Autor: InfoNews

Arrestohet biznesmeni Sino Lallaj. Sipas policisë ai ka ndërtuar një pallat pa leje ndërtimi në hapësirën e përbashkët në zonën e Yzberishtit. Objekt i ndërtuar dhe punimet kanë përfunduar, pritet të shembet nga IMT orët në vijim, pasi më herët u bë bllokimi i objektit. Sipas autoriteteve Llanaj ka zaptuar 4 mijë m2 hapësirë publike.“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 6 ndaluan shtetasin S. Ll., 50 vjeç, pasi është konstatuar se në objektin e tij (pallat në ndërtim), në Yzberisht, ka kryer punime ndërtimi pa leje, në hapësirën e përbashkët të pallatit”, njoftoi policia. Ndërkohë, nënkryetari i Bashkisë…

Read More

Në Gjykatën Administrative të Apelit pritet të zhvillohet një proces gjyqësor, sa interesant, aq edhe i çuditshëm. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka gjobitur Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), për “moshlyerje detyrimesh”. Publiku është njoftuar në mënyrë periodike mbi sekuestrimet që SPAK-u kryen tek pronat e eksponentëve të krimit të organizuar dhe korrupsionit, në të cilat gjithnjë theksohet se Prokuroria e Posaçme ka një fokus të veçantë tek veprimtaria financiare e tyre.Por, duket se edhe vetë institucioni lider në luftën kundër pasurive të paligjshme, ka probleme me menaxhimin financiar. Nuk u arrit të zbulohej se cilat janë saktësisht detyrimet e…

Read More

Partia Demokratike ka denonucuar, se sipas tyre, pas dëmit 2.2 mln euro me recetat false, Nadir Çausholli do të ndërtojë hotelin luksoz në Shkëmbin e Kavajës në ortakëri me Visin e Pojës. Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, deklaroi se Nadir Çausholli zotëron 60% të aksioneve tek kompania ‘ROCK OF KAVAJA’ .Për blerjen e këtyre kuotave, deklaroi ajo, Nadir Çausholli i pagoi ortakut vetëm 600 euro. “Kështu, në korrik 2024, u regjistrua kompania ‘ROCK OF KAVAJA’ sh.p.k., e cila vetëm dy muaj më pas mori nga vetë Edi Rama lejen për ndërtimin e një hoteli 10–11 katësh me 3…

Read More

Policia Rrugore pritet të nisë pas pak ditësh një aksion të gjerë në të gjithë vendin kundër monopatinave apo atyre që njihen si skuterët elektrikë. Analizat e sigurisë rrugore, ku këto mjete kanë rezultuar problematike dhe shkak për burim aksidentesh e ngjarjesh rrugore me pasoja, kanë bërë që të nisë puna për hartimin e një plani masash. Sipas burimeve nga analiza ka rezultuar se një pjesë dërrmuese e këtyre mjeteve, që nuk njihen si të tilla në Kodin Rrugor, përdoren gjerësisht nga të miturit. Shifrat alarmante nga Spitali i Traumës, ku çdo ditë paraqiten shtetas të dëmtuar nga përdorimi i…

Read More

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 6 ndaluan shtetasin Sino Llanaj, 50 vjeç, pasi është konstatuar se në objektin e tij (pallat në ndërtim), në Yzberisht, ka kryer punime ndërtimi pa leje, në hapësirën e përbashkët të pallatit. Një shtesë pa leje në një pallat në zonën e Astirit në Tiranë është bllokuar nga IMT. Aksioni, i mbështetur nga Policia Bashkiake, erdhi pasi në pallatin e biznesmenit Sino Llanaj janë konstatuar 4 mijë metra katror pa leje, ndërsa ka nisur edhe procedura për shembjen e objektit. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sula, i cili ndoqi nga afër…

Read More

Në dhjetorin e vitit të largët 1932, zonja Bihter Toptani bleu 130 hektarë tokë në vendin e quajtur “Maranishtja” në Shetaj të Ishmit në Durrës – sot një nga zonat më të lakmuara turistike në Shqipëri. Transaksioni u krye në prani të një gjyqtari paqtues, ndërsa pas blerjes, zonja Toptani ia dhuroi tokën vajzës së saj 15-vjeçare. Veprimet përshkruhen me hollësi në një Radhor – siç njihej regjistri i Kadastrës deri në vitin 1945 në Shqipëri. Por në një regjistër të dytë të vitit 1929, i njëjti transaksion kapërcen në makinerinë e kohës. Kur dokumentet e vjetra të Kadastrës ranë…

Read More

E gjitha filloi me një kërkim të thjeshtë në Google me fjalët: “mundësi investimi”. Një pasdite të zakonshme qershori në vitin 2019, Carina Christine Breunig dhe bashkëshorti i saj, Christoph regjistruan të dhënat e tyre në një platformë online investimesh të quajtur Globalix. Brenda pak minutash ra telefoni. Në linjë ishte një burrë me zë të qetë dhe të sigurt që u prezantua si Adrian Ross, menaxheri i tyre i investimeve. Ross e ndihmoi zotin Breunig për verifikimin e llogarisë së tij si klient dhe fillimisht ai i transferoi 250 dhe 750 euro. Më pas, shumë më tepër. Gjatë muajve…

Read More

Në ditët e para të janarit, era e ftohtë nga veriu përplaste dallgët në molin e Porto Romanos, në veri të Durrësit, ndërsa dy anije tregtare hynin njëra pas tjetrës në port. E para, e quajtur Besart, një anije mallrash e vitit 1981, udhëhiqte kolonën; pas saj, Aya Zanoubya, 4 vjet më e vjetër, lëvizte ngadalë, e rimorkuar pasi kishte deklaruar një defekt teknik. Tre javë më herët, më 14 dhjetor, Aya Zanoubya ishte ankoruar në të njëjtin port, duke përdorur të njëjtën arsye – një avari që, sipas dokumenteve të dorëzuara në Kapitenerinë e Durrësit, e kishte detyruar të…

Read More

TIRANË – Një shtesë pa leje në një pallat në zonën e Astirit në Tiranë është bllokuar nga IMT. Aksioni, i mbështetur nga Policia Bashkiake, erdhi pasi në pallatin e biznesmenit Sino Llanaj janë konstatuar 4 mijë metra katror pa leje, ndërsa ka nisur edhe procedura për shembjen e objektit. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sula, i cili ndoqi nga afër aksionin në Astir, deklaroi se paligjshmëria nuk ka vend në Tiranë. Ai bëri thirrje që të respektohen rregullat e ndërtimit për të shmangur penalizimet, duke paralajmëruar se do të përfshihen në “listën e zezë” të Bashkisë. “Nëse Tirana…

Read More

Një tjetër incident brenda institucioneve të drejtësisë. Kësaj radhe në Fier, në Gjykatën e Shkallës së Parë, ku një 75-vjeçar dyshohet se ka kërcënuar dhe fyer kryesekretaren. Shkak për këtë është bërë shtyrja e një seance gjyqësore. Policia thotë se Vladimir Hamzai po hetohet në gjendje të lirë. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. H., 75 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për shkak të shtyrjes së një seance gjyqësore, ka kanosur dhe fyer Kryesekretaren e Gjykatës së Shkallës së Parë…

Read More