuk tregon që drejtësia e re ka humbur sensin, por se është koha për një reflektim serioz, profesional dhe ndërinstitucional. Kryeministri nënvizoi nevojën për të garantuar suksesin e Reformës në Drejtësi dhe pavarësinë e gjyqësorit, duke paralajmëruar se nuk mund të lejohet që “kura të bëhet problem më i madh se sëmundja”, duke rrezikuar liritë, të drejtat dhe…

Read More

Në datën 11 dhjetor 2025, pranë Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale IMP Lezhë, i cili funksionon si institucion i posaçëm mjekësor, u konstatua një tentativë për largim nga ambientet e institucionit e një personi ndaj të cilit është caktuar masë mjekësore “mjekim i detyruar në institucion mjekësor”, me vendim gjykate. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30, gjatë një aktiviteti ndihmës për sistemimin e mbeturinave në regjimin e jashtëm të institucionit, nën mbikëqyrjen e punonjësve të sigurisë. Gjatë këtij procesi, personi në fjalë ka kaluar telin e perimetrit të jashtëm, duke tentuar largimin nga territori i institucionit. Menjëherë pas konstatimit,…

Read More