Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Autor: InfoNews
Leonidha Çobo, i cili shikohet si person kyç në dosjen “Bankers” që tashmë ndodhet në dyert e Prokuroria e Posaçme, rezulton se ka gjeneruar fitime të mëdha duke fshehur të ardhurat dhe duke kryer evazion fiskal. Për vitin 2024 rezulton se Çobo ka kryer një sërë shitjesh nëpërmjet disa kompanie dhe në atë kompani ku aksioner ishte po vetë ai, duke shkelur ligjin për konfliktin e interesit. Kjo tabelë tregon së në vitin 2024 shoqëria e tij LC Consulting me administrator Leonidha Çobo ka bërë shitje edhe të kompania “BOLV OIL SHA”, në një shumë prej 3,589.272 lekësh. Pra, siç…
Policia zhvilloi një operacion policor mesditën e sotme në qytetin e Elbasanit, duke çuar në shoqërimin dhe arrestimin e disa personave të dyshuar si pjesë e botës së krimit. Bëhet me dije se mes të shoqëruarve është edhe Maks Lika, i njohur për miqësinë e tij me Emiljano Shullazin. Operacioni i policisë është zhvilluar rreth orës 15:30 në një prej lokaleve të njohura përgjatë aksit rrugor Elbasan – Ish-Metalurgjia, në fshatin Katund i Ri. Operacioni është cilësuar si një nga më të rëndësishmit e zhvilluar kohët e fundit në Elbasan, një qytet që prej vitesh përballet me prani të lartë…
Policia e Elbasanit ka zhvilluar një operacion të befasishëm pasditen e sotme në afërsi të fshatit Katund i Ri, në zonën e njohur si Metalurgjiku, ku ka shoqëruar disa persona për verifikim. Burime bëjnë me dije se një ndër të shoqëruarit është biznesmeni i njohur Bujar Muça, 53 vjeç, banues në Elbasan. Ai është pronar i kompanisë “Delta Group”, si dhe i disa bizneseve të tjera aktive në qytet dhe më gjerë. Muça nuk është një emër i panjohur për opinionin publik. Ai ka pasur angazhime edhe në politikë, ku në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 kandidoi për deputet…
Njëmbëdhjetë persona të cilët vodhën naftën nga anija AYA ZANOYBYA e ankoruar në Porto Romano të Durrësit, janë dërguar për gjykim. SPAK ka mbyllur dosjen ndaj tyre dhe ka dërguar kërkesën për gjykim. Sipas dosjes hetimore, ka rezultuar se nga anija e ankoruar, ishte planifikuar dhe realizuar vjedhja dhe kontrabandimi i 200 tonëve naftë.SPAK thotë se Juxhin Koka, në bashkëpunim me Mohammad Sallit, me detyrë kapiten i anijes, Nedio Mejdani, me detyrë oficer i parë i anijes, dhe Hasan Broud, Sami Shanata, Faez Ismaeil, Ëissam Rostom, marinarë të anijes me flamur tunizian realizuan të gjithë veprimtarinë kriminale. Sipas hetimeve, Juxhin…
Një operacion i befasishëm i policisë është zhvilluar gjatë mesditës së sotme në Elbasan, duke çuar në arrestimin e të paktën dy personave të njohur si pjesë e botës së krimit. Burime bëjnë me dije se operacioni është zhvilluar rreth orës 15:30 në një prej lokaleve të njohura përgjatë aksit rrugor Elbasan – Ish-Metalurgjia, në fshatin Katund i Ri. Forcat e rendit te mbështetur nga forca te tjera policore kanë ndërmarrë një aksion të mirëorganizuar, duke rrethuar fillimisht të gjithë zonën përreth lokalit, përpara se të ndërhynin brenda në ambientet e restorantit ku dyshohej se ndodheshin eksponentët kriminalë. Informacionet e…
Do të duhej zhurma e madhe me rrethimin policor dhe ushtarak dhe marrjen e godinës së Televizionit News 24 në 9 Gusht të këtij viti, që shqiptarët të mësonin për ekzistencën e një kompanie të re shtetërore me emrin “KAYO”. Administratori i saj Ardi Veliu dhe më pas kryeministri Edi Rama, deklaruan se bëhej fjalë për një kompanie të rëndësishme shtetërore ushtarake, e cila do çojë në një nivel të denjë për një vend anëtar të NATO armatimin, pajimet dhe uniformat e ushtrisë e të forcave të tjera të Sigurisë në Shqipëri. Madje sipas kryeministrit, objektivi kryesor i saj do…
Dritan alias Amar Shkëmbi, që dikur ishte pjesë e rrethit shoqëror të ngushtë me Plaurent Dervishaj dhe i shpallur në kërkim prej gati dy vite nga SPAK, do ekstradohet nesër nga Dubai në drejtim të Aeroportit të Rinasit në Tiranë. Ish-miku i ngushtë e Dervishaj, tashmë është kthyer në mosbesuesi më i madh i tij, për shkak edhe të situatës ligjore ku e ngatëroi “Lenti”. Shkëmbi, u shpall në kërkim nga prokuroria e posaçme për akuzën e “Vrasjes së funksjonarëve publikë” të mbetur në tentativë, “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” me pasojë vdekjen e Andi Malokut dhe “të fortit”…
Këshilli i Lartë Gjyqësor, pas mbledhjes urgjente me 260 gjyqtarë, ka ngritur një grup pune dhe ka miratuar planin e masave për sigurinë në gjykata. Plani vjen pas alarmit që ngritën gjyqtarët për sigurinë në gjykata, pas vrasjes në sallën e gjyqit të gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja. Në një deklaratë të ndarë për mediat, KLGJ thotë se do të analizojnë masat e marra dhe kërkesat e drejtuara KLGJ-së nga secila gjykatë mbi sigurinë përgjatë viteve 2023-2025. Po ashtu, KLGJ thotë se do të analizojnë kushtet ekzistuese të sigurisë në gjykata dhe më pas do të adresojnë ndryshimet ligjore dhe…
Për herë të parë përcaktohen standarde ligjore, masa penale dhe procedura për ndalimin administrativ *Ky është një artikull informues në kuadër të fushatës për sensibilizimin e qëllimeve të përdorimit të monopatit apo mjeteve të vogla të pahomologuara. Brenda artikullit të lexoni të gjitha bazat ligjore në cilat do të mbështesë hartimin e urdhërit, vendimin e ngarkuar për veprimet e tij, që ndalon me këto mjete, si dhe masat ndëshkimore me të cilat bëjnë të përballen me ata që shkelin urdhërin e ri për ata që shkelin urdhërin e ri për ata që shkelin urdhërin e tyre, apo llojin tjetër të…
Arrestohet biznesmeni Sino Lallaj. Sipas policisë ai ka ndërtuar një pallat pa leje ndërtimi në hapësirën e përbashkët në zonën e Yzberishtit. Objekt i ndërtuar dhe punimet kanë përfunduar, pritet të shembet nga IMT orët në vijim, pasi më herët u bë bllokimi i objektit. Sipas autoriteteve Llanaj ka zaptuar 4 mijë m2 hapësirë publike.“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 6 ndaluan shtetasin S. Ll., 50 vjeç, pasi është konstatuar se në objektin e tij (pallat në ndërtim), në Yzberisht, ka kryer punime ndërtimi pa leje, në hapësirën e përbashkët të pallatit”, njoftoi policia. Ndërkohë, nënkryetari i Bashkisë…