Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Autor: InfoNews
Gazetari Xhevahir Zhabina nisjen e hetimit nga SPAK për dosjen “Bankers”, veçon akuzën e organizatës kriminale. Ai tha për “MCN Live” se një akuzë e tillë do të thotë që janë zbuluar disa role të organizatës. Sipas tij, tani i takon SPAK të shkojë te zyrtarët e lartë dhe biznesmenët që kanë ndihmuar “Bankers” të justifikojë ato fatura, që janë fatura fiktive. Zhabina tha se ka ish-deputetë të këtij parlamenti që kanë faturuar kompaninë “Bankers” në miliona euro dhe në dosje janë të përfshirë “Raiffeisen Bank” dhe është i përfshirë biznesmeni që zotëron “Bolv Oil”. “Përveç grupit të strukturuar kriminal,…
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka raportuar sot para deputetëve mbi situatën e kriminalitetit në vend për vitin 2024, duke vënë theksin te trafiku i lëndëve narkotike si një nga veprat penale me rrezikshmëri më të lartë. Sipas Dumanit, trafiku i narkotikëve ruan një nivel shumë të lartë rreziku, pavarësisht një uljeje të lehtë gjatë vitit 2024. Ai tha se kjo tendencë lidhet me goditjet e suksesshme të agjencive ligjzbatuese dhe zhvendosjen e korridoreve të trafikut. Megjithatë, aktiviteti kriminal mbetet i përhapur dhe i sofistikuar. “Referuar matjes së nivelit të riskut sipas veprave penale, rezulton se kriminaliteti me…
Prokuroria e Tiranës ka zbardhur të plotë mekanizmin e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ndodhur në sallën e gjyqit më 6 tetor. Referuar pamjeve të kamerave të sigurisë, rezulton se pranë sallës nr. 3 kanë hyrë Gjon Shkambi dhe nipi i tij, Elvis Shkambi, si dhe Ragip dhe Ervis Kurtaj. Menjëherë pas shpalljes së vendimit nga gjyqtari Astrit Kalaja, Elvis Shkambi, i cili ndodhej në sallë, ka nxjerrë nga brezi një armë zjarri të tipit pistoletë dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të gjyqtarit. Njëkohësisht, pas këtij veprimi, Elvis Shkambi ka drejtuar pistoletën ndaj Ragip Kurtajt dhe Ervis Kurtajt,…
ELBASAN – Biznesmeni i Delta Group, ish-deputet i PDIU-së, Bujar Muça, u arrestua në një lokal në periferi të Elbasanit, në mesin e 13 të tjerëve, të konsideruar nga policia me precedentë të theksuar kriminal. Tre prej tyre mbanin pistoletë me fishekë në fole gati për qitje. Hetuesit dyshojnë se nuk janë klientë të rastësishëm në lokal, por se janë bërë bashkë për të organizuar ndonjë krim, shkruan Report.TV. *** Një telefonatë anonime mesditën e së hënës në sallën operative të Policisë së Elbasanit çoi Forcat Operacionale dhe ‘Shqiponja’ në një lokal në periferi të qytetit pranë Bradasheshit, ku ishte…
InfoNews.al ka mundur të mësojë më shumë detaje rreth aksionit në një lokal të Elbasanit një ditë më parë, ku u arrestuan 14 persona dhe u gjetën e sekuestruan armë zjarri. Tre nga 14 të arrestuarit ishin të armatosur me pistoletë, me fishekë në fole gati për qitje. Hetuesit dyshojnë se po planifikonin ndonjë krim. Në mesin e të arrestuarve janë edhe pronari i lokalit në Bradashesh, bashkë me djalin e mitur 17-vjeçar. Po kështu, i arrestuar është edhe biznesmeni i Delta Group dhe ish-deputeti i PDIU, Bujar Muça. Ky i fundit u arrestua për kundërshtim të forcave të policisë,…
Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e Ermir Ndreaj për ndryshim të masës së sigurisë. I akuzuari për trafik kokainë kërkonte zbutje të masës për arsye shëndetësore. Ndreaj dyshohet nga SPAK si pjesë e një organizate kriminale që trafikonte tonelata kokaine nga Amerika e Jugut drejt vendeve të BE-së. Bashkë me të janë arrestuar edhe personazhe të tjerë të njohur të botës së krimit si vëllezërit Artur dhe Klevis Hoxhosmani, Plarent Dervishaj apo Erion Alibej si dhe David Patrut. Ndreaj ndodhet për momentin i shtruar në spitalin e burgjeve. Ai është dënuar ndërkohë nga drejtësia belge me 20 vite burgim për…
Ndërtimi i kullës në qendër të qytetit të Shkodrës, ka bërë bashkë në një takim drejtuesit e Myftinisë Shkodër dhe Kishës Ortodokse Shkodër, të cilët e kanë kundërshtuar këtë vendim, duke hedhur akuza të rënda në drejtim të shtetit. Në reagimin e tyre për mediat, myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari, thekson se nuk kanë dijeni për ndërtimin e kullës, pasi janë të angazhuar në gjyqe të cilat i kanë fituar. “Thërrasim drejt respektimit të pronës. Nuk tërhiqemi pa fituar të drejtën tonë. Jemi në pozitën e atij që lufton me atë që ka në dorë. Kemi të bëjmë me rigrabitje…
Reagim mbi pronën vakëf në Shkodër dhe ndërtimin e paligjshëm mbi të Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shpreh indinjatën dhe shqetësimin e thellë për faktin se, pavarësisht vendimeve të formës së prerë të gjykatave shqiptare, mbi një pronë vakëf në qytetin e Shkodrës ka nisur ndërtimi i kullës “Rozafa Tower”. Ky veprim përbën një shkelje të hapur të ligjit, një cenim të të drejtës së pronësisë dhe një akt mosrespektimi ndaj institucioneve fetare dhe trashëgimisë vakëf. Prej më shumë se tre dekadash, kjo pronë ka qenë objekt i një kalvari të gjatë gjyqësor dhe administrativ. Në vitin 1996, me vendimin nr.…
Ka zgjatur pak ditë arratia e Aldo alias Elidon Avdulajt, i shpallur në kërkim nga SPAK pas operacionit më 2 tetor, ku u godit grupi i Aleksandër Lahos (Rrumi i Shijakut) dhe i Astrit Avdylajt. Aldo Avdylaj akuzohet se ka organizuar dhe bashkëdrejtuar grupin me Astrit Avdylajn për vrasjen e Edmir Bregut në vitin 2021 në Durrës. Ai u kap nga Forcat Operacionale pasi fshihej në një apartament pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë. Vrasja u zbardh pas komunikimeve në Sky ECC të grupit të Rrumit të Shijakut dh Astrit Avdylajt. Sipas SPAK, porositësi i vrasjes së Bregut ishte Astrit Avdylaj…
11 është numri i personave të arrestuar pasditen e djeshme gjatë një operacioni policor të zhvilluar në një lokal në Elbasan. Aksioni i policisë erdhi pas një telefonate se në biznesin në fjalë ndodheshin persona të armatosur. Kur policia ka mbërritur, brenda në lokal gjetur 11 persona, të cilët janë arrestuar, por vetëm 3 prej tyre iu është gjetur armë. Mes të arrestuarve është edhe Bujar Muça, ish-deputet i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe biznesmeni i kompanisë hidrosanitare Delta. Deri në vitin 2015, Bujar Muça ishte administrator në kompaninë Delta, më pasi ai shiti aksionet e veta. Emrat…