Autor: InfoNews

Prokuroria e Fierit shpall moskompetencën dhe i përcjell SPAK dosjen e kompanisë Bankers. Lajmi konfirmohet për VNA nga burime të besuara në prokurorinë e Fierit. Nga burimet mësohet se në kuadër të hetimeve janë zbuluar lidhje të zyrtarëve të lartë dhe implikim të tyre në këtë çështje, të cilët kanë kompetencë e SPAK për t’u hetuar. Nga hetimet e deritanishme janë zbuluar shkelje të rënda dhe abuzime nga drejtues dhe ish-drejtues të kompanisë që i kanë shkaktuar shtetit miliona euro dëme. Për këtë arsye prokuroria firmosi 14 masa sigurie, disa prej të cilave arrest në burg. Bankers Petroleum i detyrohet…

Read More

Vdekja e Armando Palit dhe Liridon Kraja (Lushi), në atentatin që tronditi Shkodrën mëngjesin e 8 shtatorit 2025, tashmë do të hetohet nga SPAK. Në këtë atentat mbetën edhe 2 të plagosur Eorgen Brajoviç dhe kamarierja Meri Kaceri. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se hetuesit e Prokurorisë së Posaçme kanë nisur tërheqjen e dosjes dhe pritet që brenda pak ditësh të marrin në pyetje autorin e dyshuar të masakrës, Ragip Gila. Gila ka deklaruar se atentatin e kreu pas një përplasjeje të mëparshme me Erogen Brajoviç. Megjithatë, dyshimet e hetuesve në Spak janë se atentati ka qenë i…

Read More

Arbjona Çibuku dhe Erblin Vukaj | Citizens.al “Shto ujë e shto miell” është shprehja popullore shqiptare që nënkupton prirjen groteske për të mbushur me fjalë mungesën e përmbajtjes në të folur. Ajo i shkon për shtat historisë së projektit “Nova 5 Star Hotel”, që në katër vite trefishoi intensitetin e ndërtimit. Kjo godinë po ngrihet në zonën e ish-Gardës së Republikës në Tiranë, që fillimisht u propagandua se do t’i shtohej si hapësirë publike parkut të Liqenit Artificial. Lartësim prej “5 yjesh“ Tre rreshta me makina dynden çdo ditë për t’u parkuar krah ish-zyrave të Autoritetit të Dosjeve. Në vitin…

Read More

Një delegacion nga Policia e Tiranës dhe Prokuroria ka marrë pjesë në përmbylljen e operacionit ndërkombëtar antidrogë të koduar “Rrjeti”, i zhvilluar në Kolumbi. Burime zyrtare bëjnë me dije se në këtë mision ishin të pranishëm prokurori i Tiranës, Ritvan Sukaj, zv/drejtori i Hetimit të Krimit në Policinë e Tiranës, Erion Ismaili, si dhe shefi i Hetimit të Trafiqeve dhe Narkotikëve, Arber Zemani. Delegacioni shqiptar ndodhej në qytetin Medellín prej së hënës, ku së bashku me autoritetet kolumbiane kanë punuar për finalizimin e detajeve të fundit të megaoperacionit “Rrjeti”. Ky aksion konsiderohet një nga më të rëndësishmit në kuadër të…

Read More

Nga sot më 3 tetor e deri më datë 8-të, Tirana dhe qytete të tjera të Shqipërisë do të kthehen në qendra të gjalla të kulturës gjermane, përmes një sërë aktivitetesh të larmishme artistike, muzikore dhe akademike që do të organizohen në kuadër të Javës Kulturore Gjermane. Festimet të cilat mbështeten nga Ministria e Turizmit, Kulturës dbe Sportit, nisin më 3 tetor në Pazarin e Ri, ku “Street Fest” do të sjellë atmosferë bavareze me muzikë tradicionale, kulinari tipike dhe stenda informuese mbi studimet, bursat dhe bashkëpunimin gjermano-shqiptar. Po atë mbrëmje, Tunèl Music Venue do të sjellë ritmet e muzikës…

