Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Autor: InfoNews
Qindra qytetarë në Shqipëri raportojnë se po hasin vështirësi serioze në shfletimin e internetit përmes rrjetit të kompanisë One Albania. Përdoruesit thonë se disa faqe të njohura nuk hapen ose shfaqin paralajmërime si “rrjeti nuk është i sigurt”. Situata është vërejtur në faqe të ndryshme, përfshirë edhe portale zyrtare shtetërore si ajo e SPAK, të cilat në rrjete të tjera funksionojnë normalisht. Këto shqetësime vijnë pak kohë pasi Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike (AKSK) ka konfirmuar zyrtarisht se në rrjetet e One Albania dhe Vodafone janë instaluar pajisje të teknologjisë Deep Packet Inspection (DPI). Kjo u bë për të zbatuar…
Skandal në One Albania! Bllokime faqesh dhe paralajmërime sigurie, armik edhe faqja e Kryeministrisë
Qindra persona në Shqipëri po raportojnë se u është bllokuar aksesi në disa faqe interneti përmes rrjetit të kompanisë One Albania. Shumë përdorues shohin paralajmërime si “rrjeti nuk është i sigurt” ose pamundësi për të hapur faqe që funksionojnë normalisht në rrjete të tjera. ONE ka renditur faqen e Kryeministrisë dhe mediat.al si të pasigurta, duke i cilësuar “armikë” të internetit shqiptar. Këto shqetësime vijnë pak kohë pasi Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike (AKSK) ka konfirmuar zyrtarisht se në rrjetet e One Albania dhe Vodafone janë instaluar pajisje të teknologjisë Deep Packet Inspection (DPI). Kjo u bë për të zbatuar…
TIRANË- Është ekstraduar nga Gjermania 38 vjeçari, Fabio Ballabani, i cili me urdhër të Emiljano Shullazit rrahu burrin e gjyqtares Saida Dollani. Njoftimi i plote: Ekstradohet nga Gjermania, një 38-vjeçar që në vitin 2019, dhunoi dhe kanosi me armë zjarri, bashkëshortin e gjyqtares së ngarkuar për procesin kundër grupit kriminal ku bënte pjesë. Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet strukturave të Interpol Tiranës, me homologët në Gjermani, u finalizua procedura për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, F. B. alias F. Z., 38 vjeç. Në vitin 2024, GjKKO-ja i ka caktuar masën e sigurisë…
TEPELENË – Një biznesmen italian, 44-vjeç, i identifikuar si Edoardo Sarchi, është gjetur i vrarë me armë zjarri në fshatin Salari të Tepelenës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur Dilan mes Nivicës dhe Salarisë pak pas mesnatës. Mësohet se një person ka shtënë me automatik teksa është shkëmbyer me automjetin që udhëtonte 44-vjeçari italian. Në fillim, ai ka qëlluar në drejtim të gomave dhe më pas në drejtim të tij. Italiani ka qenë në një automjet që vinte nga drejtimi verior në aksin rura Nivicë-Salari. Biznesmeni rezulton pronar i një fabrike tullash në kryeqytet. Ende nuk dihen…
Vrasje me armë zjarri në Tepelenë, viktimë një shtetas italian. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Salarisë, ku italiani udhëtonte me automjet bashkë me disa persona të tjerë. Sipas dëshmisë së shoferit, një person u doli përpara makinës dhe ngriti dorën për ta ndaluar, moment në të cilin autori hapi zjarr duke goditur shtetasin italian. Gazmend Braçe është personi i dyshuar që po kërkohet nga policia. Ndërsa janë ngritur postoblloqe në disa rrugë. Njoftimi i Policisë: Tepelenë/Informacion paraprak Rreth orës 00:30, në fshatin Salari, në vendin e quajtur “Dilan”, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi italian E. S.,…
SPAK ka marrë të pandehur kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai, në një dosje që lidhet me manipulimin e tenderave publikë dhe falsifikimin e projekteve infrastrukturore. Hetimi përfshin tenderin për ndërtimin e një ujësjellësi dhe projektin e rrugës Korçë–Ersekë, ku janë proceduar gjithsej 8 persona, përfshirë administratorë kompanish private. Në dosjen hetimore të SPAK janë zbuluar biseda të zhvilluara në WhatsApp mes Erion Isait dhe administratorës së kompanisë “A & E Engineering”, Entela Çano. Përveç diskutimeve mbi reduktimin e parametrave dhe përgatitjen e dokumenteve, në komunikim shfaqet edhe një element i pazakontë. Në një nga mesazhet, Entela Çano shkruan: “Me 5…
Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, u mor dje i pandehur nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) në lidhje me një hetim për shkelje të tenderave dhe falsifikim të projekteve infrastrukturore. Hetimi është drejtuar nga prokurori Dritan Prençi, dhe çështja përfshin dy tendera të rëndësishëm: një për ndërtimin e një ujësjellësi dhe një tjetër për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, projekt që dyshohet se është falsifikuar për përfitime të paligjshme. SPAK ka marrë në procedim 7 persona të tjerë, përfshirë administratorët e shoqërive të përfshira në projektet për ndërtimin e rrugëve, ndërsa hetimet kanë nxjerrë në pah…
Jane zbardhur emrat e personave të përfshirë në rrëmbimin, vrasjen dhe groposjen e Klevis Lleshit. Të arrestuar për këtë ngjarje janë Sabah Nuzi dhe Samet Loka, të dy 31 vjeç, të cilët dyshohen për veprat penale: Vrasje për gjakmarrje, fshehje dhe asgjësim kufome, pastrim i produktit të veprës penale, grup i strukturuar kriminal, si dhe vepra penale të kryera nga grup i strukturuar kriminal. Ndërkohë, në kërkim janë shpallur Aurel Hoxha, i njohur edhe me emrin Aurelinjo Kalaveri, 36 vjeç, dhe shtetasi Sajmir Kolaveri, të dy të dyshuar për të njëjtat akuza. Kujtojmë që SPAK ka zbardhur pas pesë vitesh…
SPAK ka zbardhur vrasjen e Klevis Lleshit, i cili u zhduk në vitin 2020 dhe dy vite më vonë u gjet i groposur në një fshat të Kurbinit. Prokuroria e Posaçme ka lëshuar katër urdhër-arreste, njëri prej të cilëve është ekzekutuar, ndërsa tre të tjerë janë ende në kërkim. Mësohet se porositësi i vrasjes ka qenë Aurel Hoxha, pronar i lokalit “Monopol” në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë. Burimet bëjnë me dije se ngjarja është zbardhur falë transkriptimeve të komunikimeve në SkyECC. Porositja e vrasjes dyshohet të jetë bërë si hakmarrje për ekzekutimin e Agim Hoxhës në vitin 2012.…
Sllovenia të enjten vendosi një ndalim udhëtimi për kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, sipas një deklarate qeveritare, pasi vitin e kaluar njohu zyrtarisht Palestinën dhe në korrik ndaloi hyrjen e dy ministrave të kabinetit izraelit të ekstremit të djathtë. “Me këtë veprim, Sllovenia konfirmon angazhimin e saj ndaj së drejtës ndërkombëtare, vlerave universale të të drejtave të njeriut dhe një politike të jashtme parimore dhe të qëndrueshme”, tha Neva Grasic, Sekretare e Shtetit në Ministrinë e Jashtme, sipas llogarisë X të qeverisë. Anëtarja e BE-së, Sllovenia, vendosi një embargo armësh ndaj Izraelit në gusht dhe futi një ndalim për importin…