Autor: InfoNews

Nga data 22 deri më 26 shtator, Shqipëria do të ketë mundësinë të përjetojë një udhëtim unik nëpërmjet artit, muzikës, vallëzimit dhe shijes kineze. Në kuadër të Javës Kukturore Kineze, Ambasada e Republikës Popullore të Kinës, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, sjell një program të pasur aktivitetesh në Tiranë dhe Elbasan, që synon të afrojë dy kulturat dhe të krijojë mundësi për shkëmbim dhe mirëkuptim mes popujve. Në datat 22–25 shtator, Galeria FAB në Tiranë do të hapë dyert për ekspozitën “Close as Distant Horizons”, ku dy artistët e njohur kinezë, Wu Jun dhe Lin Zhaoyang,…

Read More

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në prezantimin e platformës Startup Albania në mbështetje të sipërmarrjeve të reja, ideve inovative dhe kreativitetit të të rinjve. Gjatë fjalës së tij, Rama foli për ecurinë e vendit tonë në lidhje me digjitalizimin dhe ofrimin e shërbimeve publike online. Kryeministri u ndal gjithashtu edhe te mundësia që vendi ynë të ofrojë shërbimin e martesave online. “Ende nuk kemi zgjedhur problemin e martesave online. Kjo është diçka që ende nuk e kemi plotësuar, duke qene se na duhen dëshmitarët. Mbase edhe mund ta bëjmë”, tha Rama. Pas kësaj profesori amerikan William P. Barnet. pyeti…

Read More

Nga Facundo Nicoletti, DEBATE URUGUAY Nuk ishte rastësi që Sebastián Marset zgjodhi Paraguajin si bazë. Nga ferma “23 de abril”, në Paraguaj, ai organizonte ngarkesat, negocionte çmimet dhe koordinonte rrugët me një saktësi që shkonte përtej aspektit operativ. Roli i tij ishte demografik: përfaqësonte Amerikën e Jugut përballë një strukture evropiane që kishte nevojë për kokainë boliviane, logjistikë lumore dhe diskrecion institucional. I dërguari i jugut: Marset si operator demografik Në atë mekanizëm, klani shqiptar Çopja-Çela nuk ishte klient, por partner. I udhëhequr nga Franc Çopja, i cili vepronte nga Dubai me pasaportë të rreme dhe mbrojtje lokale, karteli ishte…

Read More

Shfrytëzimi i pasurive në nëntokë është një nga skandalet më të mëdha që i bëhet Shqipërisë, nga të gjitha qeveritë përgjatë 35 viteve të fundit. Duke filluar nga nafta, kromi, hekur nikeli apo edhe metale të tjera që gjenden në vendin tonë. Pushteti qendror ka shpërdoruar në mënyrën më të keqe këto pasuri, duke ua dhënë me koncesion disa firmave me të kaluar tepër të dyshimtë, të cilat pasi mbushin mirë e mirë xhepat, largohen sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Hetimet e vonuara të Prokurorisë së Fierit nxorën një mori parregullsish nga koncesionari që shfrytëzon fushën naftëmbajtëse Patos-Marinzë, ku…

Read More

Mbrëmjen e sotme në Elbasan, Valter Bami, pasi dyshohej se kishte thyer masën e arrestit shtëpiak, u kap në një automjet tip “Audi”, i ndaluar gjatë një kontrolli rutinë nga efektivët e qarkullimit rrugor. Në momentin e verifikimit, Bami i kërkoi policisë të mos e vononte, duke pretenduar se ndodhej në hasmëri. Pas identifikimit të plotë, ai u shoqërua në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan për procedurat e mëtejshme. Pas verifikimeve, rezultoi se masa e arrestit ndaj tij ishte shuar dhe për këtë arsye ai u la i lirë. Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, dyshohej si person që ka…

Read More

Alma Bime, e cila mban postin e drejtoreshës së Politikave të Migracionit, Azilit dhe Antitrafikut, është dhunuar nga bashkëjetuesi i saj, Mareglen Tomori. Alma Bime, e cila mban postin e drejtoreshës së Politikave të Migracionit, Azilit dhe Antitrafikut, është dhunuar nga bashkëjetuesi i saj, Mareglen Tomori. Ky i fundit është një emër i njohur në radhët e uniformave blu. Tomori është drejtor i Organizatës Ndërkombëtare të Policisë (IPO), një OJQ me status këshillimor. Ngjarja pretendohet të ketë ndodhur në banesën e çiftit në Tiranë. Pas dhunës fizike, zyrtarja e MB ka njoftuar kolegët e saj të uniformave blu, të cilët…

Read More

Policia e Elbasanit ka ndaluar sot Valter Bamin, i cili ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Fillimisht, ai është ndaluar nga policia rrugore së bashku me një person tjetër që ndodhej në rolin e shoferit. Pas verifikimeve, Bami është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë Elbasan për procedura të mëtejshme. Dyshohet se ai ka thyer masën e sigurisë, ndërkohë që po kryhen verifikime nëse kjo masë është ndryshuar apo jo nga gjykata. Autoritetet janë duke hetuar rastin.

Read More

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë 2 viktima ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Shkodër – Han i Hotit. Automjeti me drejtues shtetasin Valentin Bluda, rreth 34- vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me një shtyllë metalike në rrugë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës, 18:20, ndërsa si pasojë kanë humbur jetën në vendngjarje Valentin Bluda dhe babai i tij, Nikollë Bluda, 76 vjeç, pasagjer në automjet. Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 18:20, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtues shtetasin Valentin Bluda, rreth 34- vjeç, dyshohet se ka…

Read More

Shtëpia e deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, në rrugën “Arjan Sala” në Kamëz, u trondit në mesnatë nga shpërthimi i një sasie tritoli, vendosur pranë saj. Në momentin e shpërthimit, në banesë ndodhej vetëm deputeti Xhelal Mziu dhe bashkëshortja e tij. Fatmirësisht, nuk ka pasur persona të lënduar. Deputeti i PD-së tha se nuk kishte konflikte me njeri dhe se armik kishte vetëm Edi Ramën, duke i dhënë mesazhit drejtim politik. Ndërkaq, nisur nga kjo ngjarje e rëndë, ra në sy edhe vila e deputetit të PD-së, Xhelal Mziu, ku vetëm rrethimi, palma dhe gjelbërimi dukej se kanë kushtuar…

Read More

Pagat e gjyqtareve të Republikës së Shqipëriss të të treja shkallëve të gjykimit pothuajse janë dyfishuar prej vitit 2016-të që perkon me miratimin e reformës në drejtësi. Para miratimit të reformës në drejtësi një gjyqtar i shkallës së parë paguhej mesatarisht 100 mijë lek, pa llogaritur vjetërsinë e punës apo transferimet dhe nivelin e gjykatës ku ushtroin detyrën. pas miratimit të reformës paga baze e një gjyqtari të shkallës së parë pothuajse u dyfishua dhe tashmë paguhet 224 mijë lekë. Rritje të konsiderueshme kanë përfituar edhe gjyqtarët e Apelit. Aktualisht një gjyqtar i Apelit paguhet 302 mijë lek ndërsa para…

Read More