Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Autor: InfoNews
Edhe sot, pavarësisht motit me shi, minatorët e minierës së bakrit në Spaç janë grumbulluar që në orën 6 të mëngjesit në sheshin përpara minierës, ku vazhdojnë protestën e tyre. Dje, punëdhënësi “Tete Albania” ka shpërndarë në grupet e komunikimit letra për largim të menjëhershëm nga puna, çka ka shkaktuar edhe më shumë pakënaqësi. Kjo ka bërë që sot të solidarizohen me minatorët edhe punëtorë të tjerë shqiptarë, përfshirë dhe pjesë të administratës. Ata kërkojnë kushte më të mira pune dhe paga më të larta. Pronari: Eyup Batal Komisioni i grevës ka publikuar dje një dokument me 10 pika, ku renditen kërkesat…
Një “top betoni” 20-katësh do të zërë vendin e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”. Ky është koncepti fitues i garës së zhvilluar nga Korporata e Investimeve Shqiptare (KISH) për “rijetëzimin” e një prej simboleve urbane dhe sportive të Tiranës. Fituesi, konsorciumi mes studios holandeze MRVDV (Winy Maas, Jacob van Rijs dhe Nathalie de Vries) dhe kompanive Trema Tech, Albanian Capital Group dhe BCN Investements, do të ndërtojë një qendër gjysmë-publike që bashkon sportin me funksione tregtare dhe kullë banimi: e njëjta logjikë që qeveria ka ndjekur edhe në projekte të tjera të ngjashme. Pas stadiumeve “Qemal Stafa” e “Selman Stërmasi”…
Aldo alias Elidon Avdyli, 37-vjeçari Shijakas, mjaft i njohur në botën kriminale dhe Policinë e Shtetit, u kap gafil në një apartament të marrë me qira nga Dorjan Sherifi. Ai kishte zgjedhur të vendosej në këtë apartament shumë pranë një kazinoje që ndodhet tek “Liqeni i Thatë”, dhe informacionet e policisë kriminale flasin se Avdyli kishte arritur të strehohej në atë zonë me qëllim krijimin e një baze, për të krijuar më pas kushtet e kryerjes së një vrasjeje. Por në gjurmë të lëvizjeve të tij kishte rënë një agjent policie, për shkak edhe të një gafe taktike që kishte…
Sarandë – Në kuadër të hetimeve për tjetërsimin e pronave të ushtrisë në Sarandë, SPAK ka ushtruar ditën e sotme kontrolle në banesën dhe zyrën e biznesmenit Artan Dulaku dhe në zyrën e administratorit të Marina Bay Saranda, Genard Kastrati. Veprimet u kryen me kërkesë të prokurores Manjola Kajana dhe me vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), me mbështetje të agjentëve të BKH-së dhe Policisë së Shtetit. Nga kontrollet sipas BKH janë gjetur dokumente që do ti shërbejnë hetimit. Në kuadër të hetimeve, Porti i Limionit, një bazë e Forcave Detare dhe pronë e…
Në kuadër të hetimeve që SPAK po zhvillon prej dy vitesh për tjetërsimin e pronave të ushtrisë në Sarandë, ditën e sotme janë ushtruar kontrolle në banesën dhe zyrën e biznesmenit Artan Dulaku. Burime bëjnë me dije se kontrollet janë kryer me kërkesë të prokurores Manjola Kajana dhe me vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ndërsa agjentët e BKH-së janë mbështetur edhe nga Policia e Shtetit. Në kuadër të këtyre hetimeve, me vendim të GJKKO-së është vënë nën sekuestro edhe Porti i Limionit, një bazë e Forcave Detare, pronë e ushtrisë shqiptare. Në korrik…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të mbikalimit të Rinasit, në Tiranë, ku 25-vjeçari Fabjo Arifaj është plagosur me armë zjarri pas një konflti për motive të dobëta. Burime bëjnë me dije se i riu ka marrë një plumb në këmbë dhe po merr mjekim në spital, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa po ashtu është plagosur me sende të forta edhe 22-vjeçari Grisjan Latifaj i cili po ashtu ndodhet në spital. Ndërsa policia thekson se kanë ngritur pika kontrolli në hyrje/dalje të kryeqytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme.
Në kuadër të hetimeve që SPAK po zhvillon prej 2 vitesh për tjetërsimin e pronave të ushtrisë në Sarandë, mësohet se ditën e sotme janë ushtruar kontrolle në banesën dhe zyrën e biznesmenit Artan Dulaku. Burime bëjnë me dije se kontrollet janë ushtruar me kërkesë të prokurores Manjola Kajana dhe me vendim të GJKKO-së, ndërsa agjentët e BKH-së janë mbështetur edhe nga Policia e Shtetit. Në bazë të këtyre hetimeve, me vendim të GJKKO është vënë në sekuestro edhe Portin e Limionit, një bazë e Forcave Detare, pronë e ushtrisë shqiptare e cila në korrik të viti 2020, me vendim…
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga plagosja që ka ndodhur mesditën e sotme në parkimin e një qendre tregtare në mbikalimin e Rinasit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në parkimin e qendrës tregtare aty, ku ndodheshin disa persona. Pas një sherri të nisur për shkaqe banale, autori ka nxjerr armën dhe ka qëlluar në këmbë të plagosurin. Identiteti i të plagosurit ende nuk dihet.
Dosja “Bankers”, e cila prej 10 ditësh ndodhet në SPAK, do të hetohet nga një grup prokurorësh të posaçëm. Burime zyrtare bënë me dije se janë përzgjedhur prokuroret Anita Jella dhe Enkeleida Millonai për të ndjekur hetimin. Znj. Jella dhe znj. Millonai, pas administrimit të dosjes që ka mbërritur nga Fieri, pritet të nisin me marrjen në pyetje të personave të përfshirë në këtë çështje. Ndërkohë, masat e sigurisë ndaj drejtuesve kinezë të kompanisë “Bankers” dhe stafit shqiptar mbeten në fuqi, ashtu siç janë caktuar nga gjykata e juridiksionit të përgjithshëm. Dy prokuroret po hetojnë veprimet e një grupi të…
Një vendim gjykate i ka hapur rrugë SPAK-ut dhe BKH-së për të kryer kontrolle në pronat dhe bizneset e Artan Dulakut bosit të ndërtimit dhe medias. Burime për weblajm.com bëjnë me dije se ky hetim lidhet me pronat e Ushtrisë, konkretisht me portin e Limionit në Sarandë. Operacioni është ende në vijim, ndërsa SPAK ka bindur gjykatën se kontrolli ishte i domosdoshëm për të siguruar prova mbi përfshirjen në manipulimin e kontratës për marrjen në përdorim të portit ushtarak. Ky operacion vijon, ndërsa kontrolle përfshijnë edhe disa zyrtar dhe ish zyrtar të vendit.