Autor: InfoNews

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka kryer disa lëvizje në drejtimet e komisariateve në qarqe të ndryshme të vendit, me qëllim forcimin e punës policore në territor dhe rritjen e eficiencës në menaxhimin e strukturave vendore. Njoftimi i Drejtorisë së Policisë: -Kryekomisar Mariglen Duçi, me detyrë Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë së Malësisë së Madhe, në DVP Shkodër, emërohet Shef Komisariati në Policinë e Dibrës. -Kryekomisare Nertila Meta, me detyrë specialiste në Sektorin kundër Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve në Drejtorinë për Krimet në Volum në DPPSH, emërohet Shefe Komisariati në Policinë e Librazhdit,…

Read More

Zbulohet një bazë ku ishte fshehur një arsenal armësh të dyshuara të trafikuara në Tiranë. Policia ka sekuestruar 23 armë zjarri (5 prej tyre me snajper), 1 silenciator, 17 krehra me municion luftarak, celularë dhe pajisje për shpërthime në distancë, paisje për bllokimin e valëve, uniforma si të Policisë dhe sende të tjera të kundërligjshme. Në pranga është vënë 34-vjeçari Eugert Sino ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Njoftimi i policise: Finalizohet nga Sektori i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “The van”. Zbulohet një bazë ku ishte fshehur…

Read More

LEZHË – 10 urdhër arreste janë lëshuar në kuadër të një operacioni për tjetërsimin e pronave dhe ndërtimeve pa leje në Lezhë. 9 prej urdhër arresteve janë ekzekutuar, ndërsa të përfshirë rezultojnë ish zyrtarë të Kadastrës së Lezhës, IKMT-së si dhe policë. Sipas informacioneve, bëhet fjalë për ndërtimin e disa shtëpive në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku dyshohet të jenë tjetërsuar prona, ndërtuar pa leje dhe më pas legalizuar. Për Pjetër Tucin është dhënë masa e sigurisë arrest në burg, ndërsa për 5 të tjerë arrest në shtëpi: ish drejtori i Kadastrës Gentian Malotai, Artur Shabaku ish-shef…

Read More

Rreth orës 15:30, në zonën e Komunës së Parisit, në ambientet e një lokali, shtetasi Filip Shehu, rreth 41 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin Indrit Salillari, rreth 34 vjeç, të dy punonjës të lokalit. Shtetasi Indrit Salillari ka humbur jetën në spital, si pasojë e plagëve. Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar, shtetasi Filip Shehu, është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, menjëherë pas ngjarjes. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës, me pasojë një viktimë. Raportohet se një person ka vrarë me thikë babanë e tij. Nga informacionet paraprake dyshohet se djali vuante nga probleme të shëndetit mendor. Autori është identifikuar si Marjan Kodheli, ndërsa viktima Pjetër Kodheli. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Shkallnurit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Read More

Një shpërthim me lëndë plasëse raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme në lagjen ‘Ndoc Mazi’ në Shkodër. Si pasojë e shpërthimit i plagosur ka mbetur 38-vjeçari Enea Busukja. Lënda plasëse ishte vendosur në automjetin e 38-vjeçarit dhe ka shpërthyer sapo makina është ndezur. Aktualisht Enea Busukja është dërguar në spital jashtë rreziku për jetën. “Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 11:35, në lagjen “Ndoc Mazi”, në momentin që shtetasi E. B. ka ndezur automjetin e tij, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjet. Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. B., 38 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe aktualisht…

Read More

Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, janë sekuestruar të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të dy klinikave International Medicare shpk e Sante Plus. Vendimi për sekuestron e pasurive, vlera e të cilave ende nuk dihet, u mor pas një operacioni nga Krimi Ekonomik në Tiranë që zbuloi se klinika estetike, që operonte në qendër të Tiranës, prej më shumë se një viti ka funksionuar në mënyrë tërësisht të jashtëligjshme, duke i shkaktuar shtetit evazion mbi 1 milion euro dhe duke rrezikuar shëndetin e dhjetëra pacientëve. Indicia për nisjen e hetimit erdhi pas denoncimit të një burri nga Portugalia,…

Read More

I pyetur nga deputeti Agron Shehaj se a po heton SPAK mbi rregullsinë e procedurave të ndjekura për koncesionin e ndërtimit të aksit Thumanë-Kashar, kreu i SPAK Altin Dumani, tha se po bëhen verifikime në kuadër të hetimit të një tjetër çështje penale. “S’mund të jap informaciome se është në kuadër të verifkimit dhe hetimit të një tjetër çështje penale”,- tha Dumani. gjithë dosjen hetimore. Por si nisi kjo aferë? Rruga Thumanë-Kashar është një segment i ri autostrade 21 km i gjatë, pjesë e Korridorit Blu (Adriatiko-Jonian), që lidh nyjën Thumanë (pranë Milotit) me autostradën Tiranë-Durrës në Kashar. Ky aks…

Read More

Projekti kontrovers i Aeroportit të Vlorës, i cili pritet t’u kushtojë taksapaguesve rreth 138 milionë euro ndërsa rrezikon në mënyrë thelbësore zonën natyrore të mbrojtur të Lagunës së Nartës, është vendosur nën hetim nga SPAK, bëhet e ditur nga regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve për të drejtë informimi publikuar nga ky institucion së fundmi. Kreu i SPAK, Altin Dumani deklaroi në Kuvend se çështja e aeroportit të Vlorës është në fazën e hetimit paraprak. “Nuk jap shpjegime për çështje që janë në fazën e hetimit paraprak”, tha Dumani.

Read More

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Altin Dumani, komentoi për herë të parë të hënën hetimet e nisura ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku gjatë raportimit në një seancë plenare maratonë. “Lidhur me çështjen, është çështje në hetim dhe nuk kam komente për të dhënë,” u tha Dumani deputetëve. I pyetur nga opozita nëse prokurori Dritan Prençi që ka firmosur fletë-thirrjen në SPAK për Ballukun kishte marrë presione nga politika për këtë çështje, Dumani tha: “nuk më ka paraqitur shqetësim për kërcënime për shkak të funksionit”. Dumani shtoi se Prençi dhe të gjithë prokurorët e tjerë kanë pasur mbështetjen e tij si…

Read More