Autor: InfoNews

SPAK njoftoi sot se zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është marrë zyrtarisht e pandehur për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera publike, në lidhje me ndërtimin e tunelit të Llogarasë, një prej projekteve më të mëdha gjatë viteve të fundit, por edhe që ka shkaktuar mjaft debate e akuza në drejtim të saj. Skyweb.al mëson se ka të dhëna se hetimet paraprake të SPAK kanë zbuluar një zinxhir vendimesh të diskutueshme, që nisën me një garë të fituar nga një kompani shqiptare, kaluan tek kompani turke me lidhje të forta pranë partisë së Presidentit Erdogan…

Read More

Për të disatin muaj me radhë, kompania e sigurimeve SIGAL ka ulur dëmshpërblimet për sa i përket aksidenteve rrugore dhe dëmeve të tjera motorike. Sipas raportit të fundit të AMF, ku krahasohet periudha janar – shtator 2025 me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rezulton se SIGAL, pavarësisht se është kompania më e madhe në vend për sigurimet, ka ulur dëmshpërblimet me 16%. Edhe pse SIGAL ka rritur të ardhurat – gjë që vërehet nga rritja e Primeve Bruto për sigurimet motorike – kur vjen puna tek dëmshpërblimet, në pothuajse çdo muaj të krahasuar me një vit më…

Read More

Belinda Balluku është marrë sot zyrtarisht e pandehur nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me veprimet si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, për Tunelin e Llogarasë. Një prej tyre, denoncimi i PD më 12 Gusht 2024, për tenderin për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë në aksin Orikum- Himarë, si pjesë e autostradës Vlorë-Sarandë, një nga më të kushtueshmit sot në vend. “Në Shënjestër” publikoi detaje nga dosja hetimore e një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të Ballukut, ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, të cilat kanë çuar hetuesit drejt zv/kryeministres. Tender me vlerë fondi limit 190 milion euro, punime me afat realizimi…

Read More

Zëvendës kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është paraqitur pasditen e te premtes ne SPAK. Prokuoria e Posacme, në një reagim thotë se Belinda Balluku është marrë zyrtarisht e pandehur dhe I është komunikuar akuza për kryerjen e veprës penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim. Deri në këtë fazë sipas SPAK, hetimet kanë të bëjnë bëjnë me veprimet e Belinda Ballukut, në cilësinë e Ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për njërën nga procedurat e prokurimit, për Ndërtimin e Tunelit të Llogarasë. Spak shton se tenderi është zhvilluar në datën…

Read More

Bashkia Kamëz ka miratuar rritjen e çmimit të biletës së transportit publik nga 40 në 50 lekë. Vendimi është marrë nga Këshilli Bashkiak i Kamzës dhe mban firmën e kryetarit të Këshillit, Hysen Koldashi. Sipas dokumentit zyrtar, kërkesa për rritjen e çmimit është paraqitur nga Shoqata për Transportin Urban dhe Interurban, e cila ka argumentuar nevojën për këtë ndryshim për shkak të kostove të larta të operimit. Përveç biletës së zakonshme, është rritur edhe çmimi i aboneve mujore. Aboneti për qytetarët e Kamzës do të kushtojë 1,400 lekë, ndërsa aboneti i përgjithshëm është caktuar në 1,600 lekë. Megjithatë, qytetarët shprehen…

Read More

Biznesmeni Behgjet Pacolli është paraqitur sot në Prokurorinë e Tiranës, në kuadër të hetimeve për konfliktin mes aksionarëve të Aeroportit të Vlorës. Mësohet se Pacolli është thirrur si person që ka bërë kallëzim, por njëkohësisht edhe si i kallëzuar nga Valdon Ademi, aksioner në projektin e aeroportit dhe pronar i kompanisë “2A Group”. Aktualisht, Pacolli po merret në pyetje nga prokurori Ndini Tavani. Hetimet lidhen me një përplasje të ashpër mes ortakëve të konsorciumit që po ndërton aeroportin, e cila është intensifikuar javët e fundit. Sipas të dhënave, procedimi penal është regjistruar ndaj tre personave: Behgjet Pacollit, vëllait të tij…

Read More

Policia e Kukësit ka arrestuar 23-vjeçarin Veli Cenaj, administrator i njësisë administrative në lagjen “Gostil”, pjesë e Bashkisë Kukës, pasi kërcënoi me jetë një punonjës të Policisë Rrugore gjatë detyrës. Kanosja ndodhi pas një aksidenti ku një i afërm i Cenajt, Jurgen Cenaj, 23 vjeç, tashmë i shpallur në kërkim, përplasi me automjet punonjësin e Policisë Rrugore, Ermir Metaliaj. Megjithëse faji i përkiste kushëririt të tij, Veli Cenaj kërcënoi se do të merrej vetë me efektivin e plagosur. Pas incidentit, zyrtari i bashkisë është prangosur, ndërsa i afërmi i tij është shpallur në kërkim. Ndërkohë, punonjësi i policisë ndodhet në…

Read More

Ndryshime të rëndësishme të shefave të komisariateve u firmosën sërish me urdhër të kryepolicit Ilir Proda. Pothuajse të gjitha komisariatet e Tiranës kanë shefa të rinj. Kryekomisari Besmir Qibini nga Shef komisariati Kukës shkon shef komisariati nr. 3 Tiranë. Ndërkohë, Komisar Besmir Dervishi nga Shef komisariati nr. 3 Tiranë shkon Shef Komisariati nr. 5 Tiranë. Sakaq, kryekomisari Idriz Daulle nga shef Komisariati nr.5 Tiranë emërohet shef Komisariti nr.7 Tiranë. Po ashtu, kryekomisari Robert Losha nga shef Komisariati nr.7 Tiranë shkon Shef Komisariati Mat. Kryekomisari Ervis Sançolli nga shef komisariati Mat shkon Shef Komisariati Lezhë dhe komisar Oltion Gjoni nga shef…

Read More

Grupi i Aurel Hoxhës, të shumëkërkuarit nga SPAK, po verifikohet nga Oficerët e Krimeve, nëse janë pronarët e vertetë të arsenalit të armëve që u gjet në zonën e Myslym Shyrit gjatë orëve të parë të mëngjesit të 29 Tetorit. Dyshimet janë ngritur nga hetuesit, për shkak se I arrestuatri Eugert Sina,I cili kishte në pronësi furgonin ku u gjetën snajperat, pistoletat dhe automatikët, ka qënë I punësuar në lokalin Monopol, në pronësi të Aruel Hoxhës, dhe I sekuestruar së fundmi nga SPAK. Eugert Sina ka qëndruar i heshtur para oficereve te policisë dhe ka mbajtur qëndrim mohues për armët…

Read More

Ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu në sallën e gjyqit për maskrën e Grëdecit jo vetëm që ka sulmuar familjen Durda dhe kërkuan largimin e tyre nga salla, por u përfshi edhe një e episod të turpshëm, duke i thënë familjes Durda se kanë 15 vite që i dëgjojnë, në një kohë kur ata po kërkojnë drejtësi për djalin 7-vjeçar që ia vranë. Avokati Dorian Matlia: Meqë kërkuan të dalë nga salla Geraldo Durda, atëherë jemi dakord të largohet në mënyrë që të mos kemi pengesa. Fatmir Mediu: Kemi 15 vite që ju dëgjojmë. Feruzan Durda ngrihet në këmbë:15 kam unë që pres. Nuk e…

Read More