Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Autor: InfoNews
Gjykata Themelore e Prishtinës ka dënuar me 24 vite burg Dibran Hoxha, i njohur si ndryshe si ‘Kobra’, i cili më 3 janar të vitit 2023 vrau me armë zjarri të riu nga Kukësi Visart Cengu, pas sherrit për një faturë 400 euro në lokalin e autorit. Kobra është dënuar për vrasjen e të riut nga Kukësi me 23 vite burg, ndërsa me 2 vite burg është dënuar edhe për armëmbajtje pa leje. Në total, sipas mediave kosovare, ai do të vuajë një dënim prej 24 vjetësh. Ndërsa po ashtu i akuzuari tjetër Roland Susuri, është dënuar me 7 vite…
Sarandë – Alban Muço, 49-vjeç është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Sarandës, teksa hiqej si prokuror duke mashtruar qytetarët për qëllime përfitimi. Në pranga ka rënë edhe Erlind Çukari, 19-vjeç për armëmbajtje pa leje dhe pasi strehonte të dyshuarin në banesën e tij. Sipas informaconeve Alban Muço kishte mashtruar disa persona, duke ngritur një strukturë fiktive me disa individë, të cilëve u kishte thënë se i kishte punësuar si agjentë të policisë gjyqësore pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Ai i angazhonte këta persona me “detyra apo shërbime” të ndryshme dhe madje i përdorte edhe si shoferë personalë.Këta persona, të…
Emisioni “Plug” Në emisionin e kaluar ju zbardhëm skemën se si u abuzua me 35 milionë euro nga fondet e IPARD, që në vend që të shkonin në xhepat e fermerëve, shkuan në kontot e zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste dhe organizatave kriminale, si dhe të familjarëve të tyre. Sonte do t’ju tregojmë se nuk bëhet fjalë për 1 apo 2 raste, por nga 431 përfitues në total të fondeve të akorduara nga Bashkimi Europian, gati gjysma e tyre janë konfirmuar tashmë se kanë përfituar abuzivisht. Ndërkohë, gjysma tjetër, edhe pse nuk u janë gjetur shkelje ligjore, do t’ju…
Plumbat ndaj gjyqtarit Astrit Kalaja më 6 tetor, nuk janë të parat që përgjakin drejtësinë brenda në sallën e gjyqit. 18 vite më parë, kur Sali Berisha ishte në pushtet, Hajdar Malaj, i paditur nga ish-bashkëshortja, theu të gjithë sigurinë e gjykatës së Fierit dhe arriti të futej me armë brenda në sallën e gjyqit. Gjyqtare e çështjes ishte Irena Gjoka, sot gjyqtare e posaçme, e sulmuar publikisht dhe në mënyrë të përsëritur nga dy ish-presidentët dhe ish-kryeministrat, Sali Berisha dhe Ilir Meta, të dy të pandehur, me hesape të hapura në GJKKO. Ora shënonte 15.30 e datës 18 janar…
Institucionet financiare jobanka kanë shënuar sërish fitime marramendëse, ndërsa mijëra familje shqiptare përballen çdo ditë me pasojat e kredive të vogla dhe interesave të frikshme. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, këto institucione kanë përfunduar gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 me një fitim neto prej 3 miliardë lekësh, ose rreth 30 milionë euro. Në këtë kategori përfshihen kompani të mikrokredisë, kredidhënies, qirasë financiare, faktoringut dhe blerjes së kredive me probleme, ndërmarrje që kanë ndërtuar një perandori fitimesh përmes kreditimit agresiv të shtresave më të varfra, të cilët për arsye të ndryshme shmangin sistemin bankar tradicional. 61% e…
Nën masa të rrepta sigurie dhe një perimetër të zgjeruar mbrojtës, ekspertë të specializuar mbërritën këtë të enjte në zonën industriale të Porto Romanos në Durrës, për të marrë mostra nga mbetjet e dyshuara toksike, të cilat janë depozituar atje prej më shumë se një viti. Procesi, që pritet të zgjasë disa ditë, po zhvillohet me kujdes maksimal, për shkak të dyshimeve se mbetjet mund të jenë ngurtësuar gjatë kohës së qëndrimit, gjë që e vështirëson marrjen e kampionëve. Mostrat do të dërgohen për analizë të specializuar në një laborator në Itali, me qëllim identifikimin e përbërjes dhe vlerësimin e…
SPAK ka sekuestruar pasuritë e Aurel Hoxhës, porositësit të vrasjes së Klevis Lleshit në vitin 2020, ngjarje që u zbardh në fund të shtatorit nga SPAK. Pasuritë e sekuestruara arrijnë në vlerën 5 milionë euro dhe bëhet fjalë për 3 subjekte tregtare, 7 apartamente, 6 njësi tregtare, 32 automjete, mes të cilave një Lamborghini Urus dhe një Rolls Royce Cullinan dhe 52 llogari bankare, në pronësi të Aurel Hoxhës, apo personave të tjerë në hetim për vrasjen e Lleshit. Tre subjektet janë Monopol shpk, lokali Monopol, ku edhe u ushtrua kontroll gjatë operacionit, dhe Elite Event, të treja në Myslym…
TIRANË- Elvis Shkambi, autori i vrasjes së gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, do të qëndrojë në burg. Masa u konfirmua nga Gjykata e Tiranës paraditen e sotme, ndërsa arrest me burg u dha edhe për xhaxhanë e tij, Gjon Shkambi dhe rojën e sigurisë së Gjykatës së Apelit në Tiranë, Banush Koxhaj. Seanca u mbajt nga gjyqtarja Marinela Osmani me dyer të mbyllura, ndërsa burime bëjnë me dije se 30-vjeçari ka kërkuar falje. Sipas tyre, ngjarja ka ndodhur si pasojë e tronditjes së rëndë psikike për shkak të kalvarit të gjatë të gjyqeve për pronësinë. Elvis Shkambi ka deklaruar se…
Pas disa vitesh diskutimesh, qeveria duket se po konkretizon sigurimin e detyrueshëm të banesave kundër tërmeteve. Projektligji është hedhur për konsultim publik me palët e interesit, ndërsa Ministri i Financave zhvilloi dy ditë më parë një takim me aktorët e tregut të sigurimeve për të diskutuar draftin. Nisur vetëm nga retorika publike, idea mund të duket si një garanci shtetërore për mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore, por në thelb, modeli që po propozohet është një shpikje shqiptare, një formulë që nuk ekziston në asnjë vend të Bashkimit Europian, sepse e kthen shtetin papritur në një kompani sigurimesh. Nga mënyra si është…
Dhjetëra milionë euro kanë përfunduar në xhepat e një grupi njerëzish, kryesisht të lidhur me pushtetin por edhe me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. Në emisionin e sotëm (1 tetor 2025), do të ndalemi tek vetëm disa prej tyre, të cilët as nuk janë kujdesur të kamulfojnë përfitimin e fondeve. Ardian Tufa, ka qenë ish-drejtues i Njësisë Administrative në Farkë. I konsideruar një nga njerëzit e besuar të Erion Veliajt për shumë kohë, Tufa do të shfaqej gjithashtu edhe krah Frida Krifcës. Arsyet e këtij afrimi nuk ishin thjesht lidhja politike, por dhe interesi financiar, për të përfituar…