Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Autor: InfoNews
Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH, goditi të martën një grup të dyshuar kriminal, i cili akuzohet se manipulonte tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, përmes pengmarrjes apo dhunës. Bazuar në kërkesën e SPAK, Gjykata e Posaçme caktoi masa sigurimi për tetë persona, përfshi drejtoreshën e AKSHI, Mirlinda Karçanaj dhe zv. drejtoreshën Hava Delibashi të cilat u vendosën në “arrest shtëpie”. Prokuroria e Posaçme akuzon gjithashtu Ergys Agasin – një personazh kontrovers i akuzuar për lidhje me krimin e organizuar dhe biznesmenin Ermal Beqiraj për veprat penale të…
Katër ditë pasi Gjykata Kushtetuese pezulloi vendimin e GJKKO-së dhe riktheu në detyrë zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, SPAK vihet në lëvizje dhe i kërkon Kuvendit autorizim për arrestimin e Belinda Ballukut. Për të vendosur Ballukun në masë arresti me burg ose arrest shtëpie, do duhet që Kuvendi të miratojë heqjen e imunitetit të deputetit, kërkesë që tashmë është depozituar në Parlament. SPAK informon Kuvendin se Balluku po hetohet në total për 8 procedura prokurorimi. Numri 2 i qeverisë është marrë e pandehur për shkeljet me tenderin 190 mln euro të Tunelit të Llogarasë, ndërkohë në hetim është…
SPAK ka lëshuar 8 masa sigurie pas një hetimi për abuzime me tenderët e AKSHI-t. Në një operacion të zhvilluar orët e para të mëngjesit, me mbështetjen e Policisë së Shtetit, u ekzekutuan 6 masa sigurie dhe në kërkim janë dy biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj. Këta dy të fundit nuk janë gjetur gjatë kontrollove, të cilat u ushtruan edhe në zonën rezidenciale të Kodrës së Diellit në Tiranë. SPAK ka ekzekutuar urdhëarrestete edhe mes radhëve të AKSHI-t. Në njoftimin publik për mediat, bëjnë me dije se është ekzkutuar masa arrest në shtëpi për drejtuesen e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj…
Pengmarrje, dhunë, shantazh dhe tërheqje me forcë nga tenderët publikë. Ky është skandali i rëndë që SPAK ka zbuluar në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), pas një hetimi të thelluar që ka çuar në masa të forta sigurie ndaj zyrtarëve të lartë dhe biznesmenëve. Sipas vendimit të Gjykatës, drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, është dërguar nën masën “arrest në shtëpi”, ndërsa e njëjta masë është caktuar edhe për zv.drejtoreshën e AKSHI-t, Hava Delibashi. Ndërkohë, masa e sigurisë “arrest me burg” është caktuar për biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, ndërsa masa ndaluese është dhënë për Andis Papa dhe…
Dhjetëra kontrolle në banesa, ambiente biznesi dhe baza të ndryshme janë ushtruar mëngjesin e kësaj të marte në kuadër të operacionit të gjerë të SPAK, i cili ka nisur në orët e para të mëngjesit dhe vijon ende. Burime pranë hetimit bëjnë me dije se kontrolle janë ushtruar edhe në bizneset e Klajdi Merkajt, i arrestuar më herët si pjesë e organizatës famëkeqe të Çopjave. Sipas dyshimeve të SPAK, përmes bizneseve të lidhura me Merkajn janë pastruar miliona euro, të cilat dyshohet se kanë buruar nga fondet publike të AKSHI. Pamje filmike, telefona dhe prova kyçe Gjatë kontrolleve janë sekuestruar…
Hava Delibashi, zv.drejtoreshë e AKSHI-t, është vënë nën masën e arrestit në shtëpi, ndërsa ndalim për të dalë jashtë vendit është caktuar për biznesmenët Andi Papas dhe Gëzim Hoxha. Nga hetimet më shumë se njëvjeçare rezulton se Mirlinda Karcanaj, drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, ka favorizuar kompanitë e biznesmenit Ermal Beqiri, si dhe disa kompani satelite, të cilat kanë përfituar tendera me vlera miliona euro. Detaje të reja dalin nga hetimet e SPAK lidhur me aferën e tenderave në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), ku në qendër të akuzave janë Ergys Agasi dhe biznesmeni Ermal…
SPAK ka lëshuar sot tre urdhër-arreste ndaj Ergys Agasit, Ermal Beqirit dhe Mirlinda Karçanajt, pas një hetimi njëvjeçar të drejtuar nga prokurori Bledar Maksuti, që ka zbuluar një skemë të organizuar abuzimi me tenderët e AKSHI, e shoqëruar edhe me akte shantazhi dhe marrje peng ndaj biznesmenëve konkurrentë. Burime pranë hetimit bëjnë me dije se biznesmeni Gerond Meçe, administrator i kompanisë Advanced Business Solution, dyshohet se është mbajtur peng dhe është shantazhuar, me qëllim që të tërhiqej nga gara për tenderë publikë të AKSHI dhe të hiqte dorë nga ankimimet ligjore kundër procedurave të dyshimta. Pengmarrje për të pastruar garën…
SPAK ka lëshuar sot tre urdhër arresti për Ergys Agasin, Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn pas hetimit 1 vjeçar të prokurorit Bledar Maksuti në lidhje me abuzimet e mëdha me tenderët e AKSHI gjatë viteve të fundit. Gjate ditëve të fundit janë thirrur rreth 20 punonjës dhe zyrtarë me role drejtuese në AKSHI, përfshir Karçanajn, e cila doli e zverdhur nga godina pas 4 orësh marrje në pyetje. Karçanaj dyshohet për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryesisht në tenderët ku dyshohet se fituesi ka qenë i paracaktuar. Sipas këtyre burimeve, përfitues kryesor i tenderëve në…
Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me aksionin e SPAK, sa i takon hetimeve të procedurave të tenderimit pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. GJKKO ka dhënë disa masa sigurie, përveç Ergys Agasit, për të cilin është dhënë masa ‘arrest me burg’, për kreun e AKSH-it, Mirlinda Karçanaj ‘arrest shtëpie’ dhe ‘arrest me burg’ për biznesmenin Ermal Beqiri. Sipas spak masat e GJKKO janë dhënë për zyrtarë të KVO-ve në AKSH dhe për disa anëtarë të shqyrtimit të Ankesa. Prej gati 1 viti SPAK po hetonte procedurat e 12 tenderave, që dyshohet se janë bërë në shkelje.…
Një mori firmash, duke përfshirë banka të nivelit të dytë, institucione financiare të mikrokredisë, nga ato që vendosin përqindje tepër të larta, apo edhe ato të mbledhjes me forcë të borxheve, kontrollohen nga një “dorë”. Pronarët e ABI BANK drejtojnë një rrjet firmash, të cilat vetëm sa shtohen dita-ditës, me qëllim humbjen e gjurmëve se ku shkojnë paratë e shqiptarëve. Të njëjtët pronarë kontrollojnë dhënien e kredive, individëve po bizneseve me kolateral. Të njëjtët janë edhe ata që japin mikrokredi, ku interesat janë tepër të larta. Por, mjeti më fitimprurës i tyre është mbledhja e borxheve, pasi kontrollojnë edhe një…