Autor: InfoNews

Ish-ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, është paraqitur pasditen e së enjtes në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Basha është thirrur nga prokurori i posaçëm Alfred Shehu, i cili po kryen hetimet për dosjen e 21 janarit. Sipas të dhënave paraprake, Lulzim Basha është thirrur si person deklarues lidhur me hetimin që po kryhet nga SPAK për vrasjen e katër protestuesve, ngjarje e ndodhur më 21 janar 2011, kohë kur Basha ka qenë ministër i Brendshëm. Basha është paraqitur i vetëm pranë SPAK, pa praninë e avokatit. Pas një ore e 20 minutash, ai nuk dha të dhëna lidhur me atë se…

Read More

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar masa sigurie për tre persona të përfshirë në një skemë mashtruese fiskale që lidhet me kompaninë “5D Konstruksion”, e cila ka qenë më herët në hetim nga SPAK për manipulime në tendera publikë të Bashkisë Tiranë dhe tashmë dosja është dërguar për gjykim. Me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, është caktuar masa “arrest në burg” për Ilir Allmetën, si dhe “detyrim paraqitjeje” për Ermir Gjoklajn dhe Mirash Lulën, të dyshuar për veprat penale të “Krijimit të skemave mashtruese lidhur me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH)”, “Fshehjen e të ardhurave” dhe “Falsifikimin…

Read More

Naftëtarët e kompanisë “Bankers Petroleum” janë në ditën e 15-të të protestës ndërsa sot kanë shkuar të revoltuar para zyrave të kompanisë në Fier. Disa prej protestuesve kishin me vete edhe fëmijët ndërsa kanë theksuar se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, protesta do zhvendoset në Tiranë. Por ajo çka i ka revoltuar protestuesit sot, janë drejtuesit e “Bankers Petroleum”, mes tyre shefja e Burimeve Njerëzore e cila nga tarraca shikon protestuesit me cigare në dorë, raporton JOQ. Nuk dihet çfarë roli ka në kompani personi në pamjet e siguruara ndërsa sjellja e saj mesa duket ka revoltuar naftëtarët.

Read More

Audituesit e Kontrollit të Lartë të Shtetit pengohen nga institucionet publike për të aksesuar databazën e të dhënave të tyre për auditim, u ankua të mërkurën në Kuvend kryetari i i këtij institucioni, Arben Shehu, por pa pëmendur me emër këto institucione publike. Duke iu përgjigjur shqetësimeve të deputetëve për zgjatjen tej afateve ligjore të auditimeve, Shehu tha se kjo zgjatje nuk vinte për faj të të audituesve, por të institucioneve nën auditim. “Kemi auditime në proces dhe nuk mund ecim përpara për shkak të mosdhënies së aksesit të institucionit që është në auditim,” tha Shehu në Komisionin e Ekonomisë,…

Read More

Për 3 koncesionet në shëndetësi që marrin miliona euro nga buxheti shtetit, kontrolli bazë, hemodializa dhe sterilizimi deputetët gjatë prezantimit të raportit vjetor të vitit 2024 të KLSH, kërkuan nga ky institucion kryerjen e një auditim dhjetëvjeçar për të hetuar shkeljet. Teksa këto kontrata janë drejt përfundimit të afateve, socialisti Erion Brace sugjeroi auditimin e sasisë së shërbimeve të ofruara dhe vlerës së pagesës së dhënë nga shteti. “Po lexoj nga raporti edhe për vitin 2023 thuhet në të, kontrata koncesionare “Për ofrimin e hemodializës”, ka rezultuar me pagesa për shërbime të pakryera, konkretisht për 9241 raste nën projeksion dhe…

Read More

Ky është objekti i sekuestruar në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin në kuadër të operacionit ku u lëshuan 9 urdhër arreste për shpërdorim detyre dhe ndërtim pa leje. Objektet janë të Pjetër Tucit, ndaj të cilit është dhënë masa e sigurisë “arrest në burg” për veprat penale ndërtim i paligjshëm dhe falsifikim vulash, stampash ose formularësh. Emrat e personave për të cilët janë ekzekutuar urdhër arrestet Gentjan Malotaj, ish-drejtor i ASHK – “Shpërdorim detyre” – arrest shtëpie Artur Shabaku, ish-përgjegjësi i legalizimeve pranë ASHK – “Shpërdorim detyre” – arrest shtëpie Admir Maxhuni, përgjegjësi i legalizimeve pranë ASHK -…

Read More

Një kompleks në vijën e parë të plazhit, tek Rana e Hedhun në Shëngjin dyshohet se është ndërtuar pa leje dhe me dokumente pronësie të falsifikuara. Hetimi i Prokurorisë së Lezhës çoi në arrestimin e pronarit Pjetër Tuçi, ndërsa disa zyrtarë dhe ish-zyrtarëve të Kadastrës, IKMT-së dhe Policisë janë nën hetim. Gjykata ka caktuar masat arrest shtëpie për Gentjan Malotaj, ish-drejtor i Kadastrës së Lezhës, Artur Shabaku, ish-shef i sektorit të Legalizimeve, dhe punonjësit Admir Maxhuni, Luiza Bala dhe Hekuran Xhina. Ndërkohë, dy ish-drejtues të IKMT-së, Flor Gjini dhe Kol Malai, janë ndaluar të dalin jashtë territorit të Republikës së…

Read More

Zjarr dhe tym ngrihen nga favelat e Rios, ndërsa dëgjohen të shtëna armësh. “Skena lufte”, tregojnë qytetarët në rrjete sociale dhe mediat lokale, duke përshkruar atë që ndodhi dje gjatë operacionit gjigant të nisur nga guvernatori Cláudio Castro, i Partisë Liberale të ish-presidentit Jair Bolsonaro, kundër grupit kriminal Comando Vermelho, një prej më të mëdhenjve dhe më të fuqishmëve në Brazil. Mbi 2.500 policë dhe pjesëtarë të forcave speciale kundër krimit të organizuar hynë në komplekset Alemão dhe Penha, ku jetojnë rreth 280 mijë njerëz. Të paktën 120 persona janë vrarë në përleshje, mes tyre katër policë, dhe mbi 80…

Read More

Çështja ‘Bankers’ u diskutua edhe një herë në Komisionin e Ekonomisë këtë të mërkurë, siç prej vitesh ka ndodhur sa herë që ka raportuar KLSH. Deputeti i PS-së Erion Braçe kërkoi disa sqarime nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për një auditim që i është bërë kompanisë Bankers Petroleum, nga ku rezulton se përveç evazionit fiskal, çështje për të cilën është në hetim, kjo kompani ka edhe 34.6 milion euro detyrime ndaj Albpetrol. “Kompania e Bankers Petroleum i ka detyrime kompanisë Albpetrol 16 milion euro për zërin energji elektrike e pashlyer. Qëndron ky konstatim që ju keni bërë në raportin…

Read More