Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Autor: InfoNews
Në kuadër të operacionit policor “Wrong Project” u ndaluan shtetasit Gjergji Male, Krenar Rexhepi, Aldo Dubi, Odise Cenaj dhe Endri Dervishi, Bianka Xhumari dhe Ritvan Gjikolaj. Duke shpërdoruar detyrën, lejuan ndërtimin pa leje të tri objekteve në një zonë rezidenciale në Sauk, vihen në pranga 5 inspektorë të IMT Tiranë dhe në hetim 1 tjetër. Shpallen në kërkim 3 shtetas me të njëjtën detyrë. Ndertimet ne fjale sipas policise jane ndertuar ne Rezidencen qe po ngrihet nga ndertuesi Vladimir Kosta. Më tej, vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë (administratorë të subjektit ndërtues dhe zbatues…
Ish-drejtori i Përgjithshëm i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, FSDKSH, Spartak Zekja u arrestua të martën me vendim të Gjykatës së Tiranës, pasi akuzohet për “falsifikim dokumentash” lidhur me një skemë fiktive të rimbursimit të ilaçeve në vlera të konsiderueshme. Sipas një njoftimi të Prokurorisë së Tiranës, skema ka në qendër kompaninë farmaceutike CFO Pharma, e cila përmes dy kompanive të tjera të kontrolluara prej saj, akuzohet se ka bërë shit-blerje fiktive të barnave “Foster” dhe “Trimbow” me qëllim përfitimin e fondeve të rimbursimit nga FDSKSH. Kompania CFO Pharma është në pronësinë e Nadir Çaushollit, i akuzuar…
Spartak Zekja, kreu i Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor i larguar vetëm gati një muaj më parë nga ky post është arrestuar pasi akuzohet se është përfshirë në një skemë mashtrimi me ilaçet e rimbursueshme që përdoren për trajtimin e sëmundjeve kronike të frymëmarrjes. Duket që kjo ka qenë dhe arsyeja e largimit të Zekjas nga posti i kreut të FSDKSH, më 23 shtator 2025, dhe ministria e Shëndetësisë emëroi në vend të tij Arti Papajani. Zekja së bashku me 3 zyrtarë të FSDKSH, administratorin e një kompanie farmaceutike dhe dy pronare farmacish akuzohen se kanë falsifikuar…
BERAT- Vjola Haxhia, bashkëshortja e Keli Haxhisë, i cili u vra me thikë më 28 Tetor në Kalanë e Beratit ka rrëfyer dinamikën e krimit dhe përplasjen e viktimës me autorin, Kristo Mema. Në një mesazh dërguar Blendi Fevziut, gruaja e viktimës tregon se si nisi sherri mes 42-vjeçarit dhe autorit për kalin, e deri tek goditja fatale me thikë e Keli Hoxhës. Vjola Haxhia ka rrëfyer se ishin kthyer në Shqipëri për pushime nga Britania e Madhe ku jetonin prej 14 vitesh dhe kishin vendosur të vizitonin Kalanë e Beratit. Ajo shprehet se vajza e tyre ka parë kalin…
Administratori i një subjekti minerar në zonën e Theknës në Martanesh ka humbur jetën pas aksidentit gjatë punës. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të marte, ku 62-vjeçar me Sulejman Kurti humbi jetën si pasojë e dëmtimeve të marra. Policia ka shoqëruar disa persona të stafit drejtues dhe teknik të subjektit minerar, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Bulqizë / Informacion paraprak Më datë 04.11.2025, rreth orës 10:15, në një subjekt minerar në zonën e Theknës, Martanesh, dyshohet se gjatë kontrollit në frontin e punës është aksidentuar shtetasi S. K., rreth 62 vjeç, me…
Hiqej si drejtori policie, detaje si u zbulua 20-vjeçari që u jepte urdhra edhe policëve në Portin e Durrësit Policia e Kamzës arrestoi më 2 nëntor 20-vjeçarin Ervis Brasha, i cili u kap duke qarkulluar me automjetin e tij, i veshur me uniformë policie dhe stema zyrtare. Hetimet zbuluan se i riu, hiqej si polic, madje nw disa raste edhe si Drejtues policie dhe kishte arritur të dërgonte “urdhra” përmes email-it të rremë edhe tek efektivë policir. Gjithashtu duke u hequr si polic ai ka kontaktuar edhe efektivw të Portit të Durrësit, duke ndërhyrë në punën e tyre dhe duke…
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka dhënë tetë masa sigurie ndaj disa shtetasve dhe zyrtarëve të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), në kuadër të hetimeve për veprat penale “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Fshehja e të ardhurave”. 1. Të caktohen ndaj shtetases Alba Zylfo, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i dokumentave” i kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave” masat e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”; Ekzekutuar 2. Të caktohen ndaj shtetases Jona…
SPAK merr të pandehur 5 vartës të zv.kryeministres dhe Ministres se Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku për shkelje te barazisë në tendera lidhur me tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Më herët është marrë e pandehur për të njëjtën akuzë edhe vetë Balluku. Njoftimi i SPAK: SPAK vijon akuzat për veprën penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” Në vijim të njoftimit të mëparshëm të publikuar më 31.10.2025, në kuadër të hetimit të procedimit penal nr.136 të vitit 2025, Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ngritur akuza në ngarkim të pandehurve të…
Çmimet e larta të apartamenteve dhe të ardhurat e ulëta të shqiptarëve vijojnë ta rendisin Tiranën ndër pesë qytetet më të shtrenjta të Europës për përballueshmërinë e blerjes së një prone. Sipas të dhënave të Numbeo-s, nëse për të blerë vjet një apartament në Tiranë nevojiteshin 15.3 vite, deri në 6-mujorin e parë të 2025, indeksi i përballueshmërisë së blerjes së apartamentit është rritur me rreth 3 vite. Në Tiranë duhen 18 vite për të blerë një apartament sipas të dhënave të Numbeo-s të publikuara për 6-mujorin e parë të 2025-s. Në renditjen botërore, Tirana pozicionohet në vendin e 37-të,…
E gjitha filloi me një kërkim të thjeshtë në Google me fjalët: “mundësi investimi”. Një pasdite të zakonshme qershori në vitin 2019, Carina Christine Breunig dhe bashkëshorti i saj, Christoph regjistruan të dhënat e tyre në një platformë online investimesh të quajtur Globalix. Brenda pak minutash ra telefoni. Në linjë ishte një burrë me zë të qetë dhe të sigurt që u prezantua si Adrian Ross, menaxheri i tyre i investimeve. Ross e ndihmoi zotin Breunig për verifikimin e llogarisë së tij si klient dhe fillimisht ai i transferoi 250 dhe 750 euro. Më pas, shumë më tepër. Gjatë muajve…