Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Autor: InfoNews
Më i ulët apo më i lartë, siguracioni i automjeteve do të ndryshojë duke nisur nga janari 2026. Në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, drejtuesja e AMF-së, Mimoza Kaçi, deklaroi se kush ka shkaktuar aksidente gjatë këtij viti do të paguajë më shumë. Drejtuesit e rregullt do të marrin si bonus një sigurim më të ulët, ndërsa ata problematik do të marrin “malus” ose sigurim më të lartë. “Mund të mos jetë perfekt, por është një hap i madh për të ndryshuar perceptimin e qytetarëve që të tregojnë kujdes në drejtimin e mjeteve, pasi që në 1 janar 2026 do…
Deputetë të shumicës dhe opozitës në Komisionin Kuvendor të Ekonomisë, punësimit dhe Financave kritikuan punën e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) lidhur me mbikëqyrjen e tregut të sigurimeve. Deputetët Erion Braçe, Enno Bozdo dhe Jorida Tabaku theksuan se Kuvendi vazhdojnë të ngrejë çdo vit të njëjtat shqetësime dhe nuk gjen asnjë reflektim nga ky institucion. Ata u shprehën se në veçanti tregu i sigurimit të detyrueshëm motorik vazhdon të funksionojë si kartel i hapur dhe ndarja e tregut mes kompanive po qëndron në nivele të njëjta prej vitesh. Sipas tyre, rregullorja e vitit të kaluar për diferencimin e primeve ka…
Tiranë, tetor 2025 – Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka konstatuar mangësi serioze në veprimtarinë e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), duke vlerësuar se Bordi i institucionit nuk ka ndërmarrë masa të nevojshme ndaj shoqërive të sigurimit që kanë kryer shkelje të përsëritura, gjë që ka ndikuar në rritjen e riskut në tregun e sigurimeve. Në auditimin e fundit, i përfshirë në Raportin Vjetor të vitit 2024, që mbulon periudhën 1 janar 2021 – 30 dhjetor 2023, KLSH evidenton se Bordi i AMF-së ka treguar pasivitet në vendimmarrje, duke mos vendosur masa ndëshkuese ndaj kompanive të sigurimeve, edhe pse…
Një operacion i gjerë policor është zhvilluar të martën në mëngjes në disa rajone të Greqisë, ku janë arrestuar 37 persona të përfshirë në një skemë të madhe mashtrimi me subvencionet bujqësore të Bashkimit Europian. Operacioni është drejtuar nga Njësia e Krimeve të Organizuar, e njohur si “FBI-ja greke” dhe është zhvilluar në Selanik, Pella, Janinë, Atikë dhe Kretë, në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit Publik Europian (EPPO). Hetimet kanë zbuluar një rrjet kriminal që, përmes deklaratave të rreme në agjencinë e subvencioneve bujqësore OPEKEPE, ka përfituar në mënyrë të paligjshme mbi 20 milionë euro fonde nga BE, prej të…
Deputeti socialist Erion Braçe ka akuzuar Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare (AMF) dhe kompanitë e sigurimeve për mungesë konkurrence dhe marrëveshje të jashtëligjshme në tregun e sigurimeve. Në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, ai deklaroi se qytetarët po paguajnë çmime të larta për shkak të një sistemi që funksionon në favor të kompanive. “Nuk ndryshon asgjë në këtë treg prej vitesh: të njëjtët operatorë, të njëjtat tarifa dhe të njëjtat barriera. Kjo nuk është ekonomi tregu, por një marrëveshje e paligjshme që është pranuar edhe nga ju, edhe nga Autoriteti i Konkurrencës”, u shpreh Braçe. Ai kritikoi ashpër edhe sistemin e…
Një skandal i rëndë që cënon fort besimin e publikut të drejtësia raportohet të ketë ndodhur në Prokurorinë e Fierit. Ka dyshime se gjatë muajve që dosja voluminoze e kompanisë kineze të naftës “Bankers Petroleum Albania” qëndroi në Prokurorinë e Fierit, shumë emra të familjarëve të njerëzve të drejtësisë dhe politikës, janë zhdukur nga fashikujt. Prej javësh, dosja i ka kaluar Prokurorisë së Posaçme në Tiranë, por e gjymtuar sepse shumë emra njerëzish dhe kompanish që janë përfshirë në mashtrim me kinezët e “Bankers” gjatë 20 viteve, qëllimisht janë zhdukur. Në listën e personave që janë fshirë nga dosja hetimore…
Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinajt ka kërkuar shpalljen zyrtarisht si person të zhdukur të djalit të tij. Ervis Martinaj rezulton i zhdukur prej disa vitesh, ndërsa besohet se për herë të fundit është parë në gusht të vitit 2022. Babai i tij ka bërë kërkesën pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.
Tiranë — Prej datës 15 gusht, efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) në Tiranë nuk kanë marrë pagesat e dietave për shërbimet jashtë kryeqytetit. Sipas burimeve për InfoNews, bëhet fjalë për mbi 200 efektivë të repartit të FNSH Tiranë, të cilët prej më shumë se dy muajsh janë në pritje të shpërblimeve financiare që u takojnë për detyrat e kryera jashtë territorit të Tiranës. Pagesat e dietave, sipas të njëjtave burime, kryhen vetëm pasi Ministria e Brendshme miraton fondin përkatës, por që nga 15 gushti ky proces nuk është realizuar, duke shkaktuar pakënaqësi në radhët e efektivëve. Ende…
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim pesë persona të akuzuar për përfshirje në një rrjet kriminal që organizonte kalimin e paligjshëm të shtetasve shqiptarë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas hetimeve, drejtues i grupit rezulton të jetë Luc Melaj, ndërsa në këtë aktivitet kriminal janë përfshirë edhe persona të tjerë, përfshirë dy punonjës policie, të cilët dyshohet se kanë ndihmuar në kalimet e paligjshme përmes pikave kufitare. Sipas spak grupi kriminal ka vepruar që nga mesi i vitit 2022 deri në korrik të vitit 2024, dhe ka organizuar kalimin e paligjshëm të të pakten 25 shtetasve…
DURRËS – Një konflikt për përfunduar me dy të vrarë në Manëz të Durrësit. Ngjarja e rëndë është shënuar pranë një karburanti rreth orës 01:45, ku 33-vjeçari Flori Paluçi ka vrarë me armë zjarri 23-vjeçarin Aranit Kurti. Më pas ndaj 33-vjeçarit ka qëlluar një 21-vjeçar, duke e lënë të vdekur në vend. 21-vjeçari Daniel Pepa është shpallur në kërkim. Ende nuk dihen motivet, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe identifikuar nëse ka pasur persona të tjerë të përfshirë. Mësohet se njëri prej viktimave dhe një tjetër kanë shkuar në ambientet e lokalit, duke i…