Autor: InfoNews

E gjitha filloi me një kërkim të thjeshtë në Google me fjalët: “mundësi investimi”. Një pasdite të zakonshme qershori në vitin 2019, Carina Christine Breunig dhe bashkëshorti i saj, Christoph regjistruan të dhënat e tyre në një platformë online investimesh të quajtur Globalix. Brenda pak minutash ra telefoni. Në linjë ishte një burrë me zë të qetë dhe të sigurt që u prezantua si Adrian Ross, menaxheri i tyre i investimeve. Ross e ndihmoi zotin Breunig për verifikimin e llogarisë së tij si klient dhe fillimisht ai i transferoi 250 dhe 750 euro. Më pas, shumë më tepër. Gjatë muajve…

Read More

Brenda labirinthit të zhurmshëm të kolonave që mbajnë në këmbë një pallat përballë Bankës së Shqipërisë, paraja është mbret. Zona në zemër të Tiranës njihet në memorien kolektive si “Dollari” dhe përfaqëson bursën informale të kambizmit gjatë viteve të gjata të tranzicionit. Në hapësirën e ngushtë gjenden disa pika Exchange ngjitur me njëra-tjetrën dhe jashtë tyre, dhjetra burra mbajnë topa me para ndër duar. Bizneset e këmbimit valutor vështirë se dallojnë nga njëri-tjetri; ato kanë sportele të ngjashme për klientët dhe reklamojnë në ngjyra të ndezura simbolet e Euros, Dollarit apo paundit britanik. Por përtej fasadës, njëri prej tyre funksiononte…

Read More

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor i ka hequr të drejtën e tregtimit të barnave të rimbursueshme kompanisë CFO Pharma. Sipas vendimit të Fondit, kompania CFO Pharma nuk lejohet të tregtojë më ilaçe të rimbursueshme, por mund të vazhdojë shitjen e barnave në treg të lirë. Vendimi i marrë javën e kaluar vjen pas skandalit me rimbursimet fiktive, që u denoncua nga kompania italiane Chiesi dhe kompania nënkontraktore e saj në Shqipëri, Medicamenta. Kjo e fundit kallëzoi penalisht në prokurorinë e Tiranës, CFO Pharman e zotëruar nga Nadir Çausholli për mashtrim dhe rimbursime fiktive me dy ilaçe, të…

Read More

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka hapur procedurën e re të prokurimit për mirëmbajtjen e sistemit të e-recetave të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), me një fond limit prej 2.4 milionë eurosh me TVSH. Sipas dokumenteve, kontrata do të ketë një kohëzgjatje prej 24 muajsh, gjatë së cilës operatori fitues do të ofrojë shërbimin e mirëmbajtjes së sistemit të recetave elektronike. Ky është një nga tenderët më të mëdhenj të teknologjisë së informacionit të këtij viti, dhe pritet të sjellë përplasje mes kompanive kryesore që dominojnë kontratat e AKSHI-t në fushën e IT-së dhe…

Read More

Pas 5 orësh në arrati, Bertil Alliaj, autori i dyshuar si vrasësi i djalit të xhaxhit të tij Dalan Alliaj, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Gjorm të Vlorës, ka rënë në prangat e policisë. Bertil Alliaj u arrestua në zonën malore të Gjormit, vend ku ishte fshehur pas ngjarjes, pas një operacioni të shpejtë policor. 36-vjeçari Dalan Alliaj, u vra mbrëmjen e djeshme me 5 plumba nga kushëriri i tij. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur rreth orës 20:25, ndërsa kanë qenë familjarët që kanë gjetur trupin e pajetë të 36-vjeçarit. Ai është dërguar dhe në spital,…

Read More

Vlorë- Atentat në Gjorm të Vlorës. Ka ndërruar jetë 35-vjeçari Dalan Gjolek Aliaj, i plagosur rëndë me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës në fshatin Gjorm të Vlorës. Ai u transportua me urgjencë drejt spitalit rajonal, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve, me mjekët që konfirmuan vdekjen pak minuta pas mbërritjes. Aliaj ishte djali i xhaxhait të Bertil Aliajt, person i përfshirë në ngjarjen e njohur si “Masakra e Coles” në vitin 2015, ku pas një sherri në kazino mbetën të vrarë Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj, ndërsa policia arrestoi disa persona lidhur me atë ngjarje. Ngjarja e…

Read More

Gjykata e Tiranës ka lënë në masën arrest me burg 41 vjeçarin Filip Shehu, i cili vrau me thikë kolegun e tij picier Indrit Ismaillari në një lokal tek Komuna e Parisit. Në deklarimet që ka bërë para togave të zeza të Gjykatës se Tiranës, 41-vjecari ka pretenduar se shpesh herë është ofenduar dhe ngacmuar në punë nga kolegu i tij, gjë që nuk e bënte askush tjetër. Ai nuk ka pasur asnjë punë me mua sepse nuk ishte shefi im, që të më jepte urdhra, ka deklaruar 41 vjeçari. Ai ka thënë që nga ana e viktimës acarohej dhe…

Read More

Gjykata e Durrësit ka lënë në masën e sigurise arrest me burg, 25-vjecarin Marjan Kedheli, i cili vrau me thikë të atin, 69-vjeçari Pjetër Kedheli. Krimi i rëndë në familje u shënua në banesën e tyre në fshatin Shkallnur më 28 tetor. “Babai im, Pjetër Kodheli, më ka kërkuar të angazhohem më shumë në pritjen e njerëzve, pasi gjyshja kishte ndërruar jetë një javë më parë dhe familja priste vizita. Babai më ka kapur për fyti dhe më ka thënë: ‘Unë i kam bërë ditët e mia.’ “Nuk është se jam unë sulmuesi, mund të ketë qenë ndonjë tjetër. Nuk…

Read More

Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale, ku pretendohet se një avion i kompanisë Wizz Air ka marrë flakë në aeroportin e Rinasit, janë të pavërteta dhe të prodhuara me inteligjencë artificiale. Nga verifikimet rezulton se imazhet nuk përkojnë me asnjë ngjarje reale të ndodhur në aeroportin e Tiranës. Një nga elementet që dëshmon manipulimin është vendndodhja e gomave: avionët Airbus, që përdor Wizz Air, i kanë gomat në pjesën qendrore të trupit dhe jo në krahe, siç shihet në foton e rreme. Gjithashtu, në rast emergjence reale, të gjitha dyert e daljes do të ishin të hapura dhe pasagjerët do…

Read More

Tre persona janë shoqëruar në komisariatin e Devollit këtë të premte. Bëhet fjalë për Alti Nallbati, Marsel Buci dhe Trajan Çeliku. Këta persona kanë marrë peng shtetasin Ilir Topçiu, në fshatin Vishocicë, i cili aktualisht ishte me masë arresti shtëpie. Mësohet se autorët e kanë keqtrajtuar në mjediset e banesës së njërit prej tyre. Policia e Devollit është ende duke kryer kontrolle për mbledhjen e provave. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë ndërsa aksioni policor po finalizohet ditën e sotme. Njëri nga të shoqëruarit është Alti Nallbati vëllai i deputetit Bledion Nallbati.

Read More