Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Autor: InfoNews
Rreth orës 10:50, te bulevardi “Nënë Tereza”, në rrugë, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, disa shtetas të mitur, të moshave 15-17 vjeç. Gjatë konfliktit janë dëmtuar, dyshohet me mjet të mprehtë, dy 16-vjeçarë, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Është dëmtuar lehtë dhe një bashkëmoshatar i tyre, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas dhe po marrin deklaratat e tyre. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e të gjithë shtetasve të përfshirë në konflikt.
SPAK ka goditur dy grupe kriminale të përfshira në vepra të rënda penale, përfshirë vrasje dhe tjetërsim të pronave. Për Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe si “Rrumi”, është firmosur urdhër-arrest për përfshirje në tjetërsim masiv pronash. Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar edhe vëllai i tij, Vullnet Muça, si dhe Enea Kume, vëllai i deputetit socialist Loer Kume, dhe Vlash Draci. Gjithashtu, SPAK ka lëshuar një urdhër të ri arresti për Astrit Avdylajn, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim për akuza të tjera të rënda, si dhe për Aldo Avdylajn, i dyshuar për përfshirje në vrasje.
SPAK dhe Policia e Shtetit zhvilluan në orët e para të mëngjesit të sotëm një operacion të befasishëm në qytetin e Durrësit, në zbatim të një vendimi të GJKKO. Gjatë aksionit u arrestuan tre persona, mes tyre Vullnet Muça dhe Enea Kume, ndërsa identiteti i të tretit nuk është bërë ende publik. Burime bëjnë me dije se hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë ushtruar kontrolle në banesën e Aleksandër Lahos, i njohur si Pëllumb Muharremi apo me nofkën “Rrumi”. Detajet mbi këtë operacion mbeten ende të klasifikuara, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë informacion të plotë për natyrën e…
SPAK dhe Policia e Shtetit kanë ndërmarrë një aksion të befasishëm në qytetin e Durrësit gjatë mëngjesit të kësaj të enjte. Burime konfirmojnë se hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) po ushtrojnë kontrolle në banesën e Aleksandër Lahos, i njohur edhe si Pëllumb Muharremi, apo me nofkën “Rrumi”. Detajet e aksionit po mbahen në sekret të plotë.
Ngjarja e rëndë që tronditi Tepelenën mëngjesin e 27 shtatorit vijon të zbulojë episode të reja dramatike. Viktima, 44-vjeçari italian Eduardo Sarchi, u vra me armë zjarri nga një distancë prej rreth 120 metrash në zonën e fshatit Salari, nga Kamber Sulçe, 48 vjeç, i cili ndodhet ende në arrati. Ndërkohë që mësohet nga burime mediatike se gjithçka nisi pas një konflikti banal për dritat e gjata të automjeteve. Sulçe është përplasur verbalisht me Gazmend Braçin, djalin e ortakut të Sarchit, dhe më pas ka shpërthyer në agresion të armatosur. Dëshmia tronditëse e të riut: “Na qëllonte nga larg, Eduardo…
Autoritetet kroate kanë bllokuar hyrjen e 8,000 kilogramëve speca të kuq djegës që importoheshin nga Shqipëria, pasi analizat laboratorike zbuluan praninë e tre përbërësve pesticidale të ndaluar, Flonicamid, Clorfenapir dhe Tebufenpirad. Sipas Organizatës Evropiane për Siguri Ushqimore (RAPEX / RASFF), rreziqet që lidhen me këto substanca konsiderohen serioze dhe sasia e bllokuar në Kroaci pritet të asgjësohet. Ky nuk është incidenti i parë i këtij lloji, gjatë këtij viti, raste të ngjashme kanë qenë regjistruar edhe me domate, pjeshkë dhe mandarina që janë eksportuar nga Shqipëria drejt Kroacisë dhe Sllovenisë. Ndërkohë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ende nuk ka dalë me…
Nga Fatmir Popja Këtë mesjavë, në një ditë të veçantë për Skroskën dhe gjithë trevën e Prrenjasit, u zhvillua ceremonia e inagurimit të memorialit dhe varrit të rikonstruktuar të Xhaferr Kampulës, një figurë e paharruar e historisë së këtij fshati, historisë së një trimi që nuk u harrua as nga kujtesa e brezave. Në praninë e banorëve të zonës, të afërmve të familjes Kampula, përfaqësuesve të pushtetit vendor dhe shumë të tjerëve që ndjenë nevojën për të qenë pjesë e këtij akti nderimi, u mbajtën fjalime përkujtimore me mjaft vlerë që theksuan vlerën historike dhe shpirtërore të këtij restaurimi. Deputeti…
Më 15 shtator, pronari i kompanive “Soft & Solution” dhe “Horizon”, Ermal Beqiri, është paraqitur në ambientet e SPAK, ku është marrë në pyetje nga agjentët e BKH. Kjo është hera e parë që Beqiri shfaqet fizikisht në Prokurorinë e Posaçme, disa javë pasi hetuesit ushtruan një kontroll blic në zyrat e tij në Tiranë, duke sekuestruar dokumente që dyshohet se mund të zbardhin skemën e shpërndarjes së tenderëve publikë në fushën e teknologjisë së informacionit. Hetimi i tenderëve të AKSHI SPAK ka hapur një hetim të gjerë mbi procedurat e zhvilluara nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI),…
I penduari Erion Alibej deklaroi dje në Gjykatën e Posaçme se do të bënte pakt me djallin për të ekzekutuar Talo Çelën. Ai e bëri këtë deklaratë teksa i përgjigjej pyetjeve të të pandehurit Xhuljano Hoxha. Xhuljano Hoxha: A ke dashur të vrasësh Megi K.? Alibej: Pyet Suel Çelën. (Më fal avokat që po e përmend). E ke në Peqin Suel Çelën. Xhuljano: A do bashkëpunoje sot me mua dhe Nuredin Dumanin për të vrarë Talo Çelën? Alibej: Edhe me djallin për Talo Çelën.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, prezantoi gjatë një konference për shtyp ecurinë e ekonomisë në tremujorin e dytë të vitit 2025 dhe vizionin e qeverisë për vitet e ardhshme. Sipas saj, rritja ekonomike është nxitur nga ndërtimi, shërbimet, ku përfshihen transporti e turizmi, si dhe industria përpunuese. Përpunimi i drurit, plastikës, letrës dhe energjisë elektrike ka ruajtur stabilitet, ndërkohë që inovacioni dhe teknologjia do të jenë shtylla të reja për të shmangur ngadalësimin e ekonomisë. “Zhvillimet në teknologjinë e komunikimit dhe informacionit kanë rritur eksportet dhe kanë krijuar një bazë të qëndrueshme për të ardhmen,” u shpreh Ibrahimaj,…