Read More

TIRANË – Policia ka zbardhur vrasjen e 40-vjeçarit Hajdar Ismajlgeci, i cili u gjet i vrarë me thikë mbrëmjen e enjtes pranë shkollës “Azem Hajdari” në Babrru. Autori Arlind Demushi, 38-vjeç, u lokalizua në Durrës. Forcat e policisë në bashkëpunim me ato Operacionale ndërhynë në një banesë ku ndodhej autori. Në momentin e arrestimit, 38-vjeçarit iu gjet një çantë me veshjet që ka patur gjatë kryerjes së krimit. Mësohet se autori ka qenë i dehur kur ka ndodhur ngjarja dhe ende nuk i është marrë dëshmia. Ai ka qenë së bashku me Ismajlgecin duke pirë në një lokal, por kanë…

Read More

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur të dielën, më 28 shtator 2025, pranë qytetit Anderlecht në Belgjikë. Një trup i pajetë u gjet i varur në pjesën e pasme të një tabele rrugore, përgjatë një autostrade. Fillimisht, kalimtarët menduan se ishte ndonjë dekorim për festën e Halloween-it, por shumë shpejt u kuptua se bëhej fjalë për një vrasje makabre. Viktima është identifikuar si Bekim Halilaj, 29 vjeç, me origjinë nga Kukësi. Trupi i tij ishte i lidhur me një litar ose kabllo, dhe mënyra brutale e ekzekutimit ka ngritur dyshime të forta për përfshirje të grupeve të krimit të organizuar. Sipas…

Read More

DURRËS – Alfred Doka dhe Ermir Dedja vepruan si ekzekutorë të Edmir Bregut në 2021 në Durrës, ngjarje që u zbardh një ditë më parë nga SPAK. Porositësi i vrasjes, sipas Prokurorisë, dyshohet se ishte Astrit Avdylaj në shenjë hakmarrjeje për tentativën për të vrarë nipin e tij, Aldo Avdylaj. Alfred Doka është shpallur në kërkim, ndërsa Dedja, 29-vjeç, u ekzekutua më 20 maj të këtij viti në Durrës. Anëtari i bandës së Avdylajve u vra pranë një qendre shëndetësore teksa po lëvizte në këmbë. Ai u qëllua me plumba kallashnikovi nga një makinë tip “Seat”. Autorët nuk dihen ende…

Read More

TIRANË – Policia ka zbardhur vrasjen e 40-vjeçarit Hajdar Ismajlgeci, i cili u gjet i vrarë me thikë mbrëmjen e enjtes pranë shkollës “Azem Hajdari” në Babrru. Në pranga është vënë autori Arlind Demushi, i cili rezultoi ta ketë kryer krimin në gjendje të dehur. Të dy, autori dhe viktima kanë qenë duke pirë së bashku në një lokal. Por pasi kanë dalë nga lokali, janë zënë për motive banale, autori i dehur, e ka qëlluar me thikë duke e lënë të vdekur dhe ka ikur. Pas këqyrjes së kamerave të sigurisë është zbuluar identiteti i tij dhe disa orë…

Read More

Dy të mitur kanë rënë në prangat e policisë pasi një ditë më parë plagosën me thika tre bashkëmoshtarë pas një sherri pranë një parkingu në Kamzë, pranë gjimnazit “Ibrahim Rugova”. Sherri mes gjimnazistëve kishte nisur para dy ditësh me pretendimet ‘Pse më sheh’. Njëri prej adoleshentëve i cili ,mori dy plagë në kraharor, njëra prej të cilave i preku mushkërinë ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve, 16-vjeçari tjetër i cili ka plagë po në të njëjtin vend është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i lënduari i 3-të, është larguar në banesë, me dëmtime të lehta. Policia vijon hetimet për…

Read More