Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Autor: InfoNews
Dy shtetas kinezë janë kapur nga Policia Kufitare në Rinas pasi tentuan që të fusnin në Shqipëri 61 kg kanabis, të ndarë në dy valixhe. Lënda narkotike ishte nisur nga Tajlanda me tranzit në Emiratet e Bashkuara dhe më pas drejt Shqipërisë. Pas sinjalizimit, autoritetet e huaja lajmëruan vendin tonë për dy shtetasit kinezë të cilët i kapen dhe i arrestuan menjëherë në Rinas. Rasti më pas është përcjellë te Antidroga e Tiranës për hetime të mëtejshme. Kanabisi ishte me përqindje të lartë THC, duke kapur një vlerë shumë të madhe në treg.
Më 6 qershor të vitit 2021 qeveria shqiptare miratoi koncesionin për Aeroportin e Vlorës, një vepër e shumëpitur, si porta e hyrjes në jugun e Shqipërisë dhe po ashtu për zhvillimin e turizmit. Në maj të këtij viti, në pistën e këtij aeroporti u krye fluturimi i parë certifikues, ku të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama, zëvendësja e tij Belinda Balluku dhe biznesmeni i njohur Behgjet Pacolli, kompania e të cilit ishte përgjegjëse për ndërtimet e kryera. Pacolli premtoi se ai aeroport do të ishte më i bukuri në rajon dhe se do të ishte gati në shkurt të vitit…
Një grup aktivistësh të shoqërisë civile dhe qytetarësh po organizojnë një protestë përpara Ministrisë së Shëndetësisë, me moton “Ky nuk është më tetor rozë, ky është tetor në zi”, për të denoncuar mungesën e barnave antikancerogjene, keqmenaxhimin në sistemin shëndetësor dhe neglizhencën shtetërore ndaj pacienteve me kancer. Në thirrjen publike të shpërndarë sot, organizatorët pyesin me tone të forta: “A do të vazhdojmë të veshim fjongo rozë ndërsa gratë vdesin në korridoret e spitaleve publike? A do të lejojmë që jeta e nënave, motrave dhe vajzave tona të matet me donacione dhe jo me përgjegjësi shtetërore?” Aktivistët e quajnë situatën…
Dy ditë pasi u vu në pranga, avokati Ulian Barjami është liruar nga qelia me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit. Bajrami u vu në pranga pas përplasjes me prokurorin Gjergji Ceka në seancën për konfirmimin e masave të sigurisë për 14 personat e arrestuar më 13 tetor në një lokal në Elbasan, mes të cilëve edhe Maksim Suçi, që mbrohej nga avokati Barjami. Avokati u arrestua nga Oficerët e Policisë Gjyqësore dhe Prokuroria e Elbasanit ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tij. Kur materialet kanë mbërritur në Prokurorinë e Elbasanit për vlerësim, organi i akuzës ka konstatuar se nuk ishin…
Ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në një spital privat në kryeqytet. Në një njoftim zyrtar, spitali njofton se ai ndodhet i hospitalizuar prej disa ditësh dhe në aktualisht në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, pas një arresti kardiorespirator. “Pacienti ka disa dite i hospitalizuar, në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator. Aktualisht pacienti konsiderohet ne gjendje shume te rende ,me prognoze te rezervuar!”, njofton spitali. Ish-kreu i Partisë Socialiste ndodhet në reanimacion prej 10 ditësh me dëmtime në tru. 73-vjeçari Fatos Nano, i cili u shkëput nga politika në vitin 2005, ka qenë kryeministër i…
Gjykata e Tiranës dënoi sot me 3 vite burg Mariela Berishën, vendim i cili zbriti në 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ajo është hetuar dhe gjykuar në arrest shtëpie, ndaj ky vendim nuk e çon në burg, derisa të marrë formë të prerë. As motra e saj, Antonela Berishaj nuk rrezikon të vuajë burg, pasi i njëjti dënim si Mariela, iu konvertua në 3 vite shërbim prove. Motrat Berishaj u dënuan për shkak të dhunës së ushtruar ndaj blogeres Klea Prenga. Kjo e fundit ishte duke darkuar në një restorant në kryeqytet në zonën e Kodrës së…
Prej 13 ditësh, ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë për shkak të problemeve shëndetësore. Burime bëjnë me dije se Nano është shtruar në spital prej 8 tetorit dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shtetasi shqiptar Altin Sinomati, i cili besohet të jetë nxitësi i vrasjes së Selavdi Shehaj, i njohur si Passerotto, i vrarë më 20 shtator 2020, në plazhin e Torvaianica, një qytet në provincën e Romës, u arrestua në Abu Dhabi nga Policia e Emirateve të Bashkuara Arabe. Arrestimi ndodhi në lidhje me kërkimin ndërkombëtar për të arratisurin, i ashtuquajturi Njoftim i Kuq, i kërkuar nga Drejtoria Anti-Mafia e Distriktit të Romës. Sinomati akuzohet se ka ka dhwnw urdhrin për urdhërimin e eliminimit të Shehaj nga Raul Esteban Calderon (i dënuar tashmë me burgim të përjetshëm për vrasjen e Fabrizio Piscitelli-t),…
Katër kandidatët që kërkojnë të zënë vendin e Altin Dumanit, plotësojnë kushtet për të qenë kryetarë të SPAK. Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh sot dhe vlerësoi se Adnan Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Ervin Gogaj i plotësojnë kushtet për të drejtuar Prokurorinë e Posaçme dhe emrat e tyre u kualifikuan për të vijuar më tej garën. Pasi kaluan këtë etapë, kandidatët do të ftohen për t’u intervistuar nga KLP. Ata pritet t’i nënshtrohen një procesi të hapur përmes intervistave publike dhe vlerësimeve nga KLP, ku do të merret parasysh përvoja e tyre profesionale, integriteti, vizioni dhe aftësia…
Një 49-vjeçar është shoqëruar në polici, pasi gjatë ditës së sotme, në një dyqan të kompanisë celulare “One” në lagjen nr 2 në Kukës dyshohet se ka derdhur një sasi benzine. Më pas u ka bërë thirrje punonjësve dhe klientëve të dalin jashtë. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat bënë të mundur neutralizimin e tij. Sipas raportimeve jozyrtare, qytetari ishte klient i “One” dhe ka ndërmarrë këto veprime për shkak të mbifaturimit të numrit që kishte në përdorim dhe sorollatjeve që i kishin bërë punonjësit. Hetimet janë në vijim dhe më shumë detaje priten…