Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Autor: InfoNews
Tetë objekte të paçmuara janë vjedhur nga muzeu i Luvrit në Paris. Hajdutët arritën të arrinin në Sallën Apollo dhe të merrnin bizhuteri nga vitrinat e qelqit në një vjedhje që të kujton një film. Ministria Franceze e Kulturës ka publikuar një listë të bizhuterive të vjedhura nga hajdutët në shtatë minuta. Sipas Sky News, ato janë si më poshtë: Diadema nga seti i bizhuterive të Mbretëreshës Maria Amalia dhe Mbretëreshës Hortense: : Gjerdani nga seti i safirëve të Mbretëreshës Maria Amalia dhe Mbretëreshës Hortense: Vathë nga seti me safirë i Mbretëreshës Maria Amalia dhe Mbretëreshës Hortense: Gjerdani me smerald…
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 20 nëpunës publikë, të akuzuar për shpërdorim detyre në të paktën 7 procedura prokurimi që kanë shkaktuar dëm ndaj Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Hetimet nisën pas një kallëzimi të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), i cili konstatoi shkelje të rënda në këto prokurime me vlerë mbi 525 milionë lekë pa TVSH. Bëhet fjalë për shtetasit: Mimoza Kita, Erola Halili, Gavrosh Xhindoli, Imir Alla, Adra Gjingecaj, Lulzim Konçi, Elida Palluqi, Luan Hajno, Merita Petushi, Edi Fero, Aldin Lika, Ermira Riznavolli, Ismet Bici, Arjan Zeqiri, Alfred Gjonaj, Sotiraq…
Në një moment kyç të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, përdorimi i fondeve bujqësore IPARD po rikthehet si një nga çështjet më të ndjeshme politike dhe institucionale të negociatave. Vizita joformale në Tiranë e delegacionit të Këshillit të BE-së, të njohur si grupi i punës për zgjerimin (COELA), u zhvillua në sfondin e shqetësimeve të ngritura nga disa shtete anëtare dhe Komisioni Evropian mbi mënyrën se si janë administruar fondet e IPARD-it nga autoritetet shqiptare. Një zyrtar evropian konfirmoi për Albanian Post se “gjatë mbledhjes së fundit të COELA-s, disa shtete anëtare dhe Komisioni kanë theksuar se…
Policia ka ndaluar me iniciativë avokatin Ulian Bajrami, mbrojtësin ligjor të Maksim Suçit, alias Lika, person i arrestuar disa ditë më parë në Elbasan gjatë një operacioni ku u sekuestruan armë zjarri. Sipas të dhënave, gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë, avokati Bajrami ka kaluar në kërcënime të drejtpërdrejta duke deklaruar se “do merret personalisht me prokurorin dhe me të gjithë oficerët e policisë” që po hetojnë çështjen. Këto deklarata janë konsideruar kërcënim i hapur ndaj përfaqësuesve të akuzës dhe punonjësve të policisë, ndaj Policia e Shtetit ka ndërhyrë duke ndaluar avokatin me iniciativë. Ndalimi i avokatit të…
Prokuroria e Posaçme SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e dosjen që përfshin 33 të pandehur, mes tyre drejtues, anëtarë, bashkëpunëtorë dhe persona të lidhur me një nga organizatat më të fuqishme të krimit të organizuar në vend, të njohur si “Grupi Çopja”. Në qendër të kësaj organizate qëndrojnë vëllezërit Franc Gergely i njohur Franc Çopja dhe Hajdar Bako i njohur si Hajdar Çopja, të cilët SPAK i cilëson si drejtues dhe organizatorë të një strukture kriminale me veprimtari që nga vrasjet me pagesë, trafiku ndërkombëtar i kokainës, korrupsioni në drejtësi dhe polici, deri te…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Peruxhias në Itali dhe komunitetin shqiptar atje. Një 23-vjeçar me origjinë shqiptare, i identifikuar si Hekuran Cumani nga Fabriano (Ancona), është vrarë me thikë në orët e para të së shtunës në një nga parkingjet pranë Universitetit të Peruxhias. Sipas Prokurorisë së Peruxhias, ngjarja po hetohet si vrasje me dashje, e cila dyshohet të ketë ndodhur pas një grindjeje për arsye të parëndësishme. I riu u godit me thikë në fyt dhe në gjoks, duke marrë plagë fatale. Ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, por nuk arritën ta shpëtojnë – ai…
Në ditën e dhjetë të protestës për kushte më të mira pune, minatorët e Spaçit akuzojnë kompaninë “TETE Albania” se po hakmerret me shkarkime kolektive. Rreth 70 punonjës të nëntokës në Spaç kanë bojkotuar punën dhe kërkojnë njohjen e sindikatës së krijuar prej tyre. Kompania nga ana e saj nuk ka pranuar që të ulet në bisedime, duke pretenduar se sindikata nuk plotëson kriteret ligjore. “Jo vetem që nuk kanë pranuar të ulen në bisedime, por kompania turke ka nisur edhe të hakmerret ndaj nesh. Ka sjellë zarfat për largim nga puna për 16 minatorë, por s’kemi pranuar t’i marrim…
Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e paraqitur dhe ka marrë masën e sigurimit të padisë ndaj Shoqërisë “Vlora International Airport – VIA” SH.P.K., duke pezulluar çdo vendim të planifikuar në Asamblenë e Përgjithshme të Ortakëve, e cila ishte caktuar të mbahej më 20 tetor 2025. Gjithashtu, në bazë të vendimit që gazeta ‘TemA’ e disponon, pezullohet e drejta e votës e ortakut të shumicës, Shoqërisë “Mabco Constructions SA”, deri në regjistrimin e kontratës së shitjes së 49% të kuotave të kapitalit të shoqërisë VIA sh.p.k., të transferuara më 3 prill 2025 tek blerësi “2A Group” sh.p.k. Prokuroria e Tiranës…
Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim drejtuesin teknik të punimeve në kantierin në zonën e Kunes në Shëngjin, ku pasditen e së enjtes humbi jetën punëtori 36-vjeçar, Anton Zefi. Në një komunikim për shtyp policia bëri me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë shpallën në kërkim shtetasin Sokol Toma, 52 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë drejtues teknik i punimeve. “Ky shtetas ishte drejtues teknik në firmën që po kryente punimet për ndërtimin e pallatit, ku gjatë punës, dyshohet se aksidentalisht, humbi jetën punëtori, shtetasi A. Z., 36 vjeç, banues në fshatin Pllanë,…
Në Gjykatën e Elbasanit u zhvillua sot seanca për vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masave të sigurisë për 14 të arrestuarit gjatë kësaj jave në një lokal pranë segmentit rrugor Elbasan–Ish-Metalurgji, në fshatin Katund i Ri. Gjykata vendosi që të lërë në qelli 6 nga të arrestuarit, ndërsa la në detyrim paraqitje 7 të tjetër, përfshirë edhe ish-deputetin Bujar Muça. Ndërsa 17-vjeçari që ra në prangat e policisë është lënë pa masë sigurie. Masat e vendosura nga gjykata janë: Akil Kërtusha, 49 vjeç – arrest me burg Ergys Tusha, 39 vjeç – arrest në shtëpi Ervin Cani, 36 vjeç